1. Merru me rrëmujën
Në fillim duhet të merresh me rrëmujën. E do thuash se dija këtë gjë? Po vërtet nëse ti nuk merresh me rrëmujën të parën je thjesht duke lëvizur gjërat në një vënd në tjetrin e asgjë nuk ndryshon! Kur ke fëmijë ti vetëm akumulon gjëra.
Në fillim gjërat e bebit, pastaj të fëmijës së vogël, pastaj të parashkollorit e lista vazhdon. Që nga veshjet te lodrat, fëmijët tanë kanë pafund gjëra. Pa numëruar dhuratat që marrin nga gjyshrit, miqtë, për ditëlindje, Vit I Ri …
E dini shtëpia juaj fillon të duket si një dollap masiv.
Ti mund ti dhurosh, shesësh ose largoji nga shtëpia. Largo të gjitha gjërat që nuk të duhen më.
2. Përdor metodën e lodrave me rotacion
Nëse kishe probleme të rregulloje rrëmujën e fëmijës mendo për sistemin e lodrave me rotacion. E di çfarë është ky sistem?
Kur fëmijët kanë më pak lodra jashtë, edhe ata nuk mërziten me të gjithë lodrat e sa herë i nxjerr të duken si të reja dhe ti ke më pak gjëra për të pastruar.
Mbas disa kohësh i rinxjerr fëmijës lodrat që kishe vendosur në vënd tjetër kështu ti kryen ‘’rotacionin’’ dhe atyre një loder i duket serisht interesante.
Sistemi i rotacionit është një nga shpikjet më të mira që kanë bërë nënat! Unë e bëj rotacionin çdo muaj. Për këtë gjë mund të përdorësh kuti plastike por me ngjyra në mënyrë që të mos shihen. Po nuk i panë si kanë në mëndje dhe kjo e bën trikun. E kështu jo vetëm që ti ke një shtëpi më të pastër, por nuk ke pse blen lodra pafund të cilat përfundojnë në tokë e nuk preken më.
3. Përdor kuti
Unë përdor si këto https://aladini.al/per-shtepine/magazinim-organizim/kuti-me-thurje-2cope.html
Ose shumëllojshmëri me ngjyra sipas dekorit të dhomës tuaj tek Aladini. Ato jo vetëm që duken bukur por mbledhin të gjitha gjërat që nuk duhen dhe fëmijët e kanë më të lehtë të vendosin në vënd lodrat e tyre.
Unë mbaj një kuti të madhe në dhomën e ndenjes, të mesme e të vogla në dhoma më të vogla. Fëmijët e mi madje i kanë personalizuar me emra dhe zbukurime sipas rastis.
Fëmijët e kanë më qejf t`i vendosin vet e madje mësojnë mbi rregullin.
4. Mos u largo nga dhoma pa diçka në dorë
A e di se sa herë ecën nëpër dhomë e rrotullohesh? Bëjë zakon që të marrësh një gjë e ta largosh sa herë që ikën nga dhoma. Për shëmbull ti shkon në dhomën e gjumit merr në dorë gjërat që duhen të lihen për tu larë. Gjen gotën e ujit merre e çoje në vënd.
5. Gjej shtëpinë për çdo gjë
Kur çdo gjë ka një shtëpi atëherë nuk krijon rrëmujë. Nëse ju e dini ku e ka vëndin çdo gjë është më e lehtë për ta vënë në vëndin e vet.
6. Letrat e lagura duhen patjetër!
Letrat e lagura mund të përdoren për gjithçka, që nga pastrimi, te duart e pista e të ngjitshme e dini vet ju. Unë i përdor për të pastruar dhe vënde shpejt e shpejt.
7. Përfshini dhe fëmijët në detyrat e shtëpisë
Nuk është asnjëherë herët që fëmijët të mësojnë mbi pastrimin. Edhe nëse ke një fëmijë në kopësht mund ta kthesh në lojën e të mbledhurit gjëra e t`i vendosurit në kosh.
Fëmijët më të mëdhenjë mund t`i caktoni detyra ndërsa me më të vegjëlit e kthejnë në një lojë.
8. Vendos një kohë
Vendos një orar p.sh 15 min vetëm për të pastruar cdo ditë. Mos pretend t`i bësh të gjitha por po bëre cdo dita nga pak je më e lehtësuar.
9. Mos prisni fundjavën për të larë rrobat.
Ato mblidhen e unë si gjithë të tjerët prisja fundjavën. Kjo është gabim sepse kalon gjithë të dielën duke u marrë me rrobat.
10. Kuzhina duhet të qëndroj pastër
Një gjë që e bën kuzhinën të duket gjithëmonë pastër është që banaku i kuzhinës të jetë i rregullt. Vendosi gjërat në vëndin e vet e jo sipër banakut.
11. Pastroje tualentin kur po lahen fëmijët
Unë nuk përdor kimikate por produkte që mund t`i përdor ndërkohë që fëmija im po luan me ujë. Sa qëndroj aty pastroj dhe disa gjëra në tualet e nuk i lë të mblidhen.
12. Mjetet e duhura
Duhet të kesh mjetet e duhura që të jenë të lehtë për tu përdorur. Unë nuk mbaj më mjete që thjesht janë të bukura por i kërkoj të lehta, e lehtësisht të lëvizshme. Shumë prej tyre i çmontoj e montoj kur më duhen e vendosen lehtë kur dua ti largoj.
13. Një vënd për këpucët
Ne e mbajmë pranë derës e sapo hymë në shtëpi i vendosim në vënd.
14. Largo pluhurin
Nëse ti ke qejf të mbledhësh gjëra atëherë ti një mbledhës pluhuri. Pluhuri e bën shtëpinë të duket pisët e jo mirë për fëmijë. Mua s’më pëlqen të merrem gjithë ditën e të pastroj pluhurat që mblidhen në shtëpi çdo ditë.
Por po sistemove çdo gjë do të duket shumë herë më e pastër.
15. Përdor metodën e koshit të rrobave
Pasi unë vë fëmijët në gjumë marr një kosh ku vendosim rrobat e lëviz nëpër shtëpi e mbledh gjërat që nuk janë në vendin e vet. Kjo më merr 5-10 minuta.
Më pas i coj në vëndin e tyre. Nëse e bën përditë nuk ke shumë gjëra për të bërë e nuk të mblidhen për në fundjavë ku në vënd të pushimit je duke pastruar.
Pra, vetëm mos harroni asnjë shtëpi nuk është e përsosur. Shtëpia juaj duhet të jetë e përshtatshme për fëmijë dhe e rehatshme që do të thotë se do të duket e JETUESHME.
Provoni këto hacks të thjeshta pastrimi për të kursyer kohë dhe për t’i dhënë vetes një pushim. Ju lutemi mos i kaloni të gjitha ditët tuaja duke pastruar, mbani mend kujtimet e fundit, një shtëpi e pastër nuk do të zgjasë.