Në kaosin e stresit të përditshme, jetesa me fëmijë të vegjël lehtësisht mund të kthehet në thjesht mbijetesë. Darka, aktivitetet e gjumi fillojnë të ngjasojnë me një stil mbijetese sesa diçka të cilën ti ke krijuar me qëllim.
Por e thotë edhe shkenca se rutina dhe ritualet janë esenciale për të qënë një familje e lumtur dhe e lidhur.
Studimet sugjerojnë se rutina në familje lidhet ngushtë me prindërimin, dhe satisfaksionin te fëmijët. Studimet gjithashtu kanë zbuluar se rutina mund të ndihmoj në promovimin e mësimit të gjuhës dhe fjalëve te fëmijët, aftësinë e tyrë akademike dhe sociale, si dhe lidhjen e ngushtë me prindinërit.
Ne do ju ndihmojmë me katër mënyra për të reduktuar luftën, për të përballuar situata stresuese. Gjithashtu për të promovuar humorin, stabilitetin dhe lidhjen e shëndetshme në familje.
-
Rutina sjell bashkëpunim
Laura Markham nga Alpha Parenting thotë se vendosja e rutinës i ndihmon fëmijët të shmangin ndjenjën se ‘’po i thuhet çfarë të bjënë’’. Me rutinë ata e dinë aktivitetin që do bëjnë çdo ditë. Fakti që ata e dinë i ndihmon të ndihen sikur janë zot të jetës së tyre dhe i bën ata më të lehtë për të bashkëpunuar dhe më të pavarur.
Një mënyrë sesi ju mund të zhvilloni rutinën është përmes fjalëve. Përshembull “pasi të veshim pizhamet atëherë ne mund të lexojmë një libër.”
Për të reduktuar në mënyrë të ndjeshme luftën vendos shëmbuj si:
- “të gjitha detyrat e shtëpisë duhet të jenë mbaruar përpa se mund të ndezim ndonjë pajisje elektronike që ke qef.”
- “ti duhet të vishesh për në shkollë përpara se të hamë mëngjes.”
- “dhoma jote duhet të jetë e pastër përpara se ti të dalësh e të luash.”
Alternativa e kundërt e mungesës së rutinës. Kohë e palimituar para TV, orar random i gjumit të natës, mungese e kuptimit të përgjegjësisë, dhe një corgnizim total.
8 këshilla si të menaxhojmë kohën para ekranit për fëmijët tanë
Si të menaxhojmë kohën para ekranit për fëmijët tanë? Gjatë gjithë eksperiencës sime nuk kam pasur një prind të më vi dhe të më…
-
Rutina ofron siguri, qetësi dhe një ditë më të përballueshme
Kur fëmijët e dinë se cfarë do ndodh ndihen më të sigurt në ditën e tyre. Për shëmbull studimet sugjerojnë se fëmijët me një orar të qartë të gjumit të natës flenë më mirë dhe më gjatë. Sipas Elizabeth Pently autore e librit The No-Cry Sleep Solution. Detaje si të qënit konsistent për rutinën e një bebi si dushi, libri, fikja e dritave, kënga, muzika e bardhë , biberoni, apo kukulla e njëjtë për ta përqafuar kur fle në të njëjtën rradhë i japin bebit sinjalin se erdhi koha për të fjetur. I falin qetësi dhe e ndihmon të flej më lehtë. Vendosja e një rutine pas shkolle apo në fundjavë i ndihmon fëmijët të relaksohen dhe të bashkëpunojnë.
-
Rutinat shërbejnë si një faktor stabiliteti dhe largojnë stresin
Qetësia që ofron e parashikueshmja shërben si një faktor stabiliteti për prindin dhe për fëmijën në largimin e stresit, dhe në eliminimin e ankthit.
Rutina i ndihmon fëmijët në situata të panjohura apo dhe të vështira. Për shëmbull nëse fëmija e ka me qef leximin e një përalle përpara se të fiken dritat kjo e ndihmon atë dhe kur i duhet të flejë në një ambient të ndryshëm, si p.sh kur jeni me pushime etj.
Rutina mund të zhvillohet mes prindit dhe fëmijës apo dhe mes mësuesit dhe fëmijëve. Për ta mësuar me ndjenjën e ankthit kur largohet nga prindi. Në zyrën e doktorit apo në spital rutina ndihmon në përballimin e stresit kur është koha e vaksinave, apo dhe te situata të vështira.
Sipas Steinglas stresi në familje shpesh herë kuptohet direkt nga ndryshimi i rutinës. Por nëse rutina mbahet dhe nuk ka ndryshime drastike dhe në situata si divorci, probleme financiare apo dhe familjare ndihmojnë fëmijën të përballojë më lehtë ndryshimin. Rutina gjithashtu mund të ndihmoj që një anëtar i familjes të qëndroj pranë fëmijës përtej problemeve me partnerin.
Çfarë duhet bërë që bebi të dojë librat dhe leximin që në lindje
Bebi, Librat, Leximi Unë jam Valer Pinderi dhe nuk jam ekspert në fushën e fëmijëve por një prind i cili po ndan me ju…
-
Rutina krijon kujtime të bukura
Vendosja e ritualeve në rutinë ndihmon në krijimin e momenteve të bukura. Ritualet mund të përkufizohen si rutina të ëmbla që falin shumë dashuri. Ato mund të jenë dhe akte që i falin kuptim më shumë dhe krijojnë lidhje më të forta familjare, ndjesinë e të qënit në një familje dhe ndihmojnë në kuptimin e dashurisë në familjëe.
Një ritual mund të jetë një lloj e vecantë shtrëngimi duarsh mes jush, një këngë që ju këndoni kur fëmija bën dush apo mënyra sesi i shkel syrin vajzës tënde dhe sesi përshëndeteni kur ajo shkon në shkollë dhe tin ë punë.
Mund të jetë dicka që jo të gjithë e kuptojnë si fjalë me kode, shaka të brëndshme, festa të vecanta, regullat tuaja etj. Këto sjellje përsëritëse argëtuese dhe creative ndihmon në krijimin e lidhjes së ngushtë familjare.
Disa baballarë i veshin fëmijët cuditshëm në fundjavë apo vishen si batmani e luajnë me fëmijët e tyre. Një baba i ble vajzës lule cdo Pashkë që kur ishte 2 vjece e deri kur vajti 30.
Një mama kur i përgatit ushqimin vajzës për me vete i lë një shënim të ëmbël cdo herë. Kur ajo sëmurët shohin të njëjtin film dhe hajn sup. Të gjitha janë rituale të krijuara për të falur kënaqësi.
- Identifiko një ritual që të pëlqen t’ia shtosh festës, ditëlindjes, fundjavës apo dhe mëngjeseve të tua. Bëjë një herë dhe analizo cfarë të pëlqeu si një buzëqeshje apo ndjesia e të falurit lumturi e dashuri. Bëje gjithëmonë këtë gjë.
Çelësi për të pasur fëmijë të suksesshëm…Prindër të vëmëndshëm!
Çelësi për të pasur fëmijë të suksesshëm Një fëmijë i vogël që përdor fjalë të mëdha apo një gjeni i cili po hynë në…