Faktori më i madh që ndikon në kthimin e periodave është nëse jeni duke i dhënë gji bebit. “Nëse një nënë nuk është duke i dhënë gji fëmijës, atëherë zakonisht menstruacionet e para kthehen pas gjashtë javëve deri në 3 muaj pas lindjes”-thotë Elizabeth Sauter Gjinekologe në Amerikan Congress of Obstetricians.
Për nënat që janë duke e ushqyer fëmijën vetëm me gji, Sauter thotë se është më e vështirë të parashikohet kur periodat do të kthehen plotësisht: është e rrallë nëse periodat kthehen normalisht deri të paktën 6 muaj pas lindjes, kjo zakonisht ndodh kur dhe fillon bebi ushqehet me ushqime të ngurta, por mund të ndodh që të mos kthehet deri në 1 vit pas lindjes.
Periodat e para pas lindjes do të jenë të ndryshme
Kurdo që periodat e tua kthehen, do të vijnë ndryshe më shumë në kohëzagjtje dhe volum, por gjithashtu si një pastrim I thellë I trupit tënd nga proçesi I lindjes.
Edhe përse kjo mund të jetë e bezdishme, ndodh që për shumë femra pasi kthehen janë më pak të dhimbshme dhe më të lehta.
Cikli mund të mos jetë i rregullt
Gjidhënia ndikon dhe ka impakt mbi ciklin sesi do të jetë vitin e parë. Nënat që kanë pasur cikël të rregullt përpara shtatzanisë dhe nuk I kanë dhënë gji bebit shpesh rikthehen në cikël të rregullt brënda pak muajve nga lindja.
Për nënat që japin gji bebit, kur cikli kthehet mund të mos jetë I rregullt 28 ditë apo siç e keni pasur më parë.
Shumë nëna që kanë pasur cikël jo të rregullt para shtatzanisë ndodh që pas lindjes cikli mund të ndryshojë për mirë.
Si çdo gjë në mëmësi, ju do ti riktheheni rutinës normale në lidhje me ciklin tuaj.
Nëse ju vini re se keni më shumë dhimbje gjatë ciklit se normalisht, apo probleme të tjera duhet të kontaktoni me doktorin tuaj!