Dy vjeçarët janë të magjishëm. Patjetër që ata ju testojnë durimin duke vendosur të heqin pampersin e tyre dhe të bëjnë çiçin në dhomën e ndenjes, apo të insistojnë duke bërë një super skenë ndërkohë që ti je në market, por mos harro asgjë s’është me qëllim.
Përkundrazi është e kundërta. Ata duan t’ju bëjnë të lumtur; të marrin dhe të japin dashuri pa kushte. Por ata janë duke përjetuar aq shumë emocione dhe po përpiqen t’ia dalin më mirë duke naviguar në këto ujëra të reja.
Ata po mësojnë dhe rriten duke bërë gabime e duke u bërë njerëz të vegjël. Shpesh herë ne stresohemi. Është tepër normale mami!
Por synimi im është gjithmonë ti kujtojmë vetës. Ata janë 2 vjeçarë plot dashuri që nuk kanë per qëllim të na stresojnë. Vajza ime nuk e bën me dashje!
Ajo thjesht po përpiqet të më tregoj se kush është. Por në të njëjtën kohë ajo më kujton përditë se këto vite janë më të magjishmet për ne të dyja!

Çfarë duhet bërë që bebi të dojë librat dhe leximin që në lindje
Bebi, Librat, Leximi Unë jam Valer Pinderi dhe nuk jam ekspert në fushën e fëmijëve por një prind i cili po ndan me ju…
Ja pse:
Ata do ju duajnë edhe kur ju jeni në pikën më të keqe
Edhe pse mund të keni harruar pa larë dhëmbët ata do ju puthin pafund. Edhe pse mund të keni 2 ditë pa u larë ata do t’ju thonë sa të bukur jeni. Kur je duke qarë nga një ditë e tmerrshme në punë ata do ju përqafojnë pa ju gjykuar.
Dashuria e tyre është besnike dhe falëse, e patundur dhe plot shprehje e cila do ju bëj mirë për egon dhe zemrën.
Ata na kujtojnë të shijojmë momentin
Të vrapojmë rreth e rrotull me vajzën time në darkë përpara se të qetësohemi për të fjetur është të shijojmë momentin dhe një nga ndjenjat më të bukura në këtë planet. Është lumturi e vërtet. Në këto kohë unë kam kuptuar që nuk shqetësohem për asgjë, por shqetësimet e mia janë zhdukur dhe lista ime plot me gjëra për të bërë është larg shqetësimeve të momentin. Unë jam duke shijuar fëmijën tim!
Ju kujtojnë të qeshni
Ju mund të silleni si të ishit fëmijë me ta. E çfarë ndjenjë e bukur që është! Të sillesh si një 2 vjeçar sërish ku mund të qeshnin e të ishit pafund të lumtur. Sa më fortë që qeshni aq më shumë 2 vjeçari juaj kënaqet.
Ju ndihmojnë të vlerësoni gjërat e vogla
Sytë e tyre të vegjël janë gjithnjë duke vëzhguar e mësuar duke treguar me gisht çdo gjë të re që shohin gjëra që ti pa ta ke harruar ti vësh re. Perspektiva e tyre e jetës do të ju bëj më mirë.
Imagjinata e tyre është e magjishme
Përpara se të bëheshit me fëmijë sa imagjinatë përdornit? Jo dhe aq! Të bësh sikur je një princeshë që duhet të zgjoj princi apo një piratë që duhet të luftoj me peshkaqenin në oqeanin e frikshëm është argëtuese!
Ata mund të komunikojnë dhe të kuptojnë.
Të shohësh sesi rritet fëmija juaj para syve është e magjishme dhe e frikshme në të njëjtën kohë. Ne do na mungojnë gjithnjë bebet tona por çfarë ndjesie e bukur është ti shohësh teksa rriten dhe bëhen fëmijë të zgjuar. Në këtë fazë ju mund të zhvilloni një bisedë me ta, jo me shumë fjalë por ata janë të aftë të komunikojnë për çfarë kanë nevojë. Unë mund ti kërkoj ndihmë djalit tim. Ata po rriten para syve tanë.
Janë të sinqertë!
Nuk kanë frikë të tregojnë të vërtetën, nuk kanë filtra e kjo është e magjishme. Në një botë ku rrethohemi nga të rritur që duan t’ju mbrojnë apo kanë frikë t’ju tregojnë për diçka do marrësh të vërtetën nga i vogli juaj.
Po ke fat, ata akoma flenë në drekë!
Nëse ke fat ke një fëmijë që akoma po fle në drekë. Urime, gëzuar! Por kemi frikë se gjatë kësaj periudhe kjo gjë do largohet prandaj përpiqu të shijoni ato momentet qetësie dhe relaksi kur i vogli juaj po fle. Lexo një libër, la rrobat, përgjigju emaileve, shiko një film apo fli pak gjumë. Koha është e jotja shfrytëzojë sepse një ditë do të kesh pranë një 4 vjeçar që do të thotë as që kam ndërmend të fle më në drekë!
Ata kanë humor dhe mendojnë se janë të paparë!
Për ta çdo gjë është komike dhe mendojnë se është fantastike kur i deklarojnë botës se sapo bënë kakën. Të vegjlit tanë thonë gjëra nga më të habitshmet dhe është e pamundur të mos qeshësh me to.
Ata gjithmonë do ngelen të vegjlit tanë
Pavarësisht sa janë rritur e sa kanë ndryshuar ata janë aq të pafajshëm sidomos në gjumë dhe e di se çfarë nuk mendoj se do ndryshoj ndonjëherë. Ata do jenë gjithnjë të vegjlit tuaj , por tani ata kanë nevojë të madhe për ju.
Ti e ndjen kur ata u rrëzuan e vinë për ti ndihmuar apo kur janë tejet të lodhur e duan të flenë gjumë. Do e ndjeni kur ata lumturohen kur ktheheni në shtëpi nga puna apo kur ju thërrasin se panë një ëndërr të keqe, ju jeni qetësia e tyre.
Po rriten aq shpejt sa duhet ta shfrytëzojmë këtë kohë tani.

8 këshilla si të menaxhojmë kohën para ekranit për fëmijët tanë
Si të menaxhojmë kohën para ekranit për fëmijët tanë? Gjatë gjithë eksperiencës sime nuk kam pasur një prind të më vi dhe të më…