Viti i parë të mëmësisë
Kur isha shtatzënë kam lexuar pafund libra mbi prindërimin, rutinën dhe ushqimin. Nëse kishte një libër në treg mbi shtatazaninë dhe prindërimin unë e kisha në bibliotekë.
Mendoja se dija gjithçka që duhej ditur.
Po sa nga ato informacione përdora realisht ? Disa. Shumë pak. Asnjë libër nuk ishte totalisht i saktë dhe asgjë nuk ishte aq e lehtë sa më bënin të mendoja librat.
Fjalët që do doja të kisha lexuar janë:
1. Ti do të dështosh por do jesh dhe e paparë në këtë punë që quhet prindërim në të njëjtën kohë.
Ti do të jesh një prind i ndryshëm çdo mëngjes ashtu si dhe fëmija ndryshon orë, minuta përpara syve të tu. Do të ketë ditë të mira dhe ditë të këqija, minuta të mira dhe minuta absurde, zgjedhjet e duhura dhe zgjedhje që të bëjnë ti vësh duart në kokë.
Ti do bësh disa gjëra , ok shumë gjëra gabim. Duhet të jesh xhentile me vetën sepse ti je aq e kërkuar dhe e dashur për bebin tënd. Ti po ngjit malin më të lartë në botë pa pasur mjetet e duhura me vete prandaj mos u habit nëse në fillim do bësh disa gabime. Të gjitha i kemi bërë ato!
2. Trupi pas lindjes është si brumi pa formë i cili tundet, hapet , e nuk është ai që ëndërroje.
…i huaj dhe zhgënjyes e herë i vështirë apo që të dhuron dhimbje e pafund imperfekt e qëndron kështu për një kohë. Ti sapo krijove një njeri! Qetësohu , ushqehu mirë , ec kur të mundesh. Dëgjojë njerëzit kur të thonë se je e mrekullueshme dhe besoja fjalën.
3. Bebi jot nuk është si bebet e tjera.
Bebi jot është unik dhe ti dhe partneri juaj jeni ekspertët e vetëm të saj. Foshnja jote nuk do të sillet fare siç tregojnë librat, nuk do pëlqej ato që thonë se do pëlqej dhe nuk do të bëj atë që duhet ta bëj kur duhet bërë e çdo gjë është në regull.
Vendimi i duhur është të lësh pak librat dhe përpiqu të njohësh foshnjen tënde. Çfarë i pëlqen asaj? Çfarë e bën për të qeshur? Si fle më mirë? Po kur është e uritur çfarë shënjash më jep? Zbulimi i këtyrë informacioneve është çelsi i gjithçkaje.
Ti nuk duhet ta bësh jetën apo familjen tënde si një model i caktuar apo të ndjekësh rregullat. Ti duhet thjesht të krijosh një jetë që funksionon për ty dhe dhuron dashuri e siguri për fëmijën tënd. E nëse kjo duket si mëngjes në orën 2 unë nuk të gjykoj në fakt të admiroj që je ndryshe.
4. Ne duhet të ndalojmë së i thëni njerëzve se gjërat duhet të jenë të lehta dhe pa dhimbje.
Jetojmë në një kulturë që ka barazuar lehtësinë me vlerën-sa më e lehtë është aq më mirë, nëse të lëndon ka diçka që nuk shkon. Por realiteti është ndryshe:
Ndonjëherë gjërat që janë të vështira dhe të dhimbshme janë shumë të mira.
Herë pas here si prind një nga gjërat që mendoje se do të ishte e vështirë është jashtëzakonisht e lehtë kjo quhet mrekulli.
Ne të gjitha emocionohemi nga fitoret e vogla e duam ti ndajmë me të tjerët por është e rëndësishme të mos harrojmë se të gjithë po vuajmë me çështje të ndryshme. E pse bebi nuk fle gjatë gjithë natës që kur mbush 5 javësh apo të përdor pirunin që para ditëlidnjes së parë. Se nuk është e lehtë nuk do të thotë se është gabim.
Ndonjëherë e vështira është ok e madje shumë mirë. Përmes të vështirës ne rritemi. E mos harro…të jesh prind është tepër e vështirë.

Çfarë është stili Montesori i prindërimit? 10 parimet që duhet ti dini.
Stili Montesori i prindërimit Sot në SHBA janë hapur afro 4,000 shkolla që praktikojnë stilin Montesori të prindërimit. Tashmë kjo fjalë është bërë tepër…
5. Sa shumë kakë!
Të gjithë të thonë, tentojnë të paralajmërojnë e përtej të gjithave nuk arrijnë të përshkruajnë ekzakt sesa shumë kohë do të shpenzosh duke analizuar, vëzhguar, diskutuar, pastruar… kakë. Prandaj bën mirë të fillosh të mësohesh çdo gjë e bebit varet nga kaka e tij.
Tani mund të porosisësh bebelina pa dalë nga shtëpia këtu
6. Sapo arrin të pranosh këshillë pa e marrë si kritikë aq më e lehtë do të jetë viti jot.
Nuk i dimë arsyet por njerëzit vdesin të japing këshilla sapo bëhet fjalë për foshnjet të gjithë kanë opinione që duan ti ndajnë me ty. Unë besoj se shumica e këshillave ka qëllim të mirë dhe bie në kategorinë ‘’më funksionojë mua jam shumë e lumtur e dua ta jap këtë këshillë ty se di dukesh e lodhur.”
Ka diçka këtu- gjatë 12 muajve të parë të jetës së bebit tënd ti je në mbrojtje, çdo përgjigje që jep është ironike, mbrojtëse, ndaj disa plakave që mendojnë se i dinë të gjitha ose mund të vendosësh ti marrësh lehtë të buzëqeshësh të thuash faleminderit dhe më pas të kesh aq besim te vetja sa ti se vë në dyshim se ti e di më mirë se kushdo për çfarë ka nevojë bebi yt.
E nëse unë do isha në vëndin tënd do zbatoja këtë të dytën. Askush nuk ka për qëllim të kap ty. Të gjithë duan që ti të kesh sukses. Varja atyre sepse ti po rrit një fëmijë që është fantastik.
A hëngri diçka fëmija jot sot? A është e pastër? A buzëqesh e luan? Ti i bërë të mundura të gjitha këto. Je fantastike prandaj mos e vë në dyshim mami.
7. Është momenti për të qënë PRAKTIK.
Nuk jam fanse e komenteve përgjithësuese si ‘’ të gjithë bebet i pëlqejnë të lidhen’’ apo ‘’të flesh me bebin është zgjidhja më e mirë për të dyja palët.”
Oraret e tua, gjumi yt, rekordi jot i të qënit korrekt në orar, afatet, bluza më e mirë, marrëdhëniet e tua …të gjitha këto do të ngatërrohen e do të bëhen të komplikuara. Ti ke dy zgjedhje: shëndrohu në një person që vetëm ankohet, ose bëhu praktik.
Kërko ndihmë. Prano dështimin. E le të jesh pak me vonesë. Rri me pizhame. Injoroji disa punë shtëpie. Bëj atë që mundesh, sigurisht që do humbasësh disa festa dhe shumë gjumë por gjërat e tjera do të jenë OK. Ti mund t’ia dalësh.
Sugjerim promovues për të kursyer kohë fillo të blesh online. Tani në Shqipëri ka platforma serioze që mund të të plotësojnë nevojat. Shiko këtu dyqanin më të madh online në Shqipëri
8. Në të vërtetë do një ‘fshat’ të tërë.
Më e rëndësishmja e bebit tënd nuk është lëkundsja, apo çarçafi i preferuar apo karroca e markes më të mirë. Më e rëndësishmja është kush ndihmon mamin.
“Fshati’’ do të mbaj ty nga të mbyturit. Ata do të ju mbështesin kur je e lodhur, do të ushqejnë kur je e uritur e do të kuptojnë kur po bëhesh një mikeshë ‘’e keqe’’. Ata do e duan bebin tënd edhe kur ti je e lodhur apo e acaruar për ta mbajtur duke buzëqeshur sepse ti je njerëzore dhe gjithë njërëzit s’janë perfekt.

Lodër të përshtatshme për moshën 3-6 muajsh
Lodër të përshtatshme për moshën 3-6 muajsh Në këtë moshë foshnja juaj zbulon argëtimin përmes duarve të tij të cilat nuk qëndrojnë më vetëm…
9. Ne duhet të mbështesim njëra -tjetrën.
Të rritësh një fëmijë e të jesh një prind i mirë është një nga detyrat më të vështira. Ne mund të shajmë , kritikojmë njëra-tjetrën sa të duam ose mund të duam njëra-tjetrën , admirojmë bebet dhe të ndihmojmë. Kjo nuk është zgjedhje e vështirë. Askush nuk do t’ia dijë kush e bëri më mirë. Mos ji e keqe, çdo nënë ka luftën e saj.
10. Suksesi është pranimi se ti duhet të rritesh.
E vërteta është se : ti nuk di asgjë
Një vit më pas pasi fëmija yt të bëhet 1 vjeç prapë ti s’do i dish të gjitha. Mëso nga gabimet, qëndro modeste dhe tolerante. Kur di më mirë bëj më mirë. Ji një prind më i mirë nesër se sot.
Jeta nuk është një konkurs-është thjesht një jetë e bukur. Jetoji momentet e mos i jep nota. Duaje me gjithë shpirt atë bebe të mrekullueshme që ke sjellë në jetë.