Pesha gjate shtatzanise:
Momenti kur ju zbuloni që keni ngelur shtatzënë shoqërohet me një lëmsh emocionesh dhe pyetjesh shumë nga të cilat janë të lidhura me të gjitha ndryshimet që do ndodhin në trupin tuaj. Nëse ju si unë keni vrarë mëndjen për kilet e tepërta , sa duhet të merrni realisht dhe sa është teprim nuk jeni vetëm.
Si femra ne bombardohemi përditë me informacione rreth trupit tonë si duhet të duke ai. E ke menduar ndonjëherë? Kudo që ti kthen kokën ka diçka në lidhje me këtë. Sfida bëhet dhe më e madhe kur ti ngel shtatzënë , nga një anë ne duam që fëmija juaj të ketë fillimin më të mirë në jetë por ne dëshirojmë që dhe trupi jonë të jetë i shëndetshëm dhe jo të shkatërrohet pas rritjes së një fëmije.
Ne duhet të balancojmë mesazhet që na ofron shoqërua mbi si duhet të dukemi e ndihemi me trupin tonë. Nuk është e lehtë e di!
Le të fillojmë me udhëzimet! Sipas Universitetit të Gjinekologëve dhe Obstetërve në SHBA (ACOG) dhe Shoqatën e Mamive rekomandohet se femrat gjatë shtatzanisë duhet të shtojnë nga 4.9-18 kg në varësi të BMI-së.
Ënjtja gjatë shtatzanisë- çfarë është normale dhe çfarë jo.
Të kishin paralajmëruar rreth përzierjes, ti fundja dije dhe se do shtoje në peshë por askush nuk të tregoj rreth enjtjes së gishtave ,…
Ajo cfarë duhet të dini është ndarja e kg gjatë shtatazanisë:
- Gjoksi: nga 0.4-1.3kg
- Placenta: nga 04.-0.9kg
- Mitra: 0.9
- Gjaku: 1.3-1.8kg
- Lëngu amniotic: 0.9
- Lëngje në trup: 0.9-1.9kg
- Yndyrë: 2.7-3.6 kg
- Embrioni: 3.4 kgSipas një studimi të fundit nga Centers for Disease Control (CDC) zbuluan se 1/3 e femrave në SHBA po shtonin në peshë brënda këtyre parametrave.20% e femrave po shtonin më pak se sasia e rekomanduar. Por marrja e pak kileve , më pak se rekomandimi gjatë shtatzanisë ka shumë rëndësi pasi mund të ketë si pasojë një bebe me peshë të vogël në lindje e cila shkakton probleme për foshnjen si diabeti, tension në gjak dhe besoje ose jo obesitet kur është në rritje.Pothuajse gjysma e femrave po marrin më shumë kile nga numëri i rekomantuar. Kilet e tepërta gjatë shtatzanisë e rrezikojnë nënën nga diabeti i shtatzanisë dhe mund të shkaktojnë një shtatzani problematike dhe një lindje të vështië.
Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë përiudhës së shtatzanisë
Ushqehemi shëndetshëm gjatë shtatzanisë Çfarë do të thotë ‘’dieta’’ gjatë shtatzanisë? Kur ne i referohemi dietës apo ushqimit të shëndetshëm gjatë periudhës së shtatzanisë…
Çfarë duhet të keni parasysh:
Shkencëtarët janë në kërkim të metodave për të vlërësuar ndikimet në peshë dhe në shtatzani ndërkohë që mjekët duhet të marrin parasysh dhe historikun mjekësor të pacientit të tyre, stilin e jetësës dhe ta ndjekin me kujdes shtimin në peshë gjatë kësaj periudhe.
Një faktor tjetër është se femrat fillojnë të ushqehen më mirë gjatë shtatzanisë. Ky ndryshim në diet ndikon direkt në shtimin në peshë.
Çfarë ka rëndësi është se çdo femër dhe shtatzani është ndryshe. Ju duhet të bisedoni me mjekun tuaj rreth shtimit në peshë numrit që është ideal për trupin tuaj. Ti mund t’ia dalësh!