Më në fund mund të shijojmë pranverën me fëmijët në natyrë. Pas një periudhe të gjatë izolimi, në të cilën fëmijët ishin ata që e përjetuan së tepërmi. Tani mundet t’ju kthejmë atyre buzëqeshjen duke luajtuar në natyrë.
Por ende duhet të jemi të kujdesshëm e të shmangim vendet e mbipopulluara, këndet e lojrave, qëndrat tregëtare etj. Tani të gjithë kemi dilemën por si do argëtohemi me fëmijët tanë?
Ja disa propozime nga ne se çfarë të bëni për të kaluar një kohë me vlerë me të vegjëlit tuaj:
- Ndërtoni një balonë dhe luani me të jashtë ne natyrë në një vend me shumë hapësire.
- Bëni një lojë thesari, fshihni një objekt dhe filloni ta kërkoni së bashku.
- Bëni një shëtitje ose ngjitje në një zonë kodrinore në periferi.
- Xhiro me bicikletë, monopat ose skateboard
- Mblidhni gjethe ose bimë te ndryshme te cilat mund ti analizoni në një mikroskop për fëmijë kur të ktheheni në shtëpi.
- Vezhgoni natyrën së bashku pasi keni lexuar një enciklopedi, duke kujtuar cfarë keni mësuar.
- Nëse keni oborr ose verandë bëni një orë mësimi jashtë. Ja disa aksesorë që mund tju duhen.
- Bëni një kamping ne oborrin tuaj ose në kopështin tuaj, duke shtuar dhe lojëra.
Gjatë ditëve të ngrohta mund të bëni pishinat tuaja personale ne oborrin e shtëpisë.
- Shoferët e vegjël mund të argëtohen nëpër sheshet e qyteteve dhe lagjeve me këto makina.