E keni menduar ndonjëhere se vonesa e ardhjes së një fëmije në të shumtën e rasteve është për shkak të gabimeve që femrat kryejnë spontanisht?

Një tjetër arsye janë edhe rekomandimet e farmacistit apo ndonjë mjeku që nuk ka eksperiencën e duhur në trajtimin e infertilitetit.
Gjithashtu nëse duam që steriliteti të shërohet, është e nevojshme të bëhen kontrollime të hollësishme të të dy partnerëve.
Mjeku Elton Peçi shpjegon dhe sqaron 10 gabimet që bëjnë femra:
Fillojnë të marrin kontraceptivë “për të rregulluar ciklin e tyre”
Duke marrë kontraceptivë ju mund të rregulloni ciklin menstrual, ai do të vijë me rregullsinë e orëve zviceriane, por kjo nuk do të trajtojë shkakun se përse cikli juaj është jo i rregullt (në mungesë të kontraceptivëve). Kjo do të thotë që kur ju të ndaloni kontraceptivët dhe të përpiqeni për të patur një fëmijë, periodat do të çrregullohen sërish pasi ju do të keni sërish anovulacion. Në këtë mënyrë ju do të keni nevojë për ndihmën e një mjeku me eksperiencë në infertilitet për stimulimin e ovula

Shqetësohen më shumë për ngjyrën e periodave
Për tu arritur shtatzënia, duhet që të kemi 4 faktorë: vezë, spermë, mitër dhe tubat e fallopit. Duke qenë se femrat nuk kanë se si ti shikojnë vezët e tyre, por mund të shikojnë ciklin e tyre menstrual, ato stresohen për çdo ndryshim minimal të periodave të tyre. Nëqoftëse cikli është shumë i errët ato mendojnë se ka toksina (papastërti) në trupin e tyre të cilat nuk janë pastruar dhe që i pengojnë ato të mbeten shtatzëna. Për fat të keq, shumë gjinekologë (sidomos ata që nuk kanë njohuritë e duhura mbi fertilitetin) në këtë pikë do tu rekomandonin këtyre femrave pastrimin (kyretazhin) me qëllim rritjen e shanseve për shtatzani.
Nuk u japin rëndësi menstruacioneve me fluks të tepërt (më të bollshëm se fluksi normal).
Të pasurit e menstruacioneve me fluks më të madh se norma, në shumicën e rasteve nuk përbën ndonjë problem serioz. Por në momentin që ju vëreni një ndryshim në fluks, (i cili vjen duke u bërë gjithnjë e më i bollshëm) atëherë ju duhet të drejtoheni tek mjeku. Në këto raste shkaku shtimit të fluksit menstrual mund të jetë i lidhur edhe me infertilitetin tuaj psh: mund të jetë ndonjë polip endometrial apo ndonjë miomë uterine.
Shqetësohen më tepër për sekrecionet e tyre fiziologjike (normale) vaginale
Shumë femra mendojnë se shtatzënia nuk vjen pasi trupi i tyre punon në mënyrë jo normale. Shumë prej tyre nuk arrijnë të konstatojnë ritmicitetin e disa ndryshimeve që në fund të fundit janë normale dhe tregojnë funksionim normal të trupit të tyre. Për shembull, shumë femra shqetësohen për shtimin e sekrecioneve vaginale (transparente ose me nuancë lehtësisht opake) në mes të ciklit dhe kujtojnë se kanë ndonjë infeksion. Kjo nuk është aspak e vërtetë! Përkundrazi kjo është shenjë e ovulacionit normal dhe shtimit të mukusit cervikal me qëllim lehtësimin e kalimit të spermës. Pikërisht ky është moment i duhur për të provuar shtatzëninë me anën e kontaktit seksual. Për sa kohë që nuk keni shqetësime të tjera (prurit apo kruarje vaginale, skuqje, sekrecione me ngjyrë apo me aromë të keqe) nuk keni pse të shqetësoheni nga shtimi i sekrecioneve në mes të ciklit kur kjo ndodh çdo muaj në mënyrë të rregullt.
Mendojnë se çdo femër ka një cikël menstrual 28 ditor dhe për rrjedhojë çdo femër duhet të ovulojë në ditën 14.

Kjo është e vërtetë vetëm në libra. Shumë femra normale e kanë ciklin menstrual që varion nga 21 – 5 ditë në femrat adulte dhe nga 21 – 45 ditë në rastin e femrave adoleshente. Duke qenë se ovulacioni ndodh 14 ditë përpara ardhjes së periodave të ardhshme, kuptohet që ovulacioni mund të variojë nga dita 7 (në ato femra me cikle 21 ditore) deri në ditën 21 (në femrat me cikle 35 ditore).
Mundohen të “maksimalizojnë” shanset për shtatzani duke “ruajtur” spermën duke planifikuar kontaktin seksual vetëm për ditët fertile.
Kjo mund të jetë shumë joproduktive pasi rrit stresin tek burrat. Një mashkull në të tilla raste do të ndihej si i vënë në pritje për tu testuar në ditët fertile. Kjo e degradon marrëdhënien në çift në vetëm “për qëllime riprodhimi” dhe kjo është e dëmshme për jetën seksuale të një çifti. Kryejnë kontakt seksual në momentin më pak fertil të ciklit të tyre. Shumë femra nuk kanë njohuritë e duhura se si të llogarisin ditët e tyre fertile. Për këtë arsye, shpesh herë ato nuk arrijnë të programojnë kontaktin seksual në përputhje me ditët fertile … kuptohet që kjo sjell vonesë të shtatzanisë.
Nuk dinë ose përtojnë të rregjistrojnë dhe ndjekin ciklet e tyre menstruale.
Femrat nuk janë të qarta në lidhje me spotingun (njollat) të cilat i ngatërrojnë me ardhjen e menstruacioneve. Në të vërtetë, këto janë njolla premenstruale dhe duhet të injorohen. Vetëm dita kur fillon fluksi normal do të merret si dita e fillimit të menstruacioneve (Dita 1).
Mundohen të planifikojnë kontaktin seksual duke u nisur nga matja ditore e temperaturës trupore.

Kjo është një mbetje nga kohët e vjetra kur gjinekologët nuk kishin njohuritë e duhura se si funksiononte sistemi riprodhues. Për të kuptuar në detaje funksionin (normal ose jo) të sistemit riprodhues ka analiza dhe ekzaminime të caktuara. Nga ana tjetër, matja e temperaturës nuk sjell përfitim pasi na jep konkluzione retrospektive (pra për ciklin që ka kaluar) duke e bërë të pamundur për femrën se kur të programojë ditët e saj fertile. Kjo pasi temperatura rritet pasi ka ndodhur ovulacioni, moment në të cilën femra nuk është më fertile.
Nuk zgjedhin specialistin e duhur në infertilitet

Kjo sjell humbje kohe dhe shpenzime të pajustifikuara financiare (për analiza dhe ekzaminime të panevojshme). Zgjedhja e specialistit të duhur në infertilitet është ndoshta pika më delikate ku gabojnë shumë çifte infertile. Ka shumë kritere në të cilat duhet të bazohemi kur duam të bëjmë një zgjedhje të tillë. Zgjedhja duhet të marrë parasysh edhe stadin final të trajtimit të infertilitetit: Fertilizimin In Vitro. Dihet botërisht që ata mjekë që kryejnë edhe Fertilizim In Vitro, janë më të zotët në menaxhimin e infertilitetit. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të kryeni patjeter Fertilizim In Vitro
Burimi: Revista Vital