Kur stresi është i madh , që aktualisht është i madhë për të githë ne për shkak të pandemisë së COVID-19 fëmijët janë të ndërgjegëshëm dhe përpiqen të gjejnë burimin e këtij stresi. Është me rëndësi që të mos i anashkalojmë shqetësimet e tyre dhe të jemi të hapur me ta.
Ti ndihmosh fëmijët për të kuptuar pasojet e COVID-19 dhe ti ndihmosh ata të organizojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre është qasja më e mirë.
Si hap i parë, pyeteni fëmijën se cfarë dinë ata tashmë për COVID-19 ose cfarë kanë dëgjuar nga të tjerë. Nëse nuk duken të shqetësuar nuk ka nevojë për të pasur një bisedë shumë të thellë. Por mund të ritheksoni rëndësinë e madhe e të larit duart dhe për të ju treguar kur ndjejnë shqetësime në trup.
Në rast se fëmija juaj duket i shqetësuar ju duhet ti korrigjoni çdo lloj informacioni që ndoshta e kanë gabim dhe ti tregoni mbështetje.
Më poshtë janë disa pyetje që prindërit kanë për mënyrën sesi duhet të flasin me fëmijët e tyre:
A do shkaktoj ankth te fëmija im po fola për këtë virus?
Jo nuk duhet. Prindërit shqetësohen se duke biseduar me fëmijët për aspekte të frikshme mund të shkaktojnë ankth apo ti friksojnë. Por, në fakt është e kundërta. Psikologët e fëmijëve përdorin terma ‘’jepi emër ta kontrollosh’’ kjo do të nënkuptojë se kur i identifikon shqetësimet dhe i diskuton (pra i vë një emër) dhe tashmë jeni duke e kontrolluar duke përpiluar një plan sesi do të përballeni me të. Njohuria është një mjet i rëndëishëm dhe i jep fëmijëve disa informacione të pritshme të asaj që mund të pritet. Në thelb kjo i qetëson ata.
Kush është mosha e përshtatshme për të folur mbi këtë temë me fëmijët e mi?
Varet. Së pari mendo sesi mund ta menaxhoj fëmija juaj realitetin e këtij virusi? Informacioni që duhet të mundësosh duhet ti përshtatet nevojës së fëmijës.
Një rregull i përgjithshëm është se aftësia e fëmijës për të kuptuar infomracone do të jetë shumë e ulët te fëmijët e vegjël (më të vegjël se 3 vjeç) dhe me rritjen e moshës do të jetë më e sofistikuar. Fëmijët në moshë që shkojnë në shkollë kanë kapacitetin për të kuptuar dhe komunikuar se çfarë po ndodh. Fëmijët e vegjël mund të përjetojnë efektet e ngjarjeve të stresueshme në mjedisin e tyre.
Për fëmijët nga mosha 3 deri më 6 vjec mund ti thuhet: “ka një bakter i cili po i sëmur njerëzit. Ne e dimë mënyrën më të mirë për të qënë të shëndetshëm duke i larë duart tona shumë dhe a e di çfarë doktorët thonë se ne duhet të këndojmë kur e bëjmë këtë gjë!”
Për fëmijë mbi moshën 6 vjeç ju mund të bëni biseda më të thella mbi rëndësisnë e të larti duart dhe shmangies së prekjes së fytyrës dhe hundës. Ju mund ti shpjegoni se ky virus jeton në sipërfaqe të gjërave që ne prekin edhe përse ne nuk mund ta shohim dhe nëse ne e prekim atë sipërfaqe me duart tona dhe më pas ato duar i fusim në gojë apo në hundë kjo është mënyra sesi virusi hyn në trupin tonë dhe na sëmur jo vetëm ne por dhe ata rreth nesh (si nëna dhe gjyshi të cilat i duhet më shumë fuqi për ta luftuar këtë bakter)
Ky informacion i ndihmon fëmijët të kuptojnë rëndësinë e masave parandaluese si larja e duarve si dhe shmangia e të prekurit fytyrën dhe futjen e duarve në gojë.
A duhet ti tregojë se cilat janë simptomat?
Po sidomos për fëmijët që janë mjaftueshëm të rritur të kuptojnë sidomos ata në shkollë. Ju duhet ti përmëndi simptomat e zakonshme të cilat janë temperature, kolla, lodhja, marrja e frymës etj si dhe ti tregosh fëmijëve dallimin midis marrjes së frymës kur po luajnë një sportë dhe kur po qëndrojnë të qetë. Kërkoni që të ju tregojnë nëse ndonjë nga këto simpotma e kanë. Ju duhet ti tregoni se po kujdeseni për të gjithë duke matur temperaturën në mëngjes dhe në darkë,për të qënë të sigurt.
Fëmijët ndihen të sigurt kur prindërit e dinë se çfarë duhet të bëjnë.
Si mund ta reduktojë ankthin e fëmijës tim?
Disa strategji mbi ankthin dhe shqetësimin janë si më poshtë
1.përdorni terma të përshtatshme për moshën e tyre
2. përdor gjuhë qetësuese (ne po bëjmë gjithçka për ta ndaluar)
3. Mos transmeto shqetësimin tënd te fëmija yt dhe monitoro stresin tënd pasi ndodh qe ja transmetojmë atyre.
4. Limito televizorin kur jepen lajmet kur janë fëmijët aty.
5. foli për planet e familjes për të qënë të sigurt si larja e duarve, të ndënjurit në shtëpi, largimi nga vënde ku ka shumë njerëz. Fëmijët e pëlqejnë kur dikush ka kontrollin.
Përpiqu të realizosh sa më shumë rutinën të paktën orari i ushqimit, dushit dhe gjumit. Fëmijët e duan të parashikueshmen. Tregohu kreativ shpik lojëra, mund të pastrosh sërish më vonë.
A ka ndonjë metodë si ta inkurajë larjen e duarve te ta?
Mund të jetë e vështirë që fëmijët të lajnë duart por ti shëndroje në zakon duke i cuar pas tualetit, përpara ushqimit , pas një tështime apo kollë.
Gjëni një kënge të cilët mund ta këndojnë kur lajnë duart. Vendos muzikë apo kërce.
Përpiqu të lani duart 40-60sec si më poshtë
The proper way to wash your hands, according to the World Health Organization. WHO
Si ti tregojmë përse nuk mund të shkojnë më në kopësht apo shkollë?
Tregohu I sinqertë dhe tregojini që të ndaloni përhapjen e këtij bakteri ne do duhet të qëndrojmë në shtëpi.
Të qëndrosh në shtëpi do të thotë më shumë njerëz mund të jenë të shëndetshëm.