Nëse fëmija juaj është i qetë apo reagon si një fishekzjarre nga provokimi më i vogël, duhet të dini se çdo fëmijë përfiton nga teknikat e qetësimit. Si prindër, jemi ne ata që hedhim bazat e këtyre teknikave së pari duke filluar e kontrolluar reagimet tona.
Herën tjetër që do jesh duke përjetuar një skenë me fëmijë tënd, apo dhe një reagim nga adoleshenti juaj provoni të thoni:
- Në vend të ‘’mjaft hodhe gjëra’’
Provo: “Kur ti i hedh lodrat në tokë, unë mendoj që ti nuk do të luash më me to. Kjo po ndodh?”
Kjo teknikë është krijuar për ti ndihmuar fëmijët të komunikojnë në mënyrë jo –konfrontuese, dhe jo vetëm që përpiqesh të kesh një komunikim më të hapur, por po modelon që fëmija ta shoh situatën nga perspektiva jote e cila ndikon dhe në mënyrën sesi ata e shohin situatën.
Provo: “Fëmijët e mëdhenj por edhe të rriturit shpesh herë kanë ndjenja të mëdha. S’ka gjë dhe kjo do kalojë.”
- Mos thuaj ‘’Fëmijët e mëdhenj nuk e bëjnë këtë”
A të jemi të sinqertë? Sa më shumë rriten aq më shumë problem kanë dhe ndjenja që i shoqërojnë. Ti thuash atyre që fëmijët e mëdhenj nuk përjetojnë acarim, apo ankth është e pavërtetë dhe inkurajon shmangien e emocioneve dhe jo përpunimin e tyre në një mënyrë të shëndetshme.
- Në vend ti thuash ‘’Mos u acaro”
Provo: “Edhe unë acarohem ndonjëherë. E provojmë të bërtasim një herë bashkë?”
Një studim realizuar kohët e fundit tregon se e bërtitura kur ne jemi fizikisht të lënduar mund të ndalojë mesazhet e dhimbjes që shkojnë në tru. Edhe pse fëmija juaj mund të mos jetë në dhimbje, një bërtitje mund të ndihmojë që të lëshoni gjithë energjinë negative në lojë. Zgjidhni një të bërtitur (kujtoni ndonjë film ) dhe provojeni do argëtoheni të dy.
- Në vend të thoni ‘’As mos guxo të gjuash”
Provo: “e di që je i acaruar por unë nuk të lejoj të gjuash. Duhet të kujdesemi që të gjithë të jenë të sigurt këtu”
Kjo e bën fëmijën të kuptojë që të përjetoj emocione nuk është gabim, por veprimi I goditjes nuk tolerohet.
- Në vend që të thoni “ Pse bëhesh kaq i vështirë?”
Provo: “Është e vështirë kjo për ty? Ja se do përpiqemi bashkë”
Kur fëmija tregon vështirësi është me rëndësi të kuptoni shkakun. Këto fraza I japin idenë se ju jeni në një ekip dhe do ja dilni bashkë.
- Në vend të thoni “ Mjaft durova, do dënohesh!”
Provo: “Të përpiqemi të qetësohemi të dy”
Kjo e ndryshon dënimin me qetësim dhe në vend të izolimit ndihmon në qetësim të dyja palëve.
- Në vend të thoni “Ik laj dhëmbët tani”
Provo “Do të lash dhembet e kukullës në fillim apo të tuat?”
Për fëmijë të vegjël, skenat janë një mënyrë për të kontrolluar mjedisin e tyre. Në këtë mënyrë ti po i ofron zgjedhje por duke mbajtur kontrollin.
- Në vend të thuash ‘’Ha ushqimin ose do shkosh në krevat i uritur”
Provo: “Si mund ta bëjmë më të shijshëm këtë ushqim?
Kjo i vendos përgjegjësin në zgjidhjen e situatës.
- Në vend që të thoni ‘’Dhoma jote është e tmerrshme! Ti je i dënuar derisa ta pastrosh.”
Provo: “Sikur të fillojmë të pastrojmë këtë cepin në fillim? Po të ndihmoj unë pastaj vazhdoje vet.”
Në vend të përqendrimit te detyra e madhe e pastrimit të gjithë dhomës, nise me një objektiv të vogël-pra thjesht të fillojë të pastrojë. Një detyrë që nuk të pëlqen duhet nisur me hapa të vegjël.
- Në vend të thoni “ Ne do të ikim tani”
Provo “ Çfarë duhet të bësh që të jesh gati për të ikur?”
Lejoji fëmijës kohë për të menduar proceset e tranzicionit në jetën e tyre. Kjo ndihmon në shmangien e luftës për fuqi dhe I jep atyre një mundësi për të kuptuar se do kalojnë në një aktivitet tjetër.
- Në vend të thuash ‘’Mjaft u ankove”
Provo: “Po sikur ta themi këtë gjë me zërin tonë normal?”
Ndonjëherë fëmijët ankohen dhe nuk e kuptojnë që po e bëjnë këtë. Duke i kërkuar ta ri frazojnë në tonë normal ti po I mëson mënyrën sesi duhet të kërkojnë diçka.
“Unë të dëgjoj. Do të përhiqemi të gjejmë një zgjidhje?”
Kjo e vendos përgjegjësinë te fëmijë. Herën tjetër që fëmija po ankohet pa pushim për shkollën/darkën/fëmijët, kërkoji të gjejnë zgjidhje. Kujtoje që nuk ka përgjigje të gabuar.
- Në vend të thuash “Sa herë duhet ta përsëris?”
Provo: “E shoh që nuk më dëgjove herën e parë. Po sikur ta them dhe ti ma ri thua mua?”
Duke e bërë fëmijën të përsëris diçka e forcon mesazhin tënd
- Në vend që ti thuash ‘’Mjaft u acarove”
Provo: “Është e vështirë tani? Bëjmë pushim dhe i rikthemi pas 17 minutash.
Duket sikur është rëndom 17 minuta, por bazuar në një formulë për produktivitet të funksionojë për 52 minuta duhet të bësh 17 minuta pushim. Duke bërë pushim nga stresi lidhur me detyrat ti mund të rikthehesh dhe të fillosh serish me më shumë përqendrim. Ky koncept shërben për detyrat e shtëpisë, ushtrimet në piano apo sporte të ndryshme.
- Në vend që ti thoni “ik te dhoma jote”
Provo: “unë do qëndroj këtu derisa ti të jesh gati për një përqafim.”
Izolimi dërgon mesazhin që ka një problem me fëmijën tënd. Duke I dhënë hapësire por duke ritheksuar që ti do jesh aty ti jep siguri për fëmijën.
- Në vend që të thoni ‘’Po më turpëron.”
Provo: “Eja të ikim diku në privat ta zgjidhim problemin tonë”
Mos harro kjo nuk ka lidhje me ty por me ndjenjat e fëmijës tënd. Duke u larguar nga situate por dhe nga ty tip o I thua se do e zgjidhni bashkë.
- Në vend që të : rrotulloni sytë e të shfryni thellë
Provo : kontakt të drejtpërdrejt me sy, kujto pikat e forta të fëmijës tënd dhe buzëqeshi. Praktikoje sa më shpesh këtë gjë!
- Në vend që ti thoni “ Ti je i/e pamundur”
Provo: “ Po ke vështirësi, eja ta zgjidhim bashkë”
Gjithmonë përpiqu të ndash veprimin nga fëmija jot, dhe bashkëpuno për të gjetur zgjidhje
- Në vend të thoni ‘’Mos bërtit!”
Provo: “Unë do të bëj sikur po shfry qirinjte e ditëlindjes. Do e bësh me mua?”
Frymëmarrja e thellë ndihmon që trupi të qetësohet. Duke luajtur me këto teknika ti ndihmon në qetësim.
- Në vend të thoni ‘’nuk mund të merrem me ty tani”
Provo: “unë po filloj të stresohem, kam nevojë të qetësohem pak”
Kjo i ndihmon fëmijët ti vënë emra emocioneve dhe të shohin sesi ti i trajton ato
- Në vend ti thoni ‘’unë mbarova së foluri”
Provo: “Unë të dua, por më duhet të kuptosh se nuk është mirë që të bësh këtë gjë. A ke nevojë ti që unë të kuptoj ndonjë gjë?”
Kjo i mban linjat e komunikimit hapur.
- Në vend të thoni “ ma sose durimin”
Provo: “nëse jeshilja do të thotë që jam i qetë, e verdha që jam i acaruar dhe e kuqja që jam shumë i mërzitur. Unë tani jam e verdhe dhe po bëhem e kuqe.”
Çfarë ngjyre je ti? Si kthehemi te jeshilja? Jepi fëmijëve imazhe vizuale që të shprehin ndjenjat e tyre. Mund të habiteni se çfarë mund të thonë ata dhe çfarë zgjidhje japin.
- Në vend që të thoni ‘’nuk e ndryshoj”
Provo: “më fal ty nuk të pëlqen kjo gjë. Si ta rregullojmë për herën tjetër?”
Kalo fokusin në një zgjidhje dhe shmangu luftës për pushtet.
- Në vend që të thuash “ mjaft the jo”
Provo: “të dëgjoj jon-në dhe kuptoj që ti nuk e do prandaj ne duhet të gjejmë një zgjidhje se bashku.”
Duke e pranuar “jo-në” e fëmijë tuaj ju po qetësoni situatën dhe po i largoheni zënkës po-jo.
- Në vend që të thoni ‘’mos I bëj gjërat kaq të mëdha”
Provo: “ti po reagon me shumë emocione. E nëse emocioni jot do kishte një fytyrë si do dukej?”
Kur fëmijët janë të lodhur, uritur apo mbingarkuar ata do reagojnë fuqishëm. Duke i përcaktuar një fytyrë emocioneve I lejon fëmijëve të shprehin me monolog të brendshëm acarimin e tyre. Kjo në thelb I ndihmon të kontrollojnë emocionet.
- Në vend të thoni ‘’mjaft!”
Provo: “Unë jam këtu dhe të dua , ti je i sigurte.
Kur fëmijët janë të acaruar apo dhe në panik, trupi i tyre ushtron një reagim të stresit ku ndihen të pasigurte. Duke i thënë që janë të sigurt ti je duke i qetësuar.