Çfarë të prisni dhe si të kujdeseni për dhëmbët e bebit tuaj.
Prindërit mendojnë se procesi është vetëm disa ditë me ënjtje, shqetësime dhe acarime përpara se të çeli dhëmbi. Por zhvillimi i tyre fillon që përpara lindjes. Dhëmbët e parë formohen nën mishin rreth javës së 6 të shtatzënisë. Ato vazhdojnë formimin gjatë muajt të 3 apo të 4. Dhëmbët permanent gjithashtu fillojnë dhe formohen gjatë kësaj periudhe. Gjatë shtatzënisë ju mund të filloni të kujdeseni për dhëmbët e fëmijës. Ndiqni këshillat e doktorit për tu ushqyer mirë, duke konsumuar ushqime të pasura me kalcium si kosi, dhe jeshilet. Sapo i vogli juaj të filli të nxjerr dhëmbët e tij ju duhet të filloni të kujdeseni për to.
Ne kemi grumbulluar disa nga pyetjet dhe përgjigjet e zakonshme për t’ju ardhur në ndihmë gjatë kësaj periudhe.
Kur duhet të pres dhëmbin e parë?
Proçesi i daljes së dhëmbëve mund të filloj që kur foshnja juaj është 4 muajsh, por shumica e bebeve zakonisht i dalin në moshën 6 muajsh. Dhëmbët vijnë në çift. Dy dhëmbët e parë poshtë zakonisht dalin të parat të ndjekur më pas nga dy lart. Më pas dalin dhëmbët anash duke u ndjekur nga dhëmballët dhe dhëmbët e qenit. Dhëmballët e fundit dalin nga fundi. Fëmija juaj duhet të ketë gojën plot nga mosha 3 vjeçare, por dhëmbët permanent nuk do i zëvendësojnë ato deri nga mosha 4-6 vjeç.
Si të lani dhëmbët e bebit në 6 hapa
Hapi i 1: Zgjidh një furçë dhëmbësh për bebe Dhëmbët e bebit kane nevoje per furça speciale e cila varion nga mosha e bebit…
Bebi im lindi me një dhëmb? Duhet t’i hiqet?
Është një rast i rralle që disa fëmija lindin me një dhëmb dhe zakonisht një dhëmb në pjesën e poshtme. Mund të jetë një dhëmb real apo një dhëmb ekstra që në brendësi ka një dhëmb tjetër. Ky dhëmb do të bjeri vet kur do të vi koha të dali dhëmbi i bebit. Por ndonjëherë këto dhëmb-real apo ekstra duhet të hiqen për të anashkaluar rrezikun e mbytjes kur janë të lirshme apo kur pengon gji dhënien.
Fëmija im është 8 muajsh dhe akoma nuk i ka dal dhëmbi i parë. Ka diçka që nuk shkon?
Mos u shqetësoni. Dhëmbi i parë del zakonisht nga 4-12 muajsh. Nëse dhëmbi nuk ka dal deri në moshën 1 vjeçare akoma nuk është shqetësuese ,thjesht një fëmijë që do i dalin dhëmbët paksa vonë. Në raste të rralla një mungesë në daljen e dhëmbëve është shenja e një shqetësimi metabolik , por nëse ky do të ishte rasti fëmija do të kishte shfaqur probleme të tjera.
Fëmija im 4 –muajsh ka shumë jargë dhe shpesh herë fut dorën në gojë. A do të nënkuptojë kjo se është gjatë procesit të daljes së dhëmbëve?
Është e mundur, por jargët dhe futja e dorës në gojë nuk do të thotë domosdoshmërish shenje që dhëmbët po dalin. Fëmija juaj është i vogël akoma për ti dal dhëmbët, dhe në 4 muaj është normale që bebi juaj të vendosi objektet në gojë për ti eksploruar. Gjithashtu në këtë moshë ai po fillon të prodhojë më shumë lëngje në gojë në mënyrë për të gëlltitur e cila shkakton jargë. Por nëse ju jeni duke vënë re se fëmija juaj është i acaruar apo shqetësuar dhe ka tendencën për të kafshuar mbi gjoksin apo shishen sesa gëlltitja kjo ngjason me dhëmbët. Përveç jargëve , kafshimit, dhe acarimit një tjetër simptomë e dhëmbëve është humbja e oreksit. Enjtja dhe sensitiviteti ndaj ushqimeve të nxehta apo të ftohta do të e vështirësojnë procesin e ngrënies te fëmija dhe mund të ndikojë te gjumi.
Gjatë kohës kur dalin dhëmbët, mishi pranë tyre do të duket i kuq dhe i ënjtur dhe më pas mund të ndryshoj ngjyrë. Shpesh herë një puçërr e vogël shfaqet pranë dhëmbit kur del dhëmbi dhe mund të rrjedhe pak gjak në sipërfaqe. Nëse kjo puçërr zgjat më shumë se një javë pa dal dhëmbi ju duhet të kontaktoni me doktorin.
Bebi im ka temperature dhe pak diarre, a ndodh kjo për shkak të daljes së dhëmbëve?
Disa doktor nuk i lidhin këto simptoma me daljen e dhëmbëve, e ndërkohë që disa të tjerë e shohin këtë lidhje. Skenari i zakonshëm është se prindi do të sjell një fëmijë 6 muajsh të acaruar i cili ka temperaturë dhe pak diarre. Fëmija gjithashtu ka pak jargë dhe po kafshon gishtin e tij apo çdo gjë që mund ti zëj dora. Gjatë vizitës nuk shfaqet asnjë problem tjetër dhe prindi dërgohet në shtëpi me udhëzime për të menaxhuar temperaturën. Më pas dy apo tre ditëve ju vini re një dhëmb të ri dhe më pas zhduket temperatura dhe diarreja. Por kini kujdes sepse ndonjëherë ne këto simptoma ja adresojmë dhëmbëve kur është thjesht rezultat i një infeksioni.
Një këshillë e mirë në këto raste është se kur ju mendoni se është shkaktar dhëmbi ajo kalon me 24 orë. Nëse jo atëherë bebi mund të jetë i sëmur dhe duhet të shkoj te doktori.
Po kur bebi im ngacmon veshët? Është kjo pjesë e proçesit të dhëmbëve?
Shpesh herë është e vështirë për të kuptuar përse bebi juaj po ngacmon veshin. Shpesh ndodh sepse ka pak dyll apo mund të ketë infeksion. Disa bebe i ngacmojnë veshët kur i flihet gjumë. Unë zakonisht i them të shohin dhe shenje të tjera. Nëse bebi juaj po ngacmon veshin por është i lumtur dhe nuk është shumë i grindur atëherë kjo mund ti atribuohet daljes së dhëmbëve. Problemi, është nëse fëmija ka temperaturë, acarohet kur shtrihet apo ushqehet dhe së fundmi ka pasur një grip, mund të jetë rezultat i një infeksioni të veshit.
Si mund ta ndihmoj fëmijën tim?
Pjesa më e keqe e daljes së dhëmbëve është të shihni fëmijën tuaj me dhimbje . Por qetësohuni sepse çdo gjë lehtësohet me daljen e një dhëmbi. Dhimbja është më e dukshme me dy –katër dhëmbët e parë për bebit.
Ndërkohë që fëmija po çel dhëmbët, jargët mund të shkaktoj irritim në gojë. Vendosini pak një krem qetësuesi dhe te buzët për të mbrojtur lëkurën. Gjithashtu sende të ftohta e ndihmojnë për të mpirë dhimbjen dhe për të kënaqur dëshirën për të kafshuar mishin e dhëmbëve. Një zgjidhje e lehtë mund të jetë dhe një leckë e lagur në të cilën bebi mund të kafshojë. Gjithashtu ibuprofeni ndihmon gjatë natës në rast se bebi ka shqetësime dhe i ndërpret gjumin.
Kujdesi për dhëmbët e bebit
Pse duhet të shqetësohem për pastrimin e dhëmbëve të bëbit tim? Ato do bien gjithsesi. Dhëmbët e bebit janë shumë të rëndësishëm. Ato e…