Ti e di mirë skenën, merr fëmijën nga shkolla dhe e pyet ‘’Si ia kalove sot?” dhe përgjigja që merr është zakonisht një fjalë “mirë”. Ti do të dish më shumë por duket sikur fëmija nuk ka çfarë të tregojë. S’di si ta bësh të flasë. Më poshtë do ju ndihmojmë me disa pyetje interesante të cilat e bëjnë fëmijën t’ju tregojë pak më shumë mbi ditën e vet e kështu të ndërtoni një komunikim më të mirë.
Alternativat e pyetjes të zakonshme ‘’Si ja kalove sot”:
- Cila ishte pjesa më e bukur (ose e shëmtuar) e ditës tënde?
- Cila ishte pjesa me qesharake sot?
- Po dreka çfarë kishte që të pëlqeu?
- Të ngriti në mësim mësuesi sot? Si u ndjeve?
- Kush fëmijë në klasën tënde është më i urti, i zhurmshi apo më energjiku?
- Nga cili libër lexuat sot?
- Çfarë kishte veshur mësuesja sot?
- Çfarë të pëlqeu më shumë sot në klasë?
- Kur ishte hera e fundit që ke shkuar në bibliotekë?
- Çfarë aktiviteti do të dëshiroje të zgjaste më shumë në shkollë?
- Çfarë është një gjë që tha mësuesi sot që të bëri shumë përshtypje?
- Çfarë të bëri të lumtur sot?
- Çfarë do të dëshiroje që mësuesi të bënte ndryshe?
- Cila është ajo gjë që do doje të harroje sot?
1 comment
Me pelqen shume