Ju mund të keni dalluar se loja e bebit është bërë më emocionuese rreth moshës 6-9 muajsh. Tani ajo mund të mbaj në dorë një lugë e ta përplas atë në tenxhere e pjata e të gajasat me tingujtë që lëshon. Kujdes çelsat se janë lodrat e saj të preferuara. Bebi juaj tani është e ndërgjegjshme se objektet ekzistojnë dhe kur ato nuk janë para syve të saj. Kjo do të thotë që e merr malli për lodrën e preferuar .
Bebet në këtë moshë janë në lëvizje, që nga qëndrimi ulur pa ndihmë, në lëvizje me stomak, në tundje para-mbrapa e deri te ecja këmba-dorazi. Në këtë moshë sugjerohen këto lojëra:
Librat: Në këtë moshë leximi bëhet interaktiv dhe argëtues për të dyja palët. Leximi bashkë është esenciale për zhvillimin e gjuhës së bebit. Libra prej cope apo kartoni të trash janë të përshtatshëm. Leja në dorë dhe bebit për t’iu “lexuar’’ juve. Ne ju sugjerojme : www.bukinist.al
http://bukinist.al/sq/luaj-dhe-meso/3700-ku-eshte-lodra.html
Lodra të lëvizshme: Bebi po kupton se ai mund ti vëj gjërat në lëvizje prandaj ngacmimi me gisht, rrotullimi, shtyrdhja, tundja, hedhja dhe hapja janë çfarë do ta interesojnë atë. Lodra që vendosen sipër njëra tjetërës apo me niveli janë intresante. Në kohën e dushit një gotë plastike të cilën mund ta mbush dhe zbraz është perfekte.
Kukulla apo kafshë të butë të mbushur: Në këtë moshë krijojnë lidhje me një lodër, apo batanie. Pediatrët e inkurajojnë këtë lidhje duke shpjeguar se një objekt familjar e ndihmon në tranzicionin.
Por shmang ato me shirita, sy plastik, penjë apo ndonjë gjë që mund të tërhiqet e hiqet e vendoset lehtësisht në gojë. Gjithashtu mos merr lodra aq të mëdha sa bebi nuk i ngre dot. Kërko për materiale lehtësisht për tu larë.
Topi: është argëtues në çdo moshë thjesht sigurohu që është i madh për të parandaluar gëlltitjen e tij. Materiale të lehta cope janë më të përshtatshme për këtë moshë si dhe të lehta për tu mbajtur.
Pasojeni sa tek njëri tek tjetri kur qëndroni ulur në tokë. Kur bebi të filloj të ecë këmba dorazi mund ta hidhni në distanca më të largëta dhe ai do të argëtohet duke shkuar ta marri.
Produkte shtëpiake: Kuzhina juaj është një oaz për lodrat e preferuara të bebit që nga tasat plastike, te gotat , te lugët e drurit e deri te tenxherët. Shikoje teksa argëtohet duke krijuar zhurmë me to.
Lodra me zhurmë: Vendos disa blloqe e lëre bebin ti hedh. Lodra me tinguj kur shtypen, apo instrumenta muzikorë që kërkojnë vetëm një prekje nga bebi, telefonat lodër, e kubat janë të përshtatshëm. Zhurma nuk duhet të jetë shumë e lartë sepse dëmton dëgjimin e bebit.
Lodra të cilat mund ti shtyjë: Sapo bebi fillon të lëviz këto janë lodrat e preferuara për ti rënë shtëpisë rreth e qark.
Lodra per bebin mund te gjeni tek www.beba.al