Deri kur të arrij moshën 9 apo 10 muajshe bebushi mund të lëviz vetë rreth dhomës përmes ecjes këmba dorazi apo në këmb por duke u mbajtur pas murit apo mobiljeve. Në moshën 12 muajsh ai mund të qëndroj vetë në këmb e disa hedhin hapat e parë.
Ai ka filluar të përdor objekte si mjete, duke shtyrë topin me një shkop apo duke ngacmuar karrotat me lugën e tij. Ai është më interesuar në lojërat interaktive. Gudilise dhe lejoji ta gudulis. ‘’Bisedoni’’ në telefon dhe pastaj kaloja atij që të bisedoj dhe ai.
Aftësitë e tij problem gjidhëse janë në përmirësim, prandaj mos u habit të shohësh tek i heq tapën ndonjë tasi për të marrë lodrën brënda. Gjithashtu ka filluar të kuptojë fjalë dhe të di emrat e objekteve të njohura në shtëpi.
Një bebe me entuziasmin e lëvizjes dhe me energjinë shoqëruese është më kurioz se kurrë. Ai do të dojë të lëviz, kap, e të futet ku të mundet. Në këtë moshë kujdesu që të vendosësh mbrojtësa për bebin të ndryshëm në vëndet e rrezikshme.
Në këtë moshë bebi fut çdo gjë në gojë, prandaj sigurohu që ble lodra të përshtatura sipas moshës.
Lodra që lëvizin me të shtyrë: I japing mundësi të stërvisë aftësinë e tij të re prandaj zgjidh diçka me peshë të lehtë në mënyrë që bebi të mund ta komandoj dhe të bëj një xhiro në dhomë.
Format: Përpjekja për të kuptuar se përse kubi nuk hyn në formën rumbullake është një sfide e bukur për problem zgjidhësit e vegjël. Kjo është një lodër e cila e mban të argëtuar por dhe e streson pak në këtë moshë. Ju gjithashtu mund ti jepni një tas të madh plastik me disa topa dhe forma ndërtuese brënda dhe lejoje të shpik vetë lojën!
Topi: I ka njohur që më parë por tani topi është shumë më argëtues sepse mund të bëj më shumë gjëra me të.
Telefon lodër: Bebet kanë shumë dëshirë të imitojnë, edhe pse nuk mund të thotë shumë tani do të përpiqet të komunikojë duke mbajtur telefonin e duke shtypur butonat.
Librat: Në këtë moshë fëmijët janë të intriguer nga libra me pjesë brënda që hapen e nxjerrin supriza, ose material që mund të preket i ndryshëm nga libri. Në bazë të sugjerimeve të nënave ne ju rekomandojmë këtë libër që e gjeni lehtësisht te :
Blloqe ndërtimi: i jep mundësinë bebit të praktikojë artin e vendosjes sipër njëra-tjetrës. Nuk ka për ta arritur në fillim sepse më argëtuese për të do të jetë thjesht ti rrëzoj por kështu fillon. Blloqet duhet jenë përmasa të mëdha.
Kova dhe lopata: Për aktivitetin e preferuar të bebit mbushja dhe zbrazja, mund ti argëtojnë në plazh, park apo dhe shtëpi.