O babi!
E di që tani ke telefonin në dorë. Në fakt ti gjithmonë e ke telefonin në dorë, por a më bën një nder? Bëj një foto mamit.
Mamit të fëmijëve të tu. Dashurinë e jetës tënde. Ajo që po punon aq shumë për ti mbajtur të gjitha në kontroll për familjen tuaj të re.
Bëj më shumë foto asaj!
Po shihja telefonin një ditë dhe pash se kam pafund foto të bashkëshortit tim që po luan me fëmijët e nuk kam të vetes duke luajtur me ta. Ky është faji im!
Unë jam gjithmonë mbrapa kamerës, ose nuk e lej të më bëj foto pa mëndje. Më duket sikur gjithmonë duhet të jem e lyer apo në një pozicion të mire, sepse mendoj direkt si do dal e postuar në Facebook apo Instagram. Gjithmonë mendoj se do të postohet dhe do ta shohin e do të më gjykojnë.
Po nuk ka pse të jetë kështu. Ne na duhen foto të familjes tonë përfshirë dhe mua.
Kështu që baballarë nëse keni një grua si unë, një natë kur ajo është duke vënë vajzën në gjumë, bëj një foto ashtu përgjumësh, flokët e shkatërruar por në momentin e saj me fëmijën tuaj.
Pa e paralajmëruar
Pa poza
Bëj foton!
Kur ajo është në kuzhinë duke gatur dhe folur me djalin apo vajzën tuaj bëje foton!
Nëse po hidhet si e çmendur me fëmijën tuaj bëje foton!
Koha kalon aq shpejt dhe fëmijët rriten aq shpejt sa do vi momenti që do ikin të jetojnë vetëm.
Bëji foton!
Një ditë ajo foto është e vetmja gjë që do të ngelet.