Çfarë duhet të merrni me vete në çantën e spitalit kur shkoni për të lindur? Të gjithë nënat e reja por edhe të tjerat gjithmonë janë në dilemë mbi gjërat që duhet të kenë në çantën e spitalit. Jashtë shtetit ka pafund sugjerime por ne i kemi përshatur pak për vendin tonë. Hidhini një sy.
Po ju them një sekret…nuk ju duhen shumë!
Së pari…përpiqu të kontaktosh me spitalin
Nëse jo me spitalin atëherë bisedo me doktorin apo infermieren dhe pyete se çfarë do të ju sugjeronin për të sjelle ditën e lindjes. Në vendin tonë spitali shtetëror dhe ai privat ndryshojnë shumë në gjërat që ata i kanë gati për ty. Prandaj pyet doktorin tuaj!
Në përgjithësi spitalet ofrojnë vetë:
- Mbathje një përdorimshe (direkt pas lindjes)
- Pompë gjiri nqs ju duhet (për tu përdorur aty)
- Krevatin e kompletuar (çarçaf, batanie , jastek etj)
Çfarë duhet të kesh parasysh për të marrë vete :
- Pampers dhe letra të lagura
- Krem për gjoksin (gjatë periudhës që do japësh gji të ndihmon me dhimbjet, çarjet etj)
- Çorape
- Karikues telefoni (do kalosh pafund kohë në telefon sidomos për fotot e bebit.)
- Ushqime (përpara lindjes nqs doktori po ju mban në vëzhgim në dhomë me kontraksione mund të kesh uri dhe është mirë të kesh disa gjëra të vogla të cilat mund ti konsumosh lehtësisht.
Për qëndrimin në spital pas lindjes:
- Tuta apo pantallona të lirshme të cilat mund të vishen dhe hiqen lehtësisht. Nuk do duash të veshesh asgjë të ngushtë direkt pas lindjes.
- 2-3 bluza të lirshme të lehta për të dhënë gji pra pak të hapura.
- Mbathje (më të mëdha se zakonshmet)
- Furçë dhe pastë dhëmbësh
- Kapse flokësh
- Shapka të lehta për tu veshur
- 1-2 veshje për bebin (1 veshje për ditën kur do të vini në shtëpi).
- Në makinë sigurohu qe ke vendosur karrigen e bebit të sigurtë.
- Një batanie apo carcaf (në varësi të përiudhës që do lindësh) për bebin. Bebet kanë nevojë si regull për 1 shtresë më shumë se ju.
- Reçipeta të lehta për gjidhënie + copa të posaçme pampuku për tu mbajtur në gjoks posht recipetave për rrjedhje të qumshtit.
- Çarçaf për veten (spitali i ka por duke ditur kushtet mirë është të mbash të tuat)
- 2-3 trupore për bebin
- Corape për bebin, kapuç dhe dorashka (opsionale në varsi të përiudhës që po lind)
- Krem paste për bebin pas ndrimit të pampersave
- Letra sanitare (lines) për veten
Çdo gjë do shkojë shumë mirë, lindje të lehtë!