Në botën e sotme vetbesim te fëmija e ndihmon të eci përpara. Në një epokë ku kopshti, e më tej klasa e parë fëmijët shtyhen për të zhvilluar aftësi akademike që në moshë të vogël nuk kanë asnjë vlerë nëse ata nuk janë femije me vetbesim për të tentuar e provuar. Ne si prindër, duhet të ndihmojmë në ndërtimin e vetbesimin e shëndetshëm e për ta bërë këtë do të ju prezantojmë me disa nga frazat që ndikojnë.
1. “Ti mundesh”
Si prind fjalët tona shëndrohen në gjuhën e brëndshme në mëndjen e fëmijëve të vegjë. Ne e dimë se ata kanë mundësi për të bërë shumë, prandaj dhe fjalët tona duhet ta tregojnë këtë besim që kemi tek ta. Shmang frazat si “do vritesh” apo “kujdes se do rrëzohesh”. Intonacioni dhe gjuha jonë duhet të komunikojë besim.
2. “Ti ke guxim”
Ndonjëherë duhet ti vëjmë re gjërat e tit hemi me zë të lartë. Përgëzoj ata kur bëjnë diçka që kërkon guxim. Kur ne e bëjmë këtë dhe ata do e dallojnë te vetja momentet që treguan guxim.
3. “Do ja dalësh”
Ti e di që ata kanë aftësinë prandaj jepi dhe mbështetjen tuaj për t’ja dal.
4. “Unë kam besim tek ty. “
Si prind ti ke besim te aftësitë e fëmijës tënd. Kur komunikoni hapur dhe shprehni besim do të frymzoni që ata të kenë besim te vetja.
5. “Ti mund të bësh gjëra të vështira.”
E kur bëhet e vështirë kjo frazë do ti ndihmoj ata të kuptojnë e të ndjejnë atë që duhet.
6. “Pavarsisht se çfarë ndodh, unë të dua.”
Fëmijët tanë kanë nevojë për të dëgjuar që ne I duam pa kushte. Kjo kërkon që ta themi e t’ja komunikojmë dashurinë tonë atyre pa kushte.
7. “Eja ta provojmë bashkë.”
Ndonjëherë të gjithë kemi nevojë për ndihmë. Tregojini që ju jeni të gatshëm ti ndihmoni.
8. “Si ja dole?”
Bëj pytje. Kur i shihni se po bëjnë diçka të vështirë pyetini si ja dole?
9. “Fantastike! Do më tregosh më shumë?”
Tregoji që jeni të vëmëndshëm dhe ju I vini re përpjekjet e tyre, kërkojini që ata të shpjegojnë dhe vini re krenarinë që tregojnë në zërin e tyre.
10. “Si mund të të ndihmoj?”
Kur ata ngecin, mos ki frikë tëo frosh ndihmë. Lërini të kuptojnë se ju jeni të gatshëm ti ndihmoni.
11. “Bëj më të mirën tënde.
Ne nuk mund ti fitojmë të gjitha, bëjmë të gjitha por ne mund të përpiqemi me më të mirën tonë. Këtë duhet t’ja mësojmë fëmijëve tanë.
12. “E di që është e vështirë, por unë të kam parë si ja ke dal më parë”
Mund të duket e vështirë por le ti japim prova që ja kanë dal dhe më parë. Kjo do ti fal vetbesim se mund t’ja dalin sërisht.
13. “Ti je I aftë.”
Nuk ka rëndësi rezultati ata kanë nevojë të dinë se janë të aftë.
14. “ Ndihem krenare për ty.”
Fëmija duhet ta dijë se ju jeni krenar për ta.
15. “Edhe kur mërzitemi, ne prap e duam njëri-tjetrin.”
Ndjenjat si mërzitja, acarimi janë ndjenja normale. Përtej këtyre ndenjave ne do jemi pranë njëri tjetrit sepse dashuria është pa kushte.
16. “Jam kurjoze çfarë do të ndodhte nëse…”
Përpiqu të inkurajosh kurjozitetin dhe mendime të reja te ta.
17. “A e di çfarë do të thotë vullnet?”
Fëmijët kanë dëshirë të mësojnë fjalë të reja, mësojini mbi vullnetin, vetbesimin.
18. “Do të tregoj një histori?”
Tregoji histori fëmijës tënd, tregoji rastet kur u përpoqe e ja dole e kur akoma përpiqesh.
19. “Do të dëgjosh diçka të çmendur?”
Sfidoji fëmijët me gjëra që mendojnë se nuk do të ja dalin edhe pse mund të ju duken si të çmendura. Ata do të ju habisin.
20. “Gjërat e reja janë të frikshme në fillim, por shumë emocionuese”
Fëmijët e vegjël afrohen pranë njerëzve dhe mjediseve që janë të njohura për ta. Nëse ne flasim për emocionin e bukur të diçkaje të re dhe eksperiencave të reja ne mund ti japim besim për të dal nga zona e rehatisë.
21. “Unë e di që ti u përpoqe dhe unë e vura re këtë gjë.”
Kur I shohim teksa përpiqen fort, ne mund ti tregojmë se e vumë re këtë gjë.
22. “Duket sikur je kurjoz për këtë gjë, le të shohim më shumë.”
Inkurajo kurjozitetin dhe eksporimin për fëmijët e të gjithë moshave. Ata do të jenë të inkurajuar për të zbuluar informacion të ri.
23. “Ndonjëherë ne gabojmë, kështu mësojmë.”
Filloje bisedën me rritjen, ndryshimin, dhe ndërmarrjen e rreziqeve. Me çdo sfidë dhe arritje vetbesimi rritet.
24. “Si e sfidove veten sot?”
Filloje bisedën rreth zhvillimit, ndryshimit dhe ndërmarrjes së rreziqeve. Me çdo arritje rritet vetbesimi.
25. “Përsërit pas meje: Unë mund t’ja dal!”
Shprehjet pozitive të thëna shpesh janë të fuqishme, ato ndikojnë në mënyrën sesi ne mendojmë. Kur I mësojmë fëmijët ti përdorin këto shprehje që të vegjël do të mund të fitojnë vetbesim.