Mund të jetë e lehtë për tu përqëndruar mbi të gjitha gjërat negative që po ndodhin në botë, sidomos shqetësimet që ne prinderit po kalojmë. Fale lajmeve tashmë 24 orë , medias sociale, njoftimeve në cellular madje dhe instagram apo youtube ne jemi të zhytur në lajme. Është e kuptueshme që nuk mund të kesh një fytyrë të lumtur çdo ditë si dhe ti mbash fëmijët optimist për të ardhmen. Por mos hiq dorë. Në mënyrë ironike edhe pse mediat sociale dhe teknologjia duket sikur është shkaktari I pesimismit kolektiv, ato janë esenciale për ta tejkaluar ,thjesht duhet të mësoni ti përdorni në mënyrë të zgjuar.
Ne do të ju mundësojmë gjashtë mënyrë që mund t’ju vinë në ndihmë ju dhe familjes suaj.
- Perspektiva
Kur tragjedia ndodh diku në botë, ne e rijetojmë atë sa here hapim TV, mediat sociale , kontrollojme telefonin apo lexojme nëpër portale. Prindërit kuptojnë se media amplifikon gjithçka që ne ta klikojmë e ta lexojmë. Por fëmijët nuk e kanë këtë marrdhënie mes burimeve, sponsorave apo audiencës ata nuk e kuptojnë.
Mënyrë sesi ju I përgjigjeni lajmeve përbën gjithë ndryshimin në mënyrën sesi fëmijët tuaj do ta përpunojnë atë informacion. Ndihmojini ata duke I vënë gjërat në perspektivë përmes shpjegimit se zëra të lartë shpesh herë bëhet për të kapur audiencën dhe se ju duhet gjithëmonë të bëni kërkimet tuaja. Kur ju I shpejgoni gjërat si duhet fëmijët largohen nga frika dhe i ndihmoni të kuptojnë.
- Tregoji për gjërat që je mirënjohës
Përballu me sjelljet e humbjes duke I mësuar fëmijët sit ë kenë një karakter të fortë. Karakteri I fortë I ndihmon të jenë të qartë e të qetë në një botë kaotike. Merr kohë dhe tregoji për çfarë je mirënjohës dhe ndihmoji të marrin pjesë. Inkurajoji që të përballen me vështirësitë por dhe të jenë të mirë me të tjerët.
Studimet kanë treguar se duke shprehur mirënjohje njerëzit ndihen më optimist. Përpiqu të bëni këtë ushtrim të vogël me fëmijët tuaj.
- Kujdes lajmet fallco “epidemia fake neës”
Shumë fëmijë nuk mund të bëjnë diferencën mes çfarë është e vërtetë dhe jo e vërtetë në internet. Konfuzioni, dyshimi, mungesa e besimit dhe janë të gjitha gjërat që pengojnë optimizmin. Fëmijët duhet të kenë të gjitha mjetet për të luftuar kundër lajmeve fallco.
Ata mund të përdorin metodën e kërkimeve për të kuptuar nëse diçka është e vërtet apo fallco, ata mund të mësohen që të mos e shpërndajnë dhe ti bëjnë jehonë një lajmi fallco, kjo I jep atyre fuqi.
- Përballuni me bullizmin
Mësojini fëmijët se bullzimi duhet të ndaloj me ta dhe prej tyre. Kur shohin dikë që po I ndodh ky fenomen dhe më besoni që ndodh në tekste, në media sociale dhe në lojëra online, ata nuk duhet ta durojnë. Ata nuk duhet të ndërmarrin ndonjë veprim I cili I fut në rrezik por mund të tregojnë që nuk e mbështesin këtë fenomen përmes raportimit, treguarit një më të rrituri. Është përgjegjësia e gjithësecilit për ta bërë internetin një vënd produktiv.
- Largohuni nga fjalime të mbushura me urrejtje
Anonimiteti online mund të ketë pasoja të padëshiruara. Për shëmull njerëzit mendojnë se mund të ofendojnë, të përdorin gjuhë të papërshtatshme apo të përdorin imazhe të dhunshme pa pasur frikën se mund ti zbulohet identiteti.
Fjalime të mbushura me urrejtje lëndojnë njerëzit dhe kontribojnë në një mjedis të përgjitshëm negative. Ky është momenti për ti shpjeguar fëmijëve tuaj sit ë reagojnë ndaj këtij fenomeni.
- Ndonjëherë duhet që të largohesh nga gjërat e përditshme
Merrni fëmijët dhe mbyllni cdo gjë . Nëse I ke pranë as ju nuk jeni duke humbur ndonjë gjë. Përpiquni ta bëni kur hani një vakt pa telefona apo bisedoni apo lexoni kjo I tregon fëmijëve se familja është mbi të gjitha.