Si ta ndihmojmë fëmijën tonë të ketë më shumë vetbesim në fazën që hynë në parashkollor duke u ushtruar në disa aftësi të ndryshme në shtëpi.
Kur fëmija juaj ishte një bebe, a të kujtohet sa emocion ndjeje nëse ata ishin duke I arritur të gjitha hapat në kohë? A po ecin kur duhet? A po ushqehen aq sa duhen?
Por me kalimin e kohës kuptova se çdo fëmijë është I veçantë dhe I mrekullueshëm. Prandaj dhe përpara se të hyjnë në një fazë të rëndësishme siç është parashkollori është mirë që të punosh me ta në disa aftësi për të zhvilluar të cilat do ta ndihmojnë. Kjo list nuk është diçka për të cilën duhet të fillosh të stresohesh nese fëmija nuk po I bën dot por është një mënyrë si ti mund ta ndihmosh.
Fëmijët e vegjël mund të fillojnë të ushtrojnë këto gjëra që në moshën 2 deri 4 vjeç.
Aftësi me gërshërë
1. të mësuarit sit ë orjentohesh dhe të mbash gërshërët në mënyrën e duhur
Përpara se fëmijët të mësojnë të presin ky është hapi I parë. Hapi I parë është të përpiqesh ti mësosh si të mbajnë gërshërët, si të mësohen me to, ku duhet të kenë kujdes. Praktikoni të paktën 3 herë derisa të mund ti mbajnë vet lirëshëm pa emocione.
2. të mësuarit të presësh duke prerë plastelinë, gërshërë apo kartona të vegjël
Kjo është argëtuese! Fëmijët e pëlqejnë shumë këtë metodë duke praktikuar sit ë presin. I jep atyre rezultat imediat pa stres dhe I bën të kërkojnë më shumë nga vetja. Bëhuni gati për disa fytyra vertet të këndshme kur përpiqen të përqëndrohen. Sa më i trashë të jetë materiali aq më shumë e pëlqejnë rezultatin dhe ndihen në kontroll.
3. të mësosh të presësh sipas vizës
Ndërkohë që ky është objektivi final, mos u streso që fëmija ta bëj këtë nëse duket që nuk është gati. Kthehu sërish te numëri 1 dhe 2 dhe praktiko sërish! Përpiqu ti angazhosh që me një dorë të mbajnë gërshërën me tjetrën të mbajnë letrën, kjo kërkon koordinim me të dyja duart.
Ngjyrosja, përpara se të shkruajmë dhe aftësi të tjera motorike dhe viuale
4. Identifikimi I formave të thjeshta, ngjyrat dhe gërmat
Lexo sa më shumë! Lexoje dhe lërini ti shikojnë si po lexoni fjalet duke I ndjekur me gisht.
5. Ngjyrosja
Fillo duke I kërkuar të ngjyrosin objekte të vogla (si përshëmbull yjet në qiell) më pas në figura më të mëdha.
6. Imitoni viza të drejta horizontale dhe vertikale
Praktikoni të dy
7. Imitoni vizatimin e një rrethi, kryqi dhe katrori
Pasi të jenë bërë mjeshtra të vegjël me vizat kaloni te rrethi. Filloni me lëvizje rrethore më pas deri në një rreth të plotë. Më pas mund të përpiqeni të bëni një kryq apo plus;është I vështirë për disa por kërkon përqëndrim të madh. Nëse e arrijnë dhe këtë vazhdo me një katror.
8. Lidhja e pikave
Bëji të vizatojnë një vizë duke bashkuar pikat. Nëse kjo është shumë e lehtë për ta puno me shumë pika të bëjnë viza apo figura.
9. Ti bien sipër vizave të drejta më pas vizave të lakuara
Nuk ke nevojë për shumë libra që I kanë këto ushtrime, thjesht ulu pranë të voglit tuaj dhe lëri ti bien sipër vizës suaj.
10. Praktiko me gërma vertikale si L, E, F, H, T dhe I
Gjithëmonë puno me gërma të mëdha përpara se të punosh me të voglat. Shumica e gërmave të alfabetit janë shumë të vështira për fëmijët në parashkollor. Vizat diagonal dhe të lakuara janë të vështira prandaj filloni me gërma të drejta si ato që thamë më lart.
11. Ushtrohuni të shkruajnë emrin e tyre
Kjo do të thotë se mund të njohin dhe të thonë gërmat e emrit të tyre, duke i imituar gërmat e emerit ose gjithë emrin por mos harro shkruani me gërma të mëdha! Shikoni ku janë dhe mos këmbngulni shumë kur I sheh që nuk janë gati. Përpiquni të provoni mënyra të ndryshme jo vetëm laps e letër, por me objekte të tjera.
Zhvillimi I dorës dhe kapjes
12. Ushtrohuni të mbajnë ngjyrat dhe lapsat me ngjyrë siç duhet
Mos harro që një kapje e mirë e lapsit vjen në moshen 3.5-4 vjeç. Është normale dhe që në fillim të kenë pak problem. Filloni duke ja treguar vetë dhe praktikoni.
13. Të shkruajnë/ngjyrosin/vizatojnë mbi një sipërfaqe horizontale (dritare, dërrase e zezë etj)
Këndi dhe pozicioni që krijohet me dorën do ti ndihmojë të krijojnë qëndrueshmë në shpatulla, kyç dhe dorë. Një bazë e qëndrueshme është e nevojshme .
14. Përdor lapsa me ngjyrë të vegjël për ti mësuar kapjen
Kjo është një mënyrë që I ndihmon të kapin me gishtat e vegjël. Për këtë gjë ndihmojnë lapsat me ngjrë të vegjël.
15. Aktivitete me kapse rrobash
Kapsat e rrobave ndihmon në mësimin me kapjen e cila ndihmon sit ë mbajnë lapsin . Përdorini kapset kudo se I ndihmon të mësohen si ti hapin ti kapin etj.
16. Mjetet e kuzhinës
Mund të përdorni shumë mjetë të kuzhinës dhe ti lini fëmijët të mësohen të kapin e ti përdorin. Ata do e duan shumë këtë aktivitet. Objekte në shtëpi keni plot që nga pambuku, lodrat me makina, ngjyrat. Vendosini diku dhe jepini disa detyra të vogla.
17. Plastelina
Plastelina është fantastike për të fuqizuar duart! I ndihmon fëmijët të bëjnë çdo gjë, mund të krijoni forma , gërma objekte e çdo gjë.
Aftësitë sociale dhe emocionale
18. Rradha
Si do të dijë fëmija juaj sit ë mbajë rradhë nëse nuk jeni duke e praktikuar në shtëpi. Praktikoni me disa lojëra që kërkojnë të luash me rradhë.
19. Pastrimi dhe mbledhja e sendeve personale
Kur të kenë mbaruar së luajturi më makinat apo kukullat ndihmojë të pastrojnë e ti vendosin në vënd përpara se të marrin një lodër tjetër.
20. Ulu dhe mbaro një aktivitet që po bëjnë. Mos e lini në mes!
Fëmijët e vegjël duhet të jenë të aftë të munden të ulen dhe të bëjnë një aktivitet për minimalisht 5 minuta si një puzzle, ngjyrosje apo ndërtimi me lego pa hequr dorë.
21. të mësojnë të kërkojnë ndihmë
Është tepër e rëndësishme. Nëse nuk po mësojnë për ndihmë në shtëpi ata nuk do dinë të kërkojnë për ndihmë te edukatorët e tyre.
22. të të shikojnë në sy
Është e rëndësishme ti mësojmë fëmijët ti shohin në sy kur po flasin me dikë apo kur thonë përshëndetje.
Aftësitë vetndihmuese
23. Praktiko vëshjen dhe heqjen e këpucëve, veshjen dhe heqjen e tutave
Atyre do ti duhet të dinë të veshin këpucët dhe ti heqin ato në kopsht. Atyre do ti duhen të ngrejnë e ulin pantallonat për të shkuar në banjo.
24. Ushtrimet me përdorimin e lugës apo pirunit
25. ushtrimet me larjen e duarve
Me hapa të vegjël :
1: merr sapunin
2: bashkimi I duarve dhe fërkimi me sapun
3: shplarja e duarve
4: mbyllja e çezmes
5: tharja e duarve