Bricjapi( 22 Dhjetor-20 Janar)
Shpirtrat e “vjetër” por që të habisin me maturinë e tyre, e shpesh duken sillen si të rritur në trupin e një fëmijë. Për këtë shkak ata preferojnë shoqëri me më të rritur dhe duan të kalojnë shumë kohë me mamin dhe babin..
Janë ambicioz dhe të vëmëndshëm, të qëndrueshëm dhe konsistent dhe e adhurojnë rutinën. Vullneti i tyre është për të marrë shëmbull por kjo do të thotë se janë dhe kokëfortë kur bëhet fjalë për ndryshim planesh apo devijim nga rruga që donin të merrnin. Kur prezanton ndryshime për ta bëje gradualisht. Janë shumë besnik dhe të qëndrueshëm.
Ujori (21 Janar-19 Shkurt)
Çmëndurisht të pavarur dhe me nevojë të madhe për hapsirën e tyre personale, atyre nuk I vjen natyrëshëm të shfaqëin dashurinë hapur, por mos u shqetëso ata e kanë mëndjen të eksplorojnë mjedisin e tyre e nuk duan të harxhojnë kohë me emocione.
Qëkur janë bebe, ata janë shumë kurioz për çdo cep të shtëpisë, e kur bëhen adoleshentë do luftojnë që ti lësh rehat. Aventura është karakteristika e tyre kryesore dhe janë shumë të veçant , nuk duan të jenë si gjithë të tjerët. Përgatitur për një rebel. Pranoje kërkesën e tyre për pavarsi dhe mos insist te tradita me një ujor.
Peshqit (19 Shkurt-20 Mars)
Peshqit I adhurojnë të gjitha ndjenjat, janë shumë sensitive ndaj energjisë rreth tyre dhe pushtohen nga emocionet. Ata nuk kanë turp të tregojnë emocionet kudo.
Si një peshk I vërtet, fëmija juaj mund të jetë pak I ndrojtur dhe herë pas herë kërkon vënd ku të fshihet. Shpresoj që të kesh pak bojë në shtëpi sepse peshqit janë artist të vegjël e do gjejnë çdo cep për të treguar anën e tyre artistike. Ata kanë një imagjinatë të pasur dhe janë shumë kreativ.
Përmes vizatimit, shkrimit apo teatrit ata preferojnë këtë metodë të luajnë. Janë një natyrë shumë e kujdeshme ndaj të tjerëve e kjo do të thotë që gjithëmonë tregojini sa I vlerësoni ata.
Dashi (21 Mars-20 Prill)
Ke lindur një dash? Duhet të jesh shumë durim. Ata janë aq energjik sa do duan që të eksplorojnë çdo gjë pa durim, edhe nëse ti nuk je dakord. Kanë aq vullnet që do I shërbej më vonë në jetë por sa janë të vegjël do kesh vetëm konflikte të vogla.
Ata janë lider të lindur, duan ti tregojnë të gjithë të tjerëve çfarë të bëjnë, e acarohen shpejt kur gjërat nuk shkojnë në mënyrën e tyre, por disa fjalë të mira prej jush I ndryshon direkt humorin. Ata e adhurojnë përgëzimet!
Demi (21 Prill-21 Maj)
A e ke dëgjuar shprehjen aq kokëfortë sa një dem? Është e vërtetë me këta demat e vegjël. Janë të vendosur në mënyrën e tyre e të përpiqesh t’ja ndërosh mëndjen është pothuajse e pamundur.
Ata janë të fuqishëm e të qëndrushem, rrallë herë sëmuren dhe e duan shumë qëndrueshmërinë, kanë karakter të fortë dhe kjo të bën ti duash pafund. Ata e dashurojnë rutinën, I jep ndjesi të stabilitetit që e duan pafund.
E kur demi jot po të tregon brirët ti duhet ti ofrosh qetësi dhe mirëkuptim.
Binjakët (22 Maj-21 Qershor)
Përgatitu për shumë “mhmmm”, sepse ti nuk mund të marrësh një përgjigje të qartë nga një fëmijë binjak. Interesat e tyre janë aq të ndryshueshme dhe diverse sa dhe personaliteti I tyre I bën të duan të flasin për çdo gjë. Prandaj përgatitu të jesh një dëgjuese e mirë.
Fatmirësisht, binjakët kanë dëshirë të qeshin pafund e di do të argëtohesh nga natyra e tyre dhe nevoja për komunikim të vazhdueshëm por shpesh do lodhesh se të duket sikur se mban dot ritmin e tyre sepse binjaku I jot I ndryshon preferencat siç njerëzit ndryshojnë veshjet që do të thotë dhe projekte të papërfunduara pafund.
Thjesht kujto veten se ata janë pafund kurjoz dhe përpiqu që ta inkurajosh këtë gjë.
Gaforrja (22 Qershor-22 Korrik)
Simboli i gaforres është mjaft I përshtatshëm për ta sepse ata e përdorin shumë guackën e tyre. Janë shumë të ndjeshëm dhe kur ndjenjat duket sikur i kanë pushtuar ata tërhiqen te vetja e mbrohen njëlloj siç do bënte një gaforre.
Përtej mbrojtjes së tyre, ata lëndohen lehtë prandaj ji I kujdeshëm çfarë thua kur je I nevrikosur apo acaruar sepse edhe kur nuk e ke vërtet fjalët e tua (apo dhe të tjerëve) do e lëndojnë pagund. Por të qënit emocional mund të jetë dhe një asset sepse zemra e tyre ëshë flori. Ata janë të kujdeshëm për të tjerët dhe empatik, nuk para pëlqejnë të jenë lider e shpesh e duan vetminë sesa të jenë në qëndër të vëmëndjes. Kiji parasysh këto kur planifkon takime me shokët e tyre.
Luani(23 Korrik-22 Gusht)
Fëmijët e kësaj shënje janë aq të zhurmshëm e me opinone sa është e pamundur mos dëgjosh thirrjen e tyre. Mënyra më e mirë është thjesht ti pyesësh . Ata duan të jenë gjithëmonë të parët, e kjo I vështirëson marrëdhëniet në ekip.
Ata duan të jenë më të mirët në çdo gjë që prekin dhe zhgënjehen shpejt kur nuk ja dalin të jenë të parët, prandaj duhet të jesh një psikologe e mirë me fuqinë e mëndimit pozitiv me ta. Ata janë krenar dhe duan të jenë gjithnjë të rëndësishëm. Çdo mundsi për ta bërë për tu ndjerë si lider pranohet me qef prej tyre, prandaj jepini sa më shumë detyra nëpër shtëpi.
Virgjëresha (23 Gusht-23 Shtator)
Fjala kyçe “Perfeksion” e jo sepse janë përfekt por ata duan të arrijnë gjithënjë perfeksionin. Janë shumë të kujdeshshëm ndaj pastërtisë, dhe ndaj detyrave që I ngarkohen. Çdo gjë në dhomën e tyre apo në hapsirën e tyre personale duhet të jetë e pastër dhe në vëndin e vet.
Kanë natyrë shumë ndihmuese sepse duan që të kontribojnë që çdo gjë të jetë në vëndine vet, e ambienti që I rrethon të jetë paqësor, I pastër dhe I rregullt. Por sepse e kanë këtë veti ata kërkojnë gjithnjë perfeksionin e shpesh janë shumë të fortë ndaj vetës kur nuk ja dalin.
Ruaj rutinën e shpesh kujtoji se po ja dalin shumë mirë dhe se ju I doni pavarsisht rezultateve do I bëj ata që të ambientohen me presionin që I vëjnë vetës.
Peshorja (24 Shtator-23 Tetor)
Shumica e prindërve dëgjojnë prej tyre “nuk është e drejtë” fundja sepse ata e kanë mëndjen që çdo gjë të jetë e barabartë , kërkojnë balancën dhe harmoninë. Kjo I bën at ate kenë natyrë paqësore, dhe fantastike për të ndihmuar të tjerët të punojnë bashkë.
Fatkeqsisht nëse ti vendos një rregull si prind e atyre I duket e padrejtë prit një luftë të ashpër, por lajmi I mirë është se ata me një shpjegim të qartë ju kuptojnë më së mirë.
Ata duan shumë muzikën dhe të bukurën, kështu që ndizni muzik e kërceni së bashku.
Akrep (24 Tetor-22 Nëntor)
Do mësohesh shpejt ti besosh intuitës së akrepit tënd sepse ata janë shënja më me intuitë e horoskopit. Ata kanë një aftësi ti kuptojnë njerëzit dhe situatat shumë lehtë. Shpesh herë nuk do ti kuptosh se çfarë po mendojnë apo ndjejnë sepse janë shënja shumë private e dinë të mbajnë sekretin. Kjo ka të mirat por dhe të këqijat kur duan të ju fshehin diçka.
Akrepi jot I vogël është një mbrojtës ideal, e mban nervin deri në fund nëse ndihet se I kanë bërë një padrejtësi. Po rata e duan shumë kur të tjerët I tregojnë se I duan.
Ata nuk e njohin frikën sepse kanë besim te instikti I tyre , janë inteligjent dhe impulsive.
Shigjetari (23 Nëntor-21 Dhjetor)
Kanë një personalitet të ngrohtë, janë të lumtur e gjithëmonë I gjen me një buzëqeshje në fytyrë. Ata janë shpirti I festës sespe kudo që shkojnë përcjellin lumturi.
Janë pafund optimist dhe dashurojnë të ndërmarrin rreziqe sepse janë të bindur se çdo gjë do të shkoj mirë , edhe nëse dështojnë rrallë herë përqëndrohen te aspekti negative.
Ata janë të pavarur, dhe shumë të drejtëpërdrejtë do ju thonë direkt se çfarë mendojnë dhe gjithëmonë të vërtetën edhe pse mund të jetë e dhimbshme.