Oh mami ajo mbesa jote! Ajo vajza ime e ëmbël por kokëfortë tani insiston ti vesh vetë këpucët pa ndihmën time.
Ndonjëhërë më duhet të mbyll syte e të mendoj për diçka tjetër ndërkohë që ajo përpiqet të vesh këpucët vet.
Ndonjëherë më duhet të merrem me diçka tjetër ndërkohë që kjo ndodh. Eh…ndonjëherë është e vështirë ta lëj ti bëj vet. Ne duhet të nxitojmë! Të nisemi se do bëhemi vonë! Ka ditë që ajo e komplikon proçesin dhe unë mendoj zemra vogël do ishte shumë më e lehtë nëse do më lije të ndihmoja pak. E shoh frustrimin e saj dhe sesi tronditet vetbesimi kur nuk ia del që me provën e parë.
Dhe për mua është e vështirë, por unë e lëj atë ta bëj. Jam pranë nëse ajo do më kërkoj ndihmë , për ti ofruar një fjalë inkurajimi, apo për ti njohur përpjekjen e saj por në të njëjtën kohë duhet të qëndroj pa verpruar dhe ta lëj ta gjej vet zgjidhjen.
Tani po filloj të kuptoj se çfarë ke bërë për mua.
Dhe mami dëshiroj të falenderoj.
Që me lindjen e saj unë të kam marrë më shpesh në telefon ty, apo të kam kërkuar ndihmë.
Janë lotët e fëmijëvë tanë që na bëjnë të vimë me vrap tek ti. Ne duam që ti regullojmë çdo problem që ka bebi jonë. Por ndonjëhërë ndihma më e madhe për fëmijët tanë është ti qëndrosh pranë. Faleminderit mami që më qëndron pranë.
Faleminderit që i je përgjigjur çdo telefonate frike nga ana ime se fëmija kishte temperaturë e nuk dija se çfarë të bëja më parë.
Faleminderit që e dije frikën time dhe shqetësimin tim edhe kur ti e kuptoje lehtë që ishte thjesht një virozë që do kalonte e që do kalonte shumë herë në të ardhmen.
Faleminderit, që ishe aty sa herë kisha nevojë të ankohesha sesa gjumë më flihej, apo sa të tjerët flinin më shumë se unë,apo se nuk po njihja më veten time. Ti më dëgjove, më le të ankohesha sepse ti e dije që gjithë ajo pagjumsi do e sillte këtë gjë. Ti e dije se e ke kaluar vetë dhe më qëndrove pranë.
Faleminderit, që më qëndrove pranë dhe kur vendimet e mija të prindërimit ishin shumë të ndryshme nga të tuat.
Faleminderit, që përgjigjeshe me ‘’interesante’’ apo ‘’se dija që i bëjnë kështu gjërat tani’’ kur unë të tregojë për një libër apo shkollë të re për fëmijën tim.
Faleminderit, që më respektove kur unë i menaxhoj sjelljen e fëmijës tim ndryshe nga se do e bëje ti.
Falminderit, që nuk më kritikon, injoron, apo më tregon se çfarë po bëj gabim. Ti po më lejon të hap rrugën time dhe të vazhdoj përpara me mbështetjën tënde edhe nëse unë nuk pranoj se ti kishe të drejtë.
Faleminderit që më qëndrove pranë dhe në orën 3 të mëngjesit kur bebi më në fund fjeti.
Faleminderit që krijove ambientin e përshtatshëm ku unë mund të shprehesha hapur si ‘’sot, nuk ja dal dot duke ju shërbyer të tjerëve’’.
Ti je në një pjese tjetër , më siguri duke vuajtur mungesën e nevojës që të tjerët kanë për ty e duke menduar sa shpejtë kaloi gjithë kjo kohë. Por ti më siguron se e di që është e lodhshme, e padurueshme ndonjëherë por ti më kupton. Ti më lejon të jem vetvetja me ty.
Ti më ke qëndruar pranë, në çdo hap të rrugës sime për tu shëndruar në një nënë prandaj mami faleminderit!
Faleminderit që je aty, e di që s’duhet të jetë aspak e lehtë të shohësh bebin tënd që ka bërë një bebe. Nuk duhet të jetë aspak e lehtë ti japësh hapsirë, teksa e sheh që ka vështirësi por ti e di që kështu mëson.
Ti e di që pjesë e rëndësishme e të qënit aty për fëmijën tënd është ti tregosh mbështetje kur ata kanë nevojë edhe nese e di se çfarë duhet të bëjnë.
E më duket mami se eksperiencat tona të mëmësisë edhe pse të ndara në dekada s’janë dhe aq të ndryshme në fund të fundit. Unë dua të falenderoj që të kam pranë mami.
(shkruar nga Rasha Ruddy përkthyer nga mamidhebebi.al)