Në këtë situatë në të cilën ndodhemi shumica prej nesh janë përballur me kërkesën për të punuar nga shtëpia. Sikur mos të ishte mjaftueshëm stres të mbash shtëpinë, të kujdesesh për fëmijët, të mbash veten në këtë kohe tani ne duhet të punojmë nga shtëpia.
Fillojnë dilemat si do ja dal? Po do më lë fëmija të punoj? Si do të përqëndrohem dhe si do e bëj punën? Mos harro jemi të gjithë në të njëjtën situatë prandaj dhe ne vendosëm që këtë artikull t’ja dedikojmë disa këshillave sit ë punojmë nga shtëpia. Kjo është esenciale dhe për mirëqënien tuaj mendore
Të punosh nga shtëpia e rrethuar nga fëmijë është e vështirë. Me mbylljen e shkollave dhe me togfjalshin e ri distancimi social, COVID-19 po na sjell një sfide tjetër atë të të bërit të gjitha gjërat në të njëjtën kohë. Kjo do të ketë impakt njerëzit me fëmijë më shumë se cdo gjë.
Në këtë artikull ne kemi përmbledhur disa këshilla nga prindërit të cilët kanë arritur të punojnë nga shtëpia. GJithashtu ne I kemi ndarë ato sipas grupmoshave të fëmijë.
Me një bebe:
- Vendose bebin në “kangur” në mbajtëse që lidhni në trup kur e mbani kur dilni
- Përpiquni të lini takimet me kamera në darkë nëse funksionon pasi do të jeni më të qetë
- Përpiqu të zgjohesh përpara bebit për të punuar herët në mëngjes.
- Puno në një platform të cilën e ke instaluar dhe në cellular, në mënyrë që të mos jesh e lidhur vetëm me kompjuterin.
- Përdor orarin e gjumit të bebit . Kur bebi fle ti puno.
- Ji e sinqert me kolegët për situatën- nuk je vetëm ti prind dhe të gjithë jemi në të njëjtën situatë
- Është momenti për të vendosur prioritetet, shijo momentet me bebin tënd.
Prindërit që po punojnë nga shtëpia me bebe kanë shumë faktor që duket sikur ecin kundra tyre- mungesa e gjumit, nevoja për të qënë gjithë kohës me bebin. Por keni dhe një avantazh: orari I gjumit të bebeve. Ato momente mund të ju ndihmojnë të punoni në qetësi dhe në përqëndrim.
Si të punoni kur keni një fëmijë të vogël.
- Mos ji strikt me orarin e televizorit/tabletit në këto kohë
- Eksperimento të punosh në mëngjes herët ose në darkë pasi kanë fjetur
- Planifko takimet dhe punën që duhet bërë gjatë kohës që ata kanë orarine gjumit
- Me rradh me bashkëshortin ose familjarët me të cilën ndodheni në shtëpi.
- Shijoji momentet me fëmijën.
Nuk ka asnjë dyshim të punosh nga shtëpia me një fëmijë të vogël është sfidë! Në këtë moshë fëmijët mund të komunikojnë por nuk mund të kuptojnë se bota nuk rrotullohet rreth tyre. Ata vijnë me zërin e tyre të vogël, dhe thonë çdo gjë që ju shkrep në mëndje ose bëjnë një nga ato skenat e tyre për të marrë atë që duan.
Me fëmijë në kopësht dhe në klasat e para
- Përpiqu të kordinosh takime virtuale (të flasin me shokun e kopshtit/shkollës)
- Më pak strikt ndaj ekraneve, në këtë kohë mund të na bëhen aleat
- Fillo një film përpara një telefonate të rëndësishme
- Kërko lojëra online që janë edukuese
- Bashkëpuno me kë ke në shtëpi.
- Thuaj atyre çfarë ke nevojë , ata ju kuptojnë
- Shijoje.
- Lëri të kenë dhe kohën kur luajnë vet
Me fëmijët në shkollë dhe paraadoleshencës
- Gjej një metodë argëtuese për të komunikuar me ju
- Vendos standarte dhe përforcoi ato
- Punoni bahskë me një listë të qartë cfare duhet të bëni
- Koordinoni takime virtuale me miqtë e tyre.
- Jepi detyra të ndryshme në shtëpi
Me adoleshentë:
- Krijo një axhendë që ata mund ta ndjekin
- Vendos limite për kohën në ekran
- Kontrollo herë pas herë se çfarë po bëjnë me celularin/tabletin.
- Bisedo për atë që po ndodh , flisni me ta
- Lojërat janë miku juaj…por kujdes me limit
- Lërini pak vetëm kanë nevojë për privatsi, sidomos në këtë kohë kur jeni të gjithë të mbyllur në shtëpi.