Përse nënat ndihen të lodhura?
A e mendoje se do lodheshe aq shumë sa dhe zemra të dhëmb? Unë jo.
Po kisha dëgjuar të gjitha paralajmërimet dhe komentet që thonë të gjithë nënat ndaj nënave të reja dhe muajve përpara lindjes. “Fli tani se pastaj…” “Mendon se je e lodhur tani , se ke idenë se çfarë të pret.”
E kur kthej kokën të jem e sinqertë mendoja se e dija se çfarë lodhje me priste përpara se të bëhesha nënë. Pastaj u bëra me fëmijë.
Kjo nuk do të thotë se femrat pa fëmijë janë përtace sepse kjo nuk është aspak e vërtetë. Në përgjithësi femrat punojnë fort nga natyra dhe e tej mbushin vetën me detyra në çdo aspekt të jetës.
Lodhja e mëmësisë
Por ajo që mund të themi për mëmësinë është një lloj lodhje tjetër unike. Nga ato lodhjet që as nuk paguhesh më shumë për punën tënde dhe detyrat sa vijnë e shtohen.
Ne përgatisim drekat, lajmë rrobat, pastrojmë shtëpinë, i fshijmë hundët, bëjmë drekën, i çojmë me makinë nëpër kurset e tyre e shkojmë në punë e normal që ndihemi të lodhura.
E të gjitha këto kur krahasohen me lodhjen emocionale që çdo nënë përballet përditë. Është një nivel që se kisha idenë deri sa u bëra nënë. Kuptova që edhe kur trupi çlodhej, shpirti ishte i lodhur.
Po përse ndodh kjo?
Sot i bërtita djalit gjatë darkës. E tremba! Dhe ai është vetëm 6, një 6 vjeçar që po sillej normalisht si një 6 vjeçar. Po përse ndodhi kjo?
Nuk mund të mos e mendoj dhe e di që e lodha dhe e lëndova në atë moment. Sa më shumë e mendoj aq më keq ndihem sa do doja të ktheja kohën pas. Sapo fjalët dalin nga goja ato janë aty në hapësire dhe e kanë bërë efektin e tyre.
Dashuria për fëmijët e mi, kujdesi për ta dhe mirëqenia më lodh. E di që është punë e vështirë të jesh një nënë e këtë harrojmë shpesh herë.
Është çmenduri sa fuqi e pushtet kanë këta njerëzit e vegjël mbi ne …nënat. Kur ata mërziten, ne mërzitemi dyfish, kur ata lëndohen ne tashme jemi të lënduara. Edhe kur ata acarohen, ne jemi të xhindosura. Kur ata janë të turpëruar ne duam të mbulojmë.
Kur fëmijët tanë janë të lumtur, ne ecim pothuajse duke kërcyer. E kur ata janë duke qeshur ne qeshim me ta. Kur ata janë plot vetëbesim ne ndihemi më mirë. E kur ata tregojnë urtësi ne mahnitemi me ta.
Kur ata gënjejnë ne shqetësohemi mbi gjendjen e tyre. E kur nuk na respektojnë fillojmë trashim zërin.
Normal që jemi të lodhur. Ne ndjejmë çdo gjë që ndjejnë ata dhe është e lodhshme!
Kur fëmija juaj ka qarë në shkollë zemra jote është lënduar bashkë me të.
7 shënja që tregojnë se jeni një prind i mirë.
Çfarë tregon se je një prind i mirë Shpesh herë ne vejme në dyshim vetën kur merremi me fëmijët tanë. Prindërit modern përpiqen të…
Lodhje
Kur ti e di që vajza jote 17 vjeçare të gënjeu ku vajti dhe kishte dal në klub bashkë me shoqet. Ti je trembur për rrugën që ajo po ndjek.
Lodhje.
Kur je në vitet e para dhe e tregon dashurinë në çdo sekondë por muajt e para kur ajo vuante nga problemet me gazin dhe ti doje të ikje me vrap.
Lodhje.
Kur djali yt adoleshent del me një vajzë në një takim për herë të parë, ti buzëqesh me shikimin e tij e i lutesh zotit ta mbrojë.
Lodhje.
Prandaj e dashur mami, mos kërko falje sepse je e lodhur. Asnjëherë! Në vend të kësaj bëj pak pushim. Ulu dhe krijo pak kohë për vetën tënde. Shko te parukierja, bëj pak shopping. Kujdesu për veten.
Një ditë nuk do jesh kaq e lodhur e do thuash si fluturoi gjithë kjo kohë.
7 Frazat që duhet të përdorim me fëmijët tanë për ti berë ata të sukseshëm
Edukim për fëmijë të sukseshëm Filozofia Montesori është e vështirë për tu përmbledhur në pak fjalë por ka ndikime të rëndësihme në edukim dhe…