Nuk është sekret që sa herë që dëgjojmë fëmijët të qajnë ndihemi në siklet. Mendoje sa ankth të shkakton kur i vogli juaj qan pa arsye. Ne e dimë që mjeti i komunikimit për një të porsalindur është të qaj, por prap ne e shohim si diçka që duhet ta “rregullojmë”.
Sapo ai i porsalindur fillon të ecë dhe të jetë një fëmijë që flet ne presim që ti përpunojnë emocionet si ne, jo në mënyrën siç kanë bërë gjithëmonë përmes qarjes.
Në fakt, studimet tregojnë se truri jonë është programuar që të ketë një reagim instiktiv ndaj një fëmije që qan për të na bërë më të vëmëndshëm dhe të gatshëm për të ndihmuar-sa më shpejtë.
Një i porsalindur që qan prek reagimet tona për tu përgjigjur, duke na bërë zemrën të rrah më fortë dhe të na nxis të reagojmë, edhe kur nuk është fëmija jonë.
Duket sikur ne duhet të reagojmë ndaj një fëmijë që qan, por si?
Së pari, një fëmijë që po qan nuk është domosdoshmërisht diçka e keqe
Për shumë fëmijë, qarja nuk është reflektim i të qënit i mërzitur, por një mënyrë për të përpunuar emocionet. Ata mund të qajnë nga nervat, acarimi, frika, emocionet, konfuzioni, ankthi apo dhe lumturia. Problemi është se nuk kanë aftësi verbale dhe ndërgjegje për të shpjeguar ndjenjat e tyre. Kjo do të thotë kur ju i pysni “çfarë problem keni?” nuk do të sjell asnjë rezultat.
Të thoni ‘’mos qaj’’ në fakt ja u vështirëson jetën.
Ju mendoni se po i ndaluat së qari do ndaloj dhe fëmijën së të qëni i lënduar, por kur ju i thoni fëmijës “mjaft qave!” apo “mos qaj!” ata do të mendojn se ju nuk i kuptoni sesi ndihen. Mesazhi që duan të japin do bëhet më I zhurmshëm.
Duke i kërkuar apo duke i thënë ‘’mjaft!” ju po i thoni se emocionet e tyre nuk janë të përshtatshme apo të rëndësishme. Pavarsisht arsyes dhe sesi kjo mund t’ju duket ju, dështimi juaj për të kuptuar sesi ata po ndihen ju largon nga mundësia për të mësuar sit ë përpunoni emocionet në mënyrë positive.
Qellimi jone si prindër, pavarsisht si mund t’ju duket është të mbështesim zhvillimin emocional të vet qetësimit-diçka që ja mësojmë vetëm nëpërmjet empatisë dhe mirëkuptimit.
Sado tunduese mund t’ju duket, mos shpërqëndroni
Shumë prej nesh e shohin shpërqëndrimin si mjetin për ti ndaluar fëmijët së qari. Ne të gjithë i kemi treguar ndonjë lodër , apo kemi kënduar në momente dëshpërimi! Por në fakt kjo metodë ju largon një mundësi që ti mësoni fëmijës sit ë trajtojnë emocionet e tyre.
Po ai po lufton për një lodër me një fëmijë tjetër, por shpërnqëndrimi me një lodër tjetër ështe e gabuar. Nëse fëmija juaj po qan sepse ju i ndihmuat të vishte këpucët në vënd që ti linit ta bënte vet, shpërqëndrimi do I bëj ata të reagojnë më të zhurmshëm vetëm që të arrijnë synimin e tyre: të dëgjohen.
Ndonjëherë shpërqëndrimi funksionon por është mjet dhe jo zgjidhje. Nuk e ndihmon fëmijën që të përballoj një situatë të ngjashme në të ardhmen.
Çfarë duhet të bëni:
Herën e ardhshme kur ju po përballeni me një fëmijë që po qan, merrni një moment dhe qetësohuni për vetë. Nëse jeni të acaruar, stresuar çdo gjë që do thoni do ti shtojë shqetësimin fëmijës suaj.
Merr frymë, dhe prano sesi po ndihesh, përqëndrohu se çfarë po ndodh derisa të qetësohesh.
- “ Ne jemi një ekip, unë do të ndihmoj”: edhe nëse fëmija s’do ndihmë ata duan që ju ti ndihmoni gjithmonë.
- “E shoh që po has vështirësi”: Kjo fjali tregon që ju i dëgjoni vërtet.
- “Unë e kuptoj që ju jeni mërzitur/zhgënjyer dhe kjo gjë është normale”-tregojni se emocionet na bëjnë njerëz ne.
- “Kjo ishte diçka zhgënjyese”: prano që ngjarja që ndodhi shkaktoi këtë reagim te fëmija juaj.
- “Të bëjmë një pushim të vogël”: ju duhet të largoheni nga situate dhe mirëkuptoni se ka nevojë për qetësi.
- “Të dua, ti je i sigurt”: kjo ju fton që të bashkoheni dhe jo të ndaheni. Ata mund të kenë nevojë për përqafim apo të mbajnë dorën tuaj.
- “Do pushim apo ta provojmë sërish?”: shpesh herë kur fëmija qan nga acarimi kanë nevojë për një nga tre gjëra: ndihmë, pushim apo apo duan ta provojnë sërish me ndihmën tuaj. Duke I pyetur ata çfarë kanë qef e fuqizon fëmijën tuaj.
- “Unë të dëgjoj që po qan, por nuk të kuptoj, do më ndihmosh të kuptoj?”-Edhe nësë fëmija juaj nuk mund ta veralizoj pse po qajn I jep hapsirë të provojnë.
- “Më kujtohet kur…”: Duket sikur kjo është teknikë shpërqëndrimi por duke I rikujtuar një herë kur ishin të lumtur I ndihmon që në trurin e tyrë të kërkojnë atë gjë.
- “Le të gjëjm një zgjidhje sëbashku.”: ne duam që ti mësojmë mënyrën si ti zgjidhin problemet duke I ndihmuar kjo I ndihmon që të mësojnë të përballojnë emocionet e tyre.
- Ruaj qetësin: je një shtyllë emaptie e fuqie për ta.
Përkthyer nga: GoZen.