Në muajt e parë përpara se foshnja juaj të mund të mbaj një lodër në dorë apo të qëndroj ulur ata shijojnë gjëra të cilat mund ti shohin kur janë shtrirë apo dëgjojnë. Shikimi është akoma pak i mjergullt dhe sheh më qartë në lodra rreth 20-38cm larg , por në muajin e parë do të dallojë qartazi vetëm deri në largësinë 30cm. Tërheqja më e madhe është ndaj fytyrave dhe tuajën ajo mund ta njoh që sa mbush 1 muaj.
Designe me kontrast të lart apo ngjyra shumë të ndezura ia tërheqin vëmëndjen më lehtë. Gjithashtu muzikë e tinguj të lehtë. Objekte që lëvizin me një ritëm të ngadaltë dhe që prodhojnë tingujë të lehtë janë më interesante se lodrat pa zhurmë.
Lodra që mund ti mbash në dorë: kufizimi në shikim e bën atë të vlerësoj më shumë gjërat që janë nga afër. Tani nuk mund ti mbaj vetë akoma në dorë kështu që do të ju demonstrojë preferencat e saj duke lëvizur sa më shumë sytë.
Muzikë: është një nga mënyrat për ta argëtuar por edhe qetësuar foshnjen tuaj. Luaj shumëllojshëmri por kujdes me volumet.
Lodër e varur e lëvizshme: kërko design me kontrast të madh apo ngjyra të çelura. Për arsye sigurie mbaji në distance jo të arritshme nga bebi pasi kanë rrezikshmëri. Mos i vendosni në krevat por në mbajtëse .
Pasqyrë material i pathyeshëm: Edhe përse nuk e kuptojnë në këtë fazë bebet i habisin refleksionet. Deri në moshën 3muajshe foshnja juaj mund të ketë filluar duke i dhuruar buzëqeshje refleksionit të saj. Kërko për një pasqyrë që mund ta varësh diku ose ta përdorësh gjatë kohës që bebi rri barkas.
Libra të butë: libra të butë me ngjyra të ndezura apo designe tërheqës në bazë të moshës. Shtrihu pranë foshnjes dhe lexoi dhe ajo mund t’ju sheh teksa i ktheni faqet.
Lodra me prekje: një lodër e butë që lëshon tinguj kur preket do e argëtoj beben dhe më muajt e ardhshëm. Zhurma që lëshon gjithashtu do e bëj të ndërgjegjshme për veprimet e dorës së saj.
Lodra per femijen tuaj mund te gjeni: www.beba.al