Bebi, Librat, Leximi
Unë jam Valer Pinderi dhe nuk jam ekspert në fushën e fëmijëve por një prind i cili po ndan me ju eksperiencën e tij personale. Që prej momentit që dija se do bëhesha prind kisha dëshirë që fëmija im ti donte librat. Për këtë arsye isha i vëmendshëm ndaj fëmijëve të tjerë. Shikoja shumë fëmijë të cilët nuk i donin librat dhe prindërit mendonin se nuk kishin çfarë të bënin. Gjithashtu shikoja fëmijë që i donin librat dhe leximin. Ndryshimi tek këta prindër ishte se ata besonin se sjellja e tyre ishte ajo që di i bënte bebet të donin librat.
Për këtë arsye mora përsipër që të bëja maksimumin që fëmija im të donte librin që në lindje. Sot bebi im është 20 muajshe dhe gjëja e saj e preferuar është libri. Edhe përse nuk di të lexojë përditë bebi merr librat dhe bën sikur lexon. Dallon shumicën e shkronjave dhe numrat deri në 10. Ka memorizuar dhe njeh çdo personazh në disa libra me qindra faqe që do ju tregoj më poshtë. I lexoj përditë dhe gjithmonë ndjehet mirë dhe qesh kur filloj ti lexoj. Edhe pse duket sikur kam patur sukses e di që ky është vetëm fillimi. Fëmijët rriten shpejt dhe ndryshojnë po aq shpejt nëse nuk jemi të vazhdueshëm.
Zhvillimi femijes nga 18-20 muajsh
18muajsh Momenti kur fillojnë të kuptojnë limitet rreth tyre po jo domosdoshmërisht ti zbatojnë ato. Hej mami a e di që unë jam pothuajse…
Më poshtë po ju tregoj çfarë bëra bashkë me gruan time që të kisha këtë rezultat.
Fëmija është imitues i shkëlqyer
Të gjithë e dimë këtë gjë, por kur bëhemi prindër surprizohemi sërisht me këtë aftësi kaq të sofistikuar të bebave. Për këtë arsye një gjë shumë e thjeshtë që mund të bëni është të lexoni ju. Nëse bebi do ju shikojë të lexoni do ketë kuriozitetin dhe dëshirën që edhe ai të lexojë. Dëshira është hapi i parë që duhet për të filluar këtë proçes. Mënyra më e lehtë për ti dhënë këtë dëshirë është duke i dhënë shëmbullin.
Nëse ju lexoni dhe nuk shikoni televizor apo mereni me bebin gjithmonë ka diçka më shumë se sa thjesht imitimi. Bebi ka nevojë të luajë edhe vetë. Ka shumë nevojë madje nëse nuk e lini që të vogël të luajë vetë ka prirje të vuajë nga vetmia sipas disa studimeve. Kurse duke parë televizor ju e shqetësoni bebin dhe nuk e lejoni të jetë vetë. Duke lexuar ju nuk e shpërqëndroni dhe i jepni një shembull shumë të mirë. Merr kohën për veten tënde dhe lexo diçka që të pëlqen. Gjithmonë gjërat më të mira janë shumë të thjeshta do vetëm pak vullnet. Kujdes nuk mjafton të lexoni njerë apo disa herë duhet të jetë rutinë.
Luaj dhe përsëriti pa mbarrim fjalët e librave
Herët e para që bebi përballet me një libër ka pak interes ose shumë interes që i mbaron shpejt. Dhe kështu do vazhdojë nëse nuk insistoni të luani vazhdimisht me librat. Kam vënë re që prindërit heqin dorë shumë shpejt, duhet insistim. Në fillim do ju duket sikur nuk ka efekt. Mbas pak kohësh të gjithë do ju thonë se sa shumë interes ka fëmija juaj pas librave. Do shikoni se sa kuriozitet do nisin ti krijojnë bebit ato. Duhet të luani dhe argëtoheni me to pa përtuar çdo ditë përpara se kjo të ndodhë.
Jam surprizuar me kënaqësinë që ndjen bebi kur i përsëritet diçka e re. Librat janë plot me fjalë dhe veprime të cilat bebi akoma nuk i njeh. Do të ishte e vështirë ti mësonit bebit shpejt gjithë ato fjalë pa librat. Tek librat ka fjalë të vështira për një beb, si rosak, lepur, kapele etj. Këto fjalë bebi ka nevojë të përsëriten qindra herë për ti mësuar. Tek librat kjo gjë është e thjeshtë dhe e shpejtë.
Një bebe për të mësuar fjalën kapele do ti duhet ta shikojë të veshur dhe të flasë për të qindra herë para se ta mësojë. Ndërkohë me librin është e thjeshtë. Mjafton një javë dhe qindra herë e përsëritur në ditë për ta mësuar. Mos u shqetësoni nuk është e mërzitshme bebi juaj ju pyet vetë qindra herë dhe sa herë ju përgjigjeni ndjehet mirë. Nëse nuk i pëlqen apo e di fjalën nuk ju pyet. Deri sa ta mësojë do ju pyesë qindra herë dhe ju duhet ti përgjigjeni gjithmonë. Akoma vazhdoj ndjej çudi me se sa herë ve gishtin tek ndonjë fjalë e re në libër.
Si i tregova fëmijës tim për të vërtetën e Babagjyshit të Vitit të Ri dhe tradita jone e re.
Në ditët e sotme prindërit vihen në dileme mbi mitet e famshme , si do ja tregojnë fëmijëve, deri kur duhet ti gënjejmë? E…
Gjej librat e duhur
Një bebe që nuk kupton diçka ndryshon vëmendjen tek diçka tjetë që e kupton. Për këtë arsye duhet patur kujdes me llojin e librave që merrni për bebin tuaj. Për fatin tim të mirë unë kam pasur mundësinë të zgjedh dhe të testoj shumë libra. Kompania ku punoj administron 5 nga faqet më të mëdha të shitjeve online në Shqipëri dhe sigurisht që librat janë pjesë e tyre. Megjithatë kam vënë re se disa prej tyre kishin impakt shumë të madh tek zhvillimi i bebit.
Nuk ka nevojë të shpenzoni në çdo libër për fëmijë shumica nuk kanë efekt. Do ju them egzaktësisht cilat libra kanë efekt dhe si të përdoren. Përpara se të vazhdoj me librat konkret do ju jap 2 kupona për të blerë librat me 10% ulje në dy prej faqeve që punoj. Mos u shqetësoni nuk është e vështirë të blesh online dhe nuk ka nevojë për kartë krediti. Libri do ju vijë brënda 24 orëve dhe pagesën e bëni kur të vijë libri.
Tek www.beba.al Gjatë proçesit të blerjes tek vendi i kuponit fusni kodin “LEXIMIBEBA“. Me këtë kupon përfiton 10% ulje në çdo produkt të kategorisë libra. Kliko këtu për të parë faqen ose këtu për të parë kategorinë ku përfitoni uljen. Beba.al është faqja më e madhe dedikuar nënave dhe bebeve. Kemi gati 1 vit që e kemi lançuar së bashku me projektet e tjera.
Tek www.bukinist.al Gjatë proçesit të blerjes tek vendi i kuponit fusni kodin “LEXIMIBUKINIST”. Me këtë kupon përfitoni 10% ulje në çdo produkt të kategorisë libra për fëmijë 0-3 vjeç. Kliko këtu për të parë faqen ose këtu për të parë kategorinë ku perfitoni uljen. Bukinist.al është faqja më e madhe e librave në Shqip. Kemi gati 2 vjet që e kemi lançuar.
Librat e parë
Seria prek dhe ndiej është idealia për librin e parë të bebit. Në fillim kur e mora këtë libër mu duk humbje lekësh me aq pak faqe dhe aq pak fjalë. Por shumë shpejt kuptova që jo më kot ishte ashtu. Libri ka pak faqe dhe në çdo faqe ka 1 fjalë të shoqëruar me imazhin përkatës. Por e mira e këtij libri është se imazhi ka një pjesë si të vërtetë të saj. Pra nëse është macja, ka një copë të vërtetë tek imazhi që ngjan si mace dhe kur e prek është si mace. Ky efekt e bën bebin ti japë shumë vëmendje imazhit. Bebi im nisi të prekë gjithçka pasi mësoi këtë libër, si duket për ta kuptuar dhe ndjerë materialin. Ky libër mund ti prezantohet sapo bebi fillon ri vetë ulur. Online tek bukinist janë tetë prej librave të kësaj serie, Miqtë pushbutë këtu, Ora e gjumit këtu, kafshët shtëpiake këtu etj.
Përallat e para
Pasi kalon fazë e parë dhe bebi fillon të rritet duhet të filloni ti lexoni. Edhe pse akoma bebi nuk ju kupton plotësisht leximi ka efekt. Në fazat e hershme mos lexoni fare tekstin por thjesht të tregoni imazhet. Ne e filluam para se të bëhej 10 muaj me këtë libër 16 përralla klasike. Libri ishte i jashtëzakonshëm për bebin sepse çdo faqe është e mbushur me shume detaje. Ka 200 faqe dhe tani bebi jonë di gjithçka ka në ato faqe. Sot ky libër na është grisur dhe kemi marë dy versionet e tjera që ka kjo seri të cilat janë po aq të bukura.
Libri ka detaje aq shumë sa për gati 10 muaj ne e hapim përditë dhe përditë flasim me bebin për të. Në fillim filloi të vinte re vetëm lulet apo kafshët. Pastaj filloi të vinte re sende të tjera më komplekse. Pastaj personazhet dhe tani emocionet. Edhe pse nuk i kam lexuar nga fillimi në fund të gjitha përrallat e librit ne kemi kaluar shumë orë me të. Tani me librat e tjerë shfaq kënaqësi dhe do të lexoj. Sapo dallon fjalë të re ndalon dhe do ta ripërsërisësh.
Libër interaktiv
Libri në fillim mu duk pak por pastaj kuptova që ishte egzakt ai që i duhej. Me këtë libër filloi të ndërverojë dhe të kuptojë që mund të mësojë nga librat. Ato që mësojnë janë gudulisja, mami, babi, e qeshura, kercimi. Por janë mjaftueshëm për ta bërë bebin të dojë librat. Ky libër sot na është grisur sepse për gati 2 muaj para se të flinte ishte i vetmi që donte ti lexonim. Sot kanë dalë edhe për 2, 3 apo 4 vjeç.
Libër tjetër që do ju sugjeronim është Ferma kliko këtu. Si ky libër ka shumë por zërat në këtë libër janë më familjare dhe nuk e trëmbin bebin e vogël. Ky nuk është një libër për ta vënë në gjumë, madje ju këshillojmë ta mbani larg 30 deri 60 minuta para se ta vini në gjumë. Libri ka përallë me kafshët që kur i shtyp bëjnë zërin qe duhet të kenë në realitet. Në fillim ka interes për përrallën por pas disa muajsh do vetëm zërat dhe aty vjen nevoja për bateri të reja.
Shpresoj që edhe ju tia dilni në këtë sfidë.
Të luajmë sikur…Imagjinata e fëmijës përmes lojërave imagjinare
Argëtimi është puna me kohë të plotë e fëmijës suaj e nuk ka asgjë që e përfshin si fizikisht si mendërisht në diçka si…