Vera është pikërisht ajo stinë e vitit e cila është ndër më të veçantat sidomos për fëmijët. Rritja e temperaturave dhe fillimi i pushimeve e bëjnë edhe më argëtuese kohën dhe qëndrimin jashtë të të vegjëlve.
Por kjo nuk do të thotë që gjatë kësaj kohe ata nuk kanë nevojë për përkujdesje dhe vëmendje. Lëkura është organi që preket dhe ndikohet më shumë nga rrezet e diellit dhe lëkura e fëmijëve është shumë më e ndjeshme se e të rriturve. Çdo djegie nga dielli që mund të pësojmë në moshën e fëmijërisë do të lërë gjurmë duke na predispozuar në të ardhmen për kancer të lëkurës. Ne kemi disa këshilla për te gjithe prinderit te cilet kanë femije te vegjel
Së pari mbrojtja nga dielli me krem mbrojtës
Eshtë padyshim menyra më e mirë por jo e vetmja. Kjo fillon që me mosekspozimin në diell orët e rrezatimit më të fortë (10:00– 16:00) tek përdorimi i kapeleve me strehë të gjerëderi tek syzeve të diellit.
Duhet të bëhet zgjedhja e duhur në kremin që do përdoret, jo vetëm në drejtim të faktorit mbrojtës por dhe në drejtim të disa karakteristikave që duhet të ketë kremi mbrojtës tek fëmijët. Më të përshtatshëm janë locionet sesa kremrat që paraqiten në formë spray, për arsye se ata krijojnë një barrierë fizike ndaj diellit, ndërsa spray-it krijojnë një barrierë kimike.
Përpiquni te perdorni tek femijet kremra mbrojtës nga dielli me bazë minerale të cilët janë të sigurte dhe të efektshëm dhe gjithashtu shumë të përshtatshëm për fëmijë me lëkurë të ndjeshme. Shikoni që në përbërjen e tyre të kenë oksid zinku ose dioksid titani si përbërësit veprues. Gjithashtu duhet të ketë një faktor mbrojtës nga dielli me spf 40 ose më të lartë.
Përdorimi i kremit mbrojtës duhet të bëhet zakon për prindërit dhe për fëmijët, duhet të jetë një pjesë e rutinës së përditshme dhe duhet aplikuar në të gjitha zonat e ekspozuara të trupit.
Fëmijët e sapolindur kanë lëkurë shumë të ndjeshme. Për moshën 0-6 muaj nuk mund të përdorim krem mbrojtës, ata duhet të mbrohen nga dielli me veshje të përshtatshme, që ti mbajnë freskët por pa i ekspozuar sidomos gjatë orëve më të nxehta.
Shëtitjet rekomandohen vetëm herët në mëngjes ose pasdite. Kujdes i veçantë duhet treguar për të vegjëlit që vuajnë nga dermatiti atopik. Vërtet që stina e verës e përmirëson situatën e lëkurës, megjithatë nuk duhet harruar përdorimi i zbutësit rregullisht. Ai duhet të vendoset 30 minuta para aplikimit të kremit mbrojtës dhe në darkë para gjumit.
Mbani mend që në çdo rast ta lani fytyrën në fund të ditës, sepse mund të ndjeni tharje të lëkurës. Nëse e lini kremin kundër diellit gjatë natës, mund ta ndjeni lëkurën shumë të thatë mëngjesin tjetër.
Megjithatë kremi nuk është asnjëherë mjaftueshëm!
Mos harroni të hidratoni fëmijën
Ne humbim shumë më shumë ujë gjatë muajve të nxehtë përmes djersës, dhe një lëkurë dhe trup pa lëngje është është problemi më i madh i verës. Mbani një shishe uji në çdo kohë dhe sigurohuni që fëmijët të konsumojnë sa më shumë ujë gjatë gjithë kohës qoftë jashtë në plazh apo në ambientet e brendshme te shtepise.
Kujdesuni për lekurën edhe pas ekspozimit në diell
Bëni disa mbikëqyrje. Kur bie dielli, aplikoni një vaj kokosit ose xhel aloe vera në të gjithë trupin. Kjo gjë ndihmon lëkurën të rimëkëmbet nga rrezet që e kanë kapur.
Gjithmonë kushtojini më shumë rendësi se kurdo fëmijëve tuaj në stinën e verës. Mos e lini të qëndrojë gjatë në diell, mos e lini gjatë gjithë kohës me smartphone apo tablet, përpiquni t’i kushtoni sa më shumë kohë të jetë e mundur sidmos ditët në plazh.
Faqja me e madhe e shitjeve online.
Për nëna dhe femijë deri ne 5 vjeç
Facebook: Beba.al
Instagram: https://www.instagram.com/bebabeba.al/
1 comment