Edukim për fëmijë të sukseshëm
Filozofia Montesori është e vështirë për tu përmbledhur në pak fjalë por ka ndikime të rëndësihme në edukim dhe zhvillimin e fëmijës. Është një mënyrë e të parit të botës. Në thelb ka përdorimin e gjuhës që respekton fëmijën dhe jep pritshmëri konsistente. Fjalë të zgjedhura me kujdes me qëllim të inkurajojnë fëmijët të jenë të pavarur, mendues kritik dhe të motivuar.
Çfarë është stili Montesori i prindërimit? 10 parimet që duhet ti dini.
Stili Montesori i prindërimit Sot në SHBA janë hapur afro 4,000 shkolla që praktikojnë stilin Montesori të prindërimit. Tashmë kjo fjalë është bërë tepër…
Ja 7 frazat që duhet ti përdorni me fëmijët tuaj:
-
“Të pash që u përpoqe shumë.”
Fokusi është te proçesi dhe jo te përfundimi. Shmangen fraza si ‘’punë e mirë’’ apo ‘’puna jote doli shumë e sukseshme’’ dhe në vend të tyre përqëndrohemi se sa zgjati, apo proçesi që bënë ata.
Të lavdërosh punën e fëmijës dhe jo rezultatin ndihmon të përforcosh një mendim se ai/ajo beson se mund të përmirësoj përmes përjekjeve të tyre.
Në vënd që ti thuash ‘’ti je një djalë i mirë’’. Provo ti thuash ‘’të pash që tregove kujdes ndaj vëllait tënd të vogël dje kur luajtët me makinën tënde”. Kjo i tregon që ti vë re sjelljen e tij të mirë pa e gjykuar atë. Në vend që ti thuash ‘’ti je një artist i mirë’’ tendo të thuash ‘’Vura re që ti vazhdon të punosh mbi pikturën tënde derisa arrite rezultatin që deshiroje.”
-
“Çfarë mendon për punën tënde?”
Fëmija është mësuesi i vetes, mësuesi shërben vetëm për të udhëzuar dhe për të ndihmuar ti zbuloj vetë gjërat. Vet-vlerësimi është një pjesë e rëndësishme i këtij zbulimi. Kur një fëmijë ju pyet ‘’Të pëlqeu piktura ime?” tento ta pyesësh atë në vend që ti thuash sa e bukur ishte. Pyeti çfarë mendon ajo për pikturën, si vendosi të përdor ato ngjyra , dhe cila është pjesa e preferuar në atë pikturë. Ndihmoje të fillojë të vlerësoj punën e saj në vend të kërkimit të aprovimit.
-
“Ku duhet të kërkosh për atë?”
Pavarësia është kyç në filozofinë Montesori. Qëllimi është që mësuesi ta ndihmoj fëmijën ti bëj gjërat vet. Edhe pse është shumë më e thjeshtë ti përgjigjesh një pyetje ku diçka ndodhet apo si të bësh diçka ne duhet ti përgjigjemi me pyetje si ‘’Ku mendon se duhet të kërkojmë? “ apo “Kujt mendon se duhet ti kërkojmë pak ndihmë?”
Nëse djali juaj ka humbur këpucën në shtëpi e ti e sheh që është poshtë krevatit, tento të bësh pyetje në vend të thjesht t’ja japësh djalit. “Ku ishte herën e fundit kur e hoqe? A ke kontrolluar në dhomë?”. Kjo do pak më shumë kohë por do të ja vlej sepse ti mëson ndërrmjarrjen e iniciativës.
-
“Me çfarë pjese do ndihmën time?”
Në këtë filozofi fëmijët janë përgjegjës për shumë gjëra, përfshirë dhe kujdesin për mjedisin. Fëmijët shpesh herë ndihen krenar për përgjegjësitë e tyrë si organizimi i luleve në tavolinë, apo ujitja e tyre, apo larja e duarve. Por ndonjëhërë, një detyrë/punë është e madhe dhe e pamundur për ta. Në këto raste ne e pyesim fëmijën sesi mund ta ndihmojmë. Ne nuk kemi për qëllim t’ia zgjidhim problemin duke dërguar mesazhin se ata vet se bëjnë dot, por as nuk duam ta lëmë fëmijën të ndihet i vetëm.
Për shëmbull: nëse fëmijë është i lodhur por duhet të vendos lodrat në vend përpara se të shtrihet. Nuk ka pse të jetë ose ti vendos lodrat në vënd ose jo. Përpiqu ti thuash ‘’unë do vendos lodrat e mëdha e ti të voglat” për ti treguar që po e bëni bashkë detyrën.
-
“Në shtëpinë tonë ne…”
Kjo frazë e vogël përdoret për ti kujtuar fëmijës rregullat e shtëpisë. Duke i kujtuar deklarata sesi funksionon ndryshe nga të urdhërosh ka më shumë efekt te fëmija. ‘’Në shtëpinë tonë në ulemi kur hamë drekë” funksionon shumë më mirë sesa ‘’ulu”.
Si të gjithë ne fëmijët duan të jenë pjëse e komunitetit ne thjesht duhet ti kujtojmë sesi rregullat funksiojnë.
-
“Mos e shqetëso atë, ai po përqëndrohet.”
Mbrojtja e përqëndrimit të fëmijës është esenciale në filozfinë Montesori. I jepet fëmijës kohë e madhe e pandërprerë për përqëndrim të madh pa shqetësime.
Mund të jetë tunduese për ju ta komplimentoni një fëmijë që po bën diçka tepër të bukur. Por ndonjëherë edhe komunikimi me sy e ndërpret përqëndrimin.
Herën tjetër, kur kalon pranë fëmijës dhe ai është i përqëndruar duke pikturura, duke i rënë pjanos, apo duke ndërtuar një kullë me blloqë tento te ecësh pa bërë shumë zhurmë në vënd që ta ndërpresësh duke i thënë sa mirë po e bën. Më vonë mund ta komplimentosh mbi përqëndrimin e tij dhe vullnetin.
-
“Ndiq fëmijën.”
Kjo ka shumë rëndësi për tu mësuar nga prindi dhe jo fëmija. Ne duhet të kemi besim se fëmija është në kohën e vet të brëndshme dhe po bën diçka për një arsye. Kjo na kujton se jo të gjithë fëmjët do ecin sa mbushin 1 vjeç apo do lexojnë sapo të bëhën 4. Ata kanë kohën e tyre e nuk kanë afate. Ndiq fëmijën duke mbajtur gjithmonë në mëndje se çdo fëmijë është unik dhe ka kërkesat e veta individuale, dëshirat dhe talente dhe ti duhet t’i japësh kohë për to.
Nëse ti nuk e bën dot fëmijën të interesohet për leximin përpiqu ta vëzhgosh e të shohësh çfarë pëlqen ajo të bëj, nëse është të bëjë shaka atëherë duhet një liber komik që ti tërheq interesin. Kjo qasje ju ndihmon ta mbështesni fëmijën e jo të luftoni më të.
Edhe nese ju nuk jeni dakord me këtë filozofi tentoni ti përdorni këto fraza sa më shumë me fëmijët, do të shihni sa shumë gjëra ndryshojnë në komunikimin tuaj.
7 shënja që tregojnë se jeni një prind i mirë.
Çfarë tregon se je një prind i mirë Shpesh herë ne vejme në dyshim vetën kur merremi me fëmijët tanë. Prindërit modern përpiqen të…