Fëmija yt këto ditë duket sikur nuk di të rri në një vënd! E ndërkohë që jeni duke e ndjekur ndoshta ju ka marrë pak malli për periudhën kur nuk ishte kaq e lëvizshme. Fjala përkufizuese e kësaj periudhe është ‘’aktive’’ dhe ata pëlqejnë çdo lodër që i angazhon të tërin, topa, lisharse, shkallë , sete etj. Ato duar të vogla janë më të kordinuara dhe e vogla juaj mund të përdor më lehtë lodrat, mund të ndërtojë kulla me blloqet e saj e madje mund të tentojë të vizatojë. Loja tashmë është eksperiment si ‘’çfarë ndodh nëse unë e hedh këtë top?’’ ose “çfarë ndodh po e hapa këtë sirtar?”
Në këtë moshë shumica e fëmijëve janë tepër të interesuar mbi pasojat e veprimeve të tyre, dhe për shkak se kujtesa e tyre nuk është plotësisht e zhvilluar ata nuk lodhen nga përsëritja. Fëmijët e kesaj moshe duan të imitojnë adultët prandaj shiko në kategorinë e lojërave që imitojnë jetën e përditshme.
Blloqe të mëdha ndërtese: Të mëdha mjaftueshëm që të ndërtojnë një kështjellë apo çfarë dëshiron i vogli. Por pjesa më emocionuese është se çfarë ndodh kur kulla të bjerë.
Lodrat me shtyrje -tërheqje: Lodra me shtyrje i ndihmojnë të lëviz nëpër shtëpi dhe lodrat me tërheqje janë më tepër për ata që kanë avancuar me ecjen. Jepi diçka për të parë. Lodra që lëshojnë tinguj.
Lodra me organizmim: Në këtë moshë ata argëtohen duke vendosur, future e hequr çdo gjë pra mund ti quajmë organizues të vegjël.
Lodra me ngjitje: Një ambjent i vogël i sigurtë ku fëmija mund të ngjitet, fshihet , rrëshqasë dhe të praktikojë gjithë aftësitë motorike disa herë.
Topi: çfarëdo lloj topi i lehtë për tu kapur e për tu goditur, top plazhi, top lecke , apo top plastike vetëm qëndro larg topave me përbërje sfungjeri sepse mund ti kafshojnë. Fëmija juaj do argëtohet duke goditur me shkelm, hedhur dhe ecur pas topit.
Lapsa me ngjyrë dhe letër: Le të fillojmë me vizatimin! Jepi fëmijës suaj pak ngjyra dhjami por pak mos e shpërqëndro dhe ngjiti një letër në dysheme në këtë mënyrë e ka më të lehtë të bëhet një Pikaso i vogël!
Automobil i vogël/lodër që i ndihmon të lëvizin: Kjo metodë është shumë më popullore se ecja. Sot në treg ka pafund opsione si bicikleta,makina, të cilat kanë dhe metoda mbajtëse për adultin për ta shtyrë kur fëmija lodhet. Shmang versionet elektronike ato janë të shtrenjta dhe i heqin eksperiencën që këto lodra ofrojnë fëmijës.
Libra: Fëmijët e kësaj moshe preferojnë çdo llojë libri me figura të objekteve të zakonshme apo aktiviteteve që sheh përditë. Fillo krijo bibliotekën e fëmijës tënd!