Me afrimin e sezonit veror përpara se t’ju urojmë pushime të mbara , të qeta dhe argëtuese duam t’ju rikujtojmë mbi disa aspekte tepër të rëndësishme referuar kujdesit që duhet të tregojmë me fëmijët tanë lidhur me sigurinë në ujë.
Uji mund të jetë argëtues për fëmijët por edheiI rrezikshëm. Me fillimin e pushimeve verore ne ju risjellim në vëmëndje kujdesin që duhet të tregojmë në det/liqen, pishina por edhe në shtëpi për fëmijët tuaj.
Shumica e fëmijëvë tërhiqen nga uji, është aq emocionues, gjëra rrinë në sipërfaqe, mund të përplasin duart dhe ai shkon kudo, e thjeshtë …për ta është lodër argëtuese. Por siguria në ujë është kërkon serjozitet. Të gjithë mund të pësojnë një aksident që lidhet me ujin –madje dhe fëmijët që kanë mësuar notin. Për të treguar kujdes pranë ujit, ju sugjerojmë të ndiqni këto këshilla.
Udhëzime për sigurinë në ujë
Për të reduktuar rrezikun e mbytjes në çdo ambjent ku notohet:
- Mëso ndihmën e shpejtë– Prindërit dhe ata që kujdesen për fëmijët duhet të dinë si të administrojnë ndihmën e shpejtë.
- Mbikqyr– Mos e lër një fëmijë asnjëherë vetëm pranë një pishine, vaske, det apo liqen. Gjatë takimeve të rriturit që dinë të notojnë mund të organizohen me turne për të qënë ‘’mbikqyrësi’’ dhe të jenë të vëmëndshëm. Fëmijët nën moshën 4 vjeç duhet të mbikqyren nga afër edhe nëse dinë të notojnë. Mos kujto se fakti se kanë një komardare ata janë të sigurt.
- Mësojini fëmijët të notojnë-Sipas Akademisë Amerikanë të Pediatrisë, shumica e fëmijëvë nga 4 vjeç e sipër janë gati për të mësuar të notojnë. Fëmijët nga mosha 1-4 vjeç mund të mësojnë por në varësi të zhvillimit fizik dhe emocionoal. Mësimet e notit gjithashtu nuk janë siguria nga mbytja dhe një I rritur duhet gjithëmonë të jetë vigjilënt.
- Shmang alkoolin-shmang konsumimin e alkoolit kur jeni pranë detit, duke notuar apo duke mbikqyrur fëmijët që po luajnë në det.
Pishinat
- Brënda gardhit- sigurohuni që pishina ka një ndarëse nga pjesa tjetër e kopshtit, lodrave etj. Ajo nuk duhet të bllokojë pamjen nga pishina. Kujdes gardhet të cilat fëmijët mund ti ngjisin lehtësisht.
- Largoni lodrat– Mos lini lodra në pishinë. Një fëmijë që mund të dojë të marrë lodrën në pishinë mund të rrëzohet duke u përpjekur ta marrë atë.
- Kujdes tubat e kullimit– mos I lejoni fëmijët të rrinë pranë vëndeve të kullimit. Pjesët e trupit apo flokë mund të ngecin.
- Mbaj pranë mjetet e urgjencës– si komardare,si dhe një telfon pranë pishinës dhe kutine e ndihmës së shpejtë!
Deti/Liqeni/Lumi
Kushtet e notit mund të jenë të paparashikushme në liqene, lumenj apo dete. Thellësia e ujit ndryshon shpejtë, po ashtu temperature dhe moti. Ju lutem ndiqni këto këshilla:
–Jeleku i shpëtimit- Fëmijët dhe të rriturit duhet të mbajnë veshur një jelek shpëtimi në çdo udhëtim me skaf/anije etj.
–Në fillim këmbët-çdo hyrje në det duhet të filloj nga këmbët, edhë nëse jeni duke u hedhur mos harroni të parat këmbët.
–Notoni në vëndet e dedikuara për not– Në plazhe publike notoni vetëm në vëndet e dedikuara për not. Mbani në mëndje tabelat dhe sinjalistikat. Mos i lejoni fëmijët të notojnë në vënde të cilat nuk janë të mbikqyrura
Në shtëpi/hotel
Një foshnje mund të mbytet në ujë që mund të jetë vetëm 2.5cm. Një parashkollor kurjoz mund të rrëzohet në një vaskë, kovë , pus etj. Ju lutem tregohuni vigjilent dhe mbani parasysh këto këshilla:
-Dera e tualetit duhet të qëndroj e mbyllur
-Mbikqyr sa herë janë duke luajtur me ujin- Ju mund të ndjeni siguri se fëmija po lahet ose po bën dush në vaske por ju duhet të jeni vigjilent. Mos I lëni asnjëherë vetëm.
-Ul kapakun e tualetit-Për fëmijët e vegjël është tejet e rrezikshme
-Me kujdes çdo kovë me ujë, legen, etj.