Hapi i 1: Zgjidh një furçë dhëmbësh për bebe
Dhëmbët e bebit kane nevoje per furça speciale e cila varion nga mosha e bebit dhe zhvillimit të dhëmbëve. Ne ju sugjerojmë:
e gjeni lehtesisht duke klikuar këtu :
Pas moshës 3 vjeçare mund të kaloni te furça nga mosha 3-5 vjeç
Furçën e gjeni lehtësisht këtu
Hapi 2: Zgjidh një pastë dhëmbësh
Pediatri rekomanton një pastë dhëmbësh posaçërisht për bebe dhe të përdorni një sasi kokërr orizi për të larë dhëmbët. Këto lloj pastash nuk ka problem nëse bebi gabimisht e gëlltit pasi është një sasi e vogël.
Ne ju rekomandojmë:
Për moshën 0 deri në 2 vjeç:
OSE KËTË
Hapi 3: Prezantoji furçën bebit
Nëse ju filloni duke pastruar mishrat e dhëmbëve të bëbit nuk keni nevojë për këtë hap pasi një bebe nuk do e marr furçen ne dorë. Por nëse po filloni me një bebe pak më të madhe do kërkoj ta mbaj vetë furçën e ta studiojë pasi është mjaft interesante për ta. Tregoji furçën dhe lejoji ta mbajnë vet në dorë ta studiojnë. Me siguri do e fusin vet direkt në gojë për ta provuar.
Shumë bebe kanë metodën e : vëzhgojnë, fusin në gojë për një provë të shkrutër, e shohin prapë , e fusin prapë në gojë dhe kjo përsëritet qindra herë.
Lereni bebin të eksplorojë por me kujdes mos e fut shumë thellë përpara se të vazhdoni me prezantimin e proçesit.
Hapi 4: Vendos pastë dhëmbësh te furça
Pasi bebi ka luajtur me furçën erdhi koha për të larë dhëmbët ! Vendos një sasi të vogël pastë dhëmbësh te furça. Pediatrët rekomandojnë se kur bebi arrin të kuptojë të mos e gëlltis por ta rinxjerr jashtë atëherë ëshë koha për ti rritur sasinë e pastës në furçë në masën e një bizeleje.
10 mësimet më të rëndësishme që mësuam në 2017
Mësime për prindërit Çfarë viti! Ke punuar aq shumë dhe ia dole! Të rrisësh një fëmijë është një nga detyrat më të vështira dhe…
Hapi 5 : Laji dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve
Në fillim mund të duhet pak përpjekje për ta mbajtur në vënd, dhe për ta bërë të hapë gojën pasi bebi do dëshiroj ta mbaj vet furçën por sa më shumë prova aq më mirë derisa fëmija do të lëj. Disa sugjerime janë ti lani duke e mbajtur në preher ose gjatë dushit. Lani disa herë lart e poshte dhe kaq !
Hapi i 6 : Përsërit përditë që të ndërtosh një zakon
I gjithë kuptimi i të larit dhëmbët sa më herët për beben është të ndërtosh një zakon të mirë e cila shëndrohet në rutinë.Ata nuk do e protestojnë nëse është diçka që behet përditë.
Sapo të rriten dhe të kuptojnë do duan t’ju imitojnë dhe të lajnë dhe ata dhëmbët si mami dhe babi!
Çelësi për të pasur fëmijë të suksesshëm…Prindër të vëmëndshëm!
Çelësi për të pasur fëmijë të suksesshëm Një fëmijë i vogël që përdor fjalë të mëdha apo një gjeni i cili po hynë në…