Thyerja e rregullave është një mënyrë e thjesht si fëmijët mësojnë çfarë është mirë e çfarë është e gabuar. Por ti mund të ndihmosh fëmijën tënd të mësoj të kontrolloj impulset e veta me disa këshilla praktike disipline.
Kur fëmija juaj ju buzëqesh apo afrohet për një përqafim të ngrohtë është e lehtë të harrojmë gabimet e vogla që bën-edhe nëse ka gjithë ditën që i ka bërë sot. Thyerja e rregullave dhe testimi i limiteve është një metodë sesi ata mësojnë, e në fakt kjo është detyra e tyre apo jo. Po e jotja? Ti je ai që vendos rregullat, limitet e komandanti i gjërave të duhura apo jo. Sigurisht që kjo sështë pjesa më e bukur e prindërimit por është thelbësore që ne ti ndihmojnë në rritjen e tyre. Pra nësë fëmija po kafshon shokët, apo bën supëer skena kur jeni duke bërë pazar sepse do ti blesh diçka hidhi një sy këshillave më poshtë por të lutem mos harro çdo fëmijë është ndryshe e çfarë funksionon për disa prindër zdo të thotë se funksionon për të gjithë.
QËNDRUESHMËRIA.
Pavërësisht sa vjeç janë, fëmijët janë të programuar të testojnë limite, por në fakt zhvillohen kur kanë disiplinë. Rregullat e tua nuk janë të shkruar në gurë, por ato duhet të jenë të qëndrushme. Nëse ti ja largove lapsat me ngjyrë dje sepse vajza juaj po i thyente, ato duhet t’ja largosh dhe sot nëse po bën të njëjtin veprim. Ky është një shëmbull I vogël por është parimi që duhet të qëndrojë për të gjithë rregullat e tua që nga larja e duarve përpara se të ulemi të hamë, apo dhënia e dorës personit që po kujdeset për të kur do të kalojmë rrugën. Kur fëmijët janë të paqartë se çfarë I pret rregullat nuk kanë kuptim dhe ata nuk I ndjekin. Por nëse ata e dinë mirë se çfarë do të ndodh nëse thyejnë një rregull ata do e ndjekin.
Largo Audiencën (veten)
Kur fëmijët kërkojnë vëmëndje apo çokollat apo dhe një lodër që panë në televizor ata do të bëjnë gjithëçka munden që ta marrin atë. E kështu fillojnë skenat , mos bie pre e tyre. Kur fëmija juaj ka filluar skenën për të kërkuar çfarë do përmes bërtitjeve, shtritjes në tokë, lotëve ju duhet qetësisht të largoheni nga situata dhe mos ti jepni vëmëndjen që kërkon me anë të këtyre skenave. Sigurohu që nuk është duke e lënduar veten. Kjo kërkon durim maksimal prej jush por funksionon si disiplinë sepse i jep një mesazh të qartë se ti nuk e toleron këtë sjellje.
Vlerësoji kur sillen mirë
Një nga gjërat më të mira që mund të bëjmë si prindër është të motivojmë të vegjëlit tanë. Kur e sheh duke rregulluar lodrat e veta kur s’ja ke kerkuar ti apo po vetqetësohet kur ndihet keq, njihja këtë veprim dhe vlerësoje që po bën mirë.
Shpërqëndro, shpërqëndro, shpërqëndro
Një nga triket më efektive për bebet e fëmijët e vegjël por funksionon dhe për fëmijët në kopshët e në parashkollor. I sheh që po fillon të acarohen e të grinden, ndërro temë e pyeti për diçka që sjell mendime positive. Kështu ti arrin të ndryshosh rrjedhën e situatës.
Pasojat natyrale
Jashtë është ftohtë e djali juaj refuzon të vesh xhaketën përpara se të dilni jashtë. Ju mund të grindeni, të kërcënosh, të përpiqesh ti ofrosh diçka në këmbim ose ju mund ta lini këtë gjë. Lëreni se do ta shikojnë vet pasojnë e veprimit të tyre, e di që për ju nëna është e vështirë pork a efekt. Dy minuta në kohë të vështirë dhe do kërkoj vet të kthehet e të marrë xhaketën, nëse nuk e kërkon herën tjetër do e marr shumë më lehtë.
Jepi një shancë ta rregulloj veprimin e tyre
Kur sheh që fëmija juaj po bën diçka që nuk duhet, jepi një mundësi të bëj veprimin e duhur. Për shëmbull ti vjen e ata po hidhen në krevat. Ti mund të thuash ‘’mos u hidh në krevat. Hidhu në tokë’’ e nëse rikthehet e bën të njëjtën gjë është koha për një paralajmërim “Nëse ti vazhdon të hidhesh në krevat…shto pasojën” ndoshta s’do të shoh televizor apo luaj në tablet për 1 orë. Çfarëdo që të jetë qëndro strikt.
Ofro alternative.
Një mënyrë e mirë është ti japësh kënaqësinë se mori vendimin vet. Sekreti që kjo të funksionojë shumicën e kohës është që ti vendos mbi alternativat por I vogli juaj vendos kë alternativë do të ndjekë. Për shëmbull është koha për tu veshur: ofro dy alternative veshjesh dhe lëre të zgjedh vet kë dëshiron. Më pas pyete nëse do ti vesh me shpejtësi të zakonshme apo super-shpejtësinë. Ajo do të vishet e ju do të keni eliminuar një grindje në mëngjes. Kjo quhet fitore-fitore të dyja palët janë të lumtura.