Disa vite më parë, shkruajta këtë fjali dhe e ngjita në tualet në mënyrë që ta shihja sapo nisja ditën time. Do doja të thoja se ishte thjesht një shprehje që më erdhi ndërmend kur kisha një moment të bukur me fëmijët e mi, por jo më erdhi kur po qaja rrugës për në punë pasi kisha nxituar gjatë rutinës së mëngjesit e nevrikosur dhe e acaruar.
Gjatë rrugës me makinë I kisha dhënë mësim të gjithëve në makinë për gabimet që kishin bërë dhe sesi kjo do të afektonte ditën time. Kur ju afrova shkollës, fëmija im 6 vjec më kërkoi falje dhe më pyeti nëse më kishte shkatërruar ditën se më vonoi. Stomaku im dhe zemra u mbushën plot me turp. Ndërkohë që kisha të drejtë të isha e acaruar me sjelljen jo ndihmuese, sjellja dhe veprimet e mia nuk kishin ndihmuar askënd dhe në fakt e kishin bërë situatën më keq.
Me rritjen e fëmijëve, shumë prindër përball kërkesave të prindërimit, karrierës apo dhe shtëpisë e mos harro këtu përgjegjësitë tona ndaj prindërve tanë që po plaken, miqve e komunitetit vetëm vijnë duke u rritur. Shpesh, atë që fëmijët tanë përjetojnë në ndërveprimet tona me ta është shfaqja e gjithë stresit që na kap me këto përgjegjësi.
Skena në makinë nuk ishte një incident që ndodhi një herë, dhe unë nuk pretendoj perfeksionin ndaj vetes si prind por ishte realizimi se duhet të kaloj më tepër kohë për tu përqëndruar te menaxhimi I emocioneve të mia. Kur prindërit bëjnë një ndryshim, fëmijët duhet ta bëjnë ndryshimin gjithashtu.
Atë ditë vendosja që do bëja planin tim sesi doja të isha në mëngjes, pavarisht se cfarë ndodhte rreth meje apo sjelljes së fëmijëve të mi. Në fillim vendosa ta nis ditën me qëllim, u largova nga kontrolli të emailit apo punës time në mëngjes. Dallova direkt rënie të stresit dhe idesë se duhet ti marr gjerat me urgjencë.
Krijova një matra, “Nuk ka prind perfekt, por do jem prindi qe do doja te isha” në fakt e shkruajta në një letër e ngjita pranë furces së dhëmbëve në mënyrë që të mund ta shihja cdo mëngjes.
I thashë fëmijëve të mi, se nuk do ti bërtisja më kur bëheshim vonë por do kishte pasoja nëse ne nuk jemi gati në kohë. Nëse dikush e humbiste autobuzin e shkollës duhet ti coja unë në shkollë, vija muzikë sa hipnin në makinë e nuk I flisja derisa të isha më e qetë.
Me kohën që kaloja duke I cuar fëmijët nëpër aktivitetet pas shkolle, vendosja që makina do të ishte vendi kur mund të flisnim cdo ditë por jo për të dhënë mënd por për ti ndihmuar. Pash detyrat e mia cdo mëngjes dhe kërkova ndihmë. Nuk jam perfekt por e regullova veten time e ndjeva që po isha një nënë më e mirë.
Pas një viti që isha një prind që fëmijët e mi mund të mbanin mënd, kuptova se po ja dilja të behsha më mirë si prind por nuk po ndihesha ashtu. Në vënd të kësaj isha e lodhur nga të qënit përsoni I tillë për ta, por nuk po kuptoja që të isha më e mirja e vetes duhet ta besoja vet këtë gjë.
Disa këshilla sit ë bëhesh prindi që fëmijët e tu të mbajn mënd:
- Përdor një matra prindërimi
Mund të përdorësh time ose të krijosh tënde. Shkruaje në një letër dhe mendo mirë për të. SI do që të jetë dita e përditshme? Si duhet të silleshe? Si sillesh në mëngjes? Në darkë? Cfarë duhet ti thuash fëmijëve kur zgjohen në mëngjes? Po partnerit tënd?
- Ji specific
Cfarë veprimesh duhet të bësh që të dallosh ndryshimin?
- Identifiko cfarë të përmbush
- PRINDI PERFEKT NUK EKZISTON
Një jetë kemi dhe një provë për të qënë në këtë familje dhe prind. Është një nga detyrat më të vështira që do të kesh në jetë, që do të thotë nuk është gjithmonë argëtuese, emocionuese, e bukur, e lidhur dhe e qetë.
Fëmijët tanë janë lindur me temperamentin e tyre, dëshirat dhe mospëlqimet e tyre si dhe karakteristikat. Ne nuk mund ti bëjmë fëmijët apo familjet tona ekzakt sic I donim apo I imagjinonim. Cfarë mund të bëjmë?
Mund të ndryshojmë sjelljen tonë të sillemi me kujdes dhe të vendosim cfarë veprimi duhet të bëjmë për të arritur rezultatin që duam.