Fëmijët e vegjël po emocionohen çdo ditë e më shumë nga pavarësia tyre e re por janë duke i kujtuar vetës përditë limitet e tyre. Prandaj edhe pse janë duke insistuar ti bëjnë gjërat vetë, momentin pasues ata po kërkojnë ndihmë te mami dhe babi.
Mënyra sesi mësojnë është duke prekur çdo gjë. Ata luajnë me sirtar, hapin e mbyllin dyer, ndezin e fikin drita gjatë gjithë kohës! Lodra më të ndërlikuara me pjesë që dalin, lodra organizuese, makina/kamionë me dyer që hapen e mbyllen krijon pafund mundësi që fëmijët ti eksplorojnë dhe testojnë limitet e tyre.
Në këtë moshë fëmijët mësojnë nga loja pa udhezime.
Lodra për të luajtur ‘’shtëpirash’’: Fëmija juaj do argëtohet duke bërë sikur po ha dhe po pi çaj me setin e lodrave të çajit. Përgjithsisht lodra që ngjasojnë me produkte shtëpiake si karroca, fshese e shumë të tjera janë mjaft argëtuese për ta dhe për të imituar se çfarë bëjnë të rriturit.
Blloqe të mëdha/mesme: loja me blloqe ndihmon fëmijën tuaj përmes kapjes, vendosjes njëri sipër tjetrit dhe organizimit. Blloqet duhet të jenë në madhësi të mesme ose mëdha. Mund të përdoren dhe përbërje druri.
Instrumenta muzikor: Fëmijët e duan shumë muzikën dhe çdo rast për të krijuar muzikën e tyre sado kakofoni të krijoj është i artë. Jepi një instrument lodër dhe lejoje të luaj si të dojë!
Puzzle: Janë një formë e mirë për të festuar fitoret e saj të vogla , zgjidh me pak pjese të cilat janë në madhesi të mesme apo madhe.
Libra me ilustrim ose CD: Librat me dëgjim me CD nuk zëvëndesojnë leximit që ju duhet ti bëni fëmijës suaj pasi eksperienca që përjeton gjatë kohës që ju i lexoni është tepër e ndryshme. Kur i lexoni pyeteni në i di emrin e objekteve që sheh në figurë.
Treni: Tashmë fëmija juaj mund të lidh vagonat e trenit dhe ti lëviz.
Topi: Jepja ta godas, shkelmoj, hedh e luaj si të dojë.
Bojëra dhjami: Tani fëmija juaj është i intersuar për të lënë shënjat e tij kudo, në mure e mobilje. Prandaj hapni një hapsire, jepini një letër të madhe ose ngjiteni këtë letër diku dhe jepi disa bojëra dhjami.