Ideja se dikush mund të ketë abuzuar me fëmijën tuaj shkakton të njëjtën ndjesi të të gjithë ne …është e tmerrshme.
Dhimbja, frika dhe trauma që ata mund të përjetojnë në një moshë të vogël është e frikshme për tu konsideruar. Mjafton që ta bëj çdo prind të trëmbet dhe të mos ketë dëshirë për ta menduar më këtë gjë. Dhe ne thjesht shpresojmë që mos ti ndodh fëmijës tonë.
Statistikat në këtë tematikë janë të frikshme, dhe tepër të larta për cilindo prind i cili do të qëndroj indiferent dhe i painformuar mbi realitetin e abuzimit sekual dhe te mos biseduarit me fëmijën tënd rreth këtij fenomeni. Mbi të gjitha, shumica e fëmijëve nuk e raportojnë kurrë abuzimin kur ndodh. Ata kanë frikë nga reagimi i prindërve apo se mos futen në telashe.
Ata nuk e dinë si ta shpjegjojnë se çfarë po i ndodh apo besojnë atë që abuzuesi i ka kërcënuar për të mos treguar.
Ju nuk mund te mbroni plotesisht fëmijën tuaj nga të qënit një fëmijë i cili abuzohet seksualisht. Por ju mund të reduktoni vunerabilitetin e fëmijës suaj dhe të rrisni të gjitha mundësistë që ata t’ju tregojnë kur dikush i ngacmon. Ju duhet të flisni me ta direkt dhe ta bëni shumë here këtë gjë.
Përse duhet të flisni me fëmijët tuaj për këtë fënomen njëlloj siç i mësoni si të kaloj rrugën?
Ideja e të biseduarit me fëmijën tuaj mbi abuzimin seksual duket aq tabu. Ju nuk doni ti trembni ata. Ju nuk doni ti largoni naivitetin e tyre të fëmijërisë. Ju nuk doni ti prezantoni me dhunën dhe abuzimin e madh që ekzizton në botë. Por duke u bazuar në statisktikat, fëmija juaj ka më shumë mundësi të abuzohet seksualisht se të goditet nga një makinë kur kalon rrugën. Lexoje dhe një herë këtë fjali. E kupton tani përse ne duhet të flasim me fëmijët tanë?
Është një nga ato gjërat që i mëson fëmijës për ti treguar se i do dhe do kujdesesh për ta të jenë të sigurt.
- Si ta hapni bisedën
Filloje bisedën duke i shpjeguar sa shumë e doni dhe përse këtë bisedë po e bëni pikërisht sepse e doni fëmijën tuaj.
Këtë bisedë bëjë në një ambient të qetë i cili do ti lejojë t’ju dëgjojnë kur ju flisni pa shumë shpërqëndrime. Nëse jeni të friksuar apo stresuar ata do e kuptojnë këtë gjë dhe nuk do të ju dëgjojnë.
Është e rëndësishme të mos e trajtosh këtë temë si tabu apo diçka të turpshme (pasi ne kështu trajtojmë çdo tematikë lidhur me seksin). Edhe kur prindërit përpiqen ti fshehin ndjenjat e tyre, fëmijët janë shumë të aftë të kapin mbi shënjat e vogla që i bën të kuptojnë kur diçka nuk shkon.
- Fillo të bisedosh me ta mbi këtë temë që kur janë 2 vjeç
Mund t’ju duket herët por fëmijët edhe pse s’flasin mirë në këtë moshë janë të zënë duke kuptuar botën që i rrethon, ata mbajnë mënd më shumë se ti mendon.
Për shëmbull kur jeni duke i bërë një dush tregojini mbi pjesët private dhe se prindërit i shohin ato dhe prekin vetëm për ti pastruar por asnjeri tjetër nuk duhet.
- Mësojini emrat e saktë të pjesëve intime
Kur ju i mësoni ata për trupin e tyre si veshët, sytë , dhe këmbët mësojini dhe emrat e saktë si ‘’vagina’’ apo ‘’penisi’’ dhe jo emra të lezetçëm. Kjo I jep atyre fjalët e sakta në rast se dikush I lëndon. Është shumë e rëndësishme për ti mësuar mbi trupin e tyre sespe abuzuasi mund të jetë në të dyja gjinitë dhe ata duhet ta dinë mirë çfarë po I ndodh.
Në një rast, një fëmijë tregoi prindërit se i dhimbte stomaku. Kur e vizituan te doktori ai i informoi se ajo kishte shënja përdhunimi. Vajza tyre e vogël ishte përpjekur ti tregonte se çfarë po ndodhte por nuk e dinte si ta quante pjesën e saj intime e prandaj thoshte stomaku.
- Tregoji rastet kur pjesët e tyre private mund të shihen dhe preken.
Një koncept i pranueshëm për moshën e një fëmije të vogël për të kuptuar është se askush-përfshirë prindërtin apo kujdestanrin nuk duhet ti shoh apo preket pjesët private (një shëmbull pjesët që mbulon rrobat e banjos) përveç rasteve kur ata ndihmojnë për të pastruar, dhe për ti mbajtur të shëndetshëm.
Sigurohu që në këto situatë nëse dikush i lëndon të thonë ‘’NDALO më lëndon” dhe ti tregojnë urgjent prindrit.
- Mësojini se pjesët e tyre intime:
Kur flet mbi këtë temë është e rëndësishme të mos krijosh tabu apo njesi turpi kur flet për pjesët private. Prindërit mund ti mësojnë fëmijët se pjesët e tyre private janë aq speciale sa janë vetëm për ata dhe askënd tjetër, vetëm nëse dikush po i ndihmon që këto pjesë ti mbaj pastër, të sigurta dhe të shëndetshme.
Ju mund ti pyesni sesi ndihn kur dikush i prek kur përpiqet ti ndihmoj ti pastroj ata. Kjo do e bëj të kuptoj ndryshimin mes prekjeve dhe nëse dikush po përpiqet ti prek seksualisht. Gjithashtu shpjegoni nëse dikush po i bën të ndihen “çuditshëm dhe mirë” në pjesët e tyre intime duhet t’ju tregojnë ju urgjent. Është shumë e rëndësishme mos ti bëni të mendojnë se është gabimi i tyre apo turp por duhet të jetë problem kur dikush i prek dhe nuk tregojnë.
Është shume e rëndësishme ti mësoni se as ata nuk duhet ti prekin pjesët intime të njerëzve të tjerë edhe nëse një i rritur i kërkon ta bëjnë. Nëse kjo ndodh ata duhet të vijnë e t’ju tregojnë menjëherë.
Ky është një hap i rëndësishëm që ti mësoni mbi prekjet e papërshtatshme edhe nësë një i rritur i kërkon ti prekin. Kjo e ndihmon një fëmijë të zhvillohet dhe mos ta shohi seksualitetin si tabu, as diskutimimin për të. Kur ata të rriten janë të tjera biseda për seksin të cilat duhet të bëni.
- Mësojini ata të respektojnë të drejtën e tyre për të kontrolluar trupin e tyre.
Ne shpesh i mësojmë fëmijët se të rriturit i dinë të gjitha dhe ata vendosin për çdo gjë. Problemi me këtë është se kjo i mëson të mos ngrenë zërin edhe kur janë të lënduar apo të friksuar sepse një i rritur i ka thënë të mos thotë gjë.
Mësojini se trupi është i tyre dhe askush nuk e ka të drejtën ti lëndoj trupin e tyre edhe kur është i rritur. Për fëmijë është shumë fuqizuese ta dinë se një i rritur duhet të ketë leje për të prekur ata .
Për shëmbull kur je në një event social mos e detyro fëmijët të puth apo përqafoj njerëzit. Ju mund ti thoni që ata mund ti puthin, takojnë, përqarfojnë nëse duan por kjo është vendim i tyre. Dhe kur një i rritur përpiqet ti përqafojë dhe ata nuk duan inkurajojini të thonë ‘’jo’’ dhe ju prindër sado në siklet të jeni në këto raste familjare duhet ta mbështesni fëmijën tuaj.
- Shpjegojini se askush nuk mund ti lëndoj fizikisht sidomos në pjesët intime.
85% e rasteve të abuzimit sekual ndodh nga dikush që fëmijët njohin. Mund të jetë një prind, një kushëri, një mik i familjes, një komshi, mësues apo një i njohur. Mund të jetë mashkull, femër, apo dhe fëmijë tjetër. Mund të jetë kushdo. Askush nuk është në listën e të mbrojturve. Në fakt fëmijët janë më vunerabël me anëtarët e familjes dhe të njohurit.
Sigurohuni që fëmija juaj e di se askush nuk mund ti lëndoj fizikisht pavarësisht kush janë.
- Inkurajoi ti besojnë instiktit kur vjen puna te siguria e tyre
Prindërti nuk duhet ti mbushin me frikë fëmijët e tyre, duhet ti mbështesin dhe ti ndihmojnë ti besojnë institkit. Duke i besuar instiktit fëmijët do të ndihen më të fuqishëm për të ndërmarrë vendime se kush është njeri i sigurtë dhe jo vetëm në atë që një prind i thotë. Kjo është e rëndësishme sepse një prind s’do të jetë gjithmonë aty për ta.
Një mënyrë është që ti thoni fëmijës se nëse ndihen ndonjëherë në siklet më dikë edhe nëse diçka nuk ka ndodhur duhet të largohen nga dhoma dhe ti thonë prindërit të tyre. Edhe pse kjo gjë mund të duket e papërshtatshme .
- Shpjegojini se një sekret ngelet sekret dhe kur ja tregon prindërve
Shumë abuzues i thonë viktimave se ajo që ndodhi mes tyre duhet të jetë një sekret dhe mos ti tregojnë njeriu sidomos prindërit. Është e rëndësishme ti mësoni sa më herët se sekretet ngelen sekrete edhe kur i tregojnë mamit apo babit.
Gjithashtu mësojini se kushdo që do ti tregoj sekrete dhe thotë mos i trego mamit apo babit nuk është njeri që i duhet besuar.
- Shpjegojini se ju do ti besoni nëse ata të thonë se dikush po i lëndon dhe nuk do të kenë telashe nga kjo gjë.
Shumë abuzues i thonë viktimës se askush nuk do ti besoj ata. Fëmijët në përgjithësi fajin ja vënë vetës dhe mbajnë përgjegjësi për gjëra që ndodhin pavarësisht se kush është fajtori. Fëmijët kanë frikë se çfarë do të bëj prindi në rast se ti tregojnë. Sigurohuni se ata e dinë se po të tregojnë ju nuk do të mërziteni me ta por do ti ndihmoni.