Gjidhenia
Gjidhënia nuk ka qënë gjithënjë një rrugë e thjeshtë për mua dhe fëmijët e mi. Më kujtohet hera e parë që tentova ti jap gji fëmijës sime ishte diçka e çuditshme e unë mendoja Si po ja dal? Kështu bëhet? Si ta mbaj fëmijën? A po pi ajo? Vetëm pyetje nëse ajo po hante mjaftueshëm, a duhet ti jepja çdo 3 orë apo sa herë që qante? A duhet ta zgjoja për të ngrënë? A duhet të vëj një alarm për të kujtuar veten? Sa herë duhet ti ofroj qumësht?
Në fillim isha tepër konfuze
Në fakt është normale dicka re të cilën nuk e ke bërë kurrë më parë të lë konfuze dhe të pasigurt derisa jam merr dorën. Bashkë me pyetjet e mia kisha dhe disa hapa mbrapsht kur foshnja ime nuk arrinte ta kapte tamam që për mua ishte më e vështirë se ajo. Por zgjati pak derisa unë dhe ajo ja dolëm të gjenim mënyrën tonë dhe çdo gjë u regullua sërish.
Sapo kuptova se ishte diçka që e perjetonin të gjitha nënat e reja, ndihesha mirë që ta paktën nuk isha vetëm në dilemat e mia. Me të gjitha pengesat rrugës mësova shumë gjëra. Aktualisht jam 4 muajshe shtatzënë dhe i kam dhënë gji 3 fëmijëve të mi dhe kam kuptuar pafund gjëra në këtë udhëtim. Prandaj më poshtë po ndaj me ju disa nga mësimet që gjidhënia më dha mua:
-
Mësova të kem vetbesim.
Kjo ndjesi mund të mos vi direkt por duhet të keni durim me procesin që po kaloni por dhe me veten do vi gradualisht. Edhe pse kisha qindra dilema për veten dhe fëmijën çdo gjë u sqarua rrugës. Për ne gjidhënia funksionoj por edhe sikur të mos kish funksionuar do kishim gjetur alternativë tjetër dhe ajo do ishte mirë sërish.
Si një nënë unë nuk e kisha idenë se çfarë po bëja në fillim. Një nënë e re e di mirë dilemat që të rrethojnë sapo e merr në krah foshnjen tënde. Por tani me katër fëmijë këto ditë akoma shpesh herë ndihëm sikur nuk e di se çfarë po bëj! Por ne mësojmë gjatë rrugës. Është një nga ato punë që ti mëson diçka të re përditë. Pranoje këtë dhe do jesh më e qetë me fëmijën dhe veten.
-
Mësova si të funksionojë në ekip
Më duhet të ndiqja shënjat e foshnjes time për çdo gjë që lidhet me gjidhënien. Më duhet ti jepja besim vetes dhe trupit tim. Shpejt kuptova se nuk ishte aq e lehtë! Ne jemi mësuar të lexojm udhëzimet e manualit dhe të masim progresin për të parë nëse po ja dalim apo jo. Me gjidhënien nuk ka një udhëzues për të lexuar por ju mund të konsultoheni me specialistët e laktacionit dhe videot e pafund në interent që janë krijuar për këtë gjë.
Por në fund duhet vetëm të besosh te vetja e foshnja juaj, te ekipi juaj. Kjo është dhe për nënat të cilat nuk i kanë dhënë gji fëmijës së tyre. Nëse ju keni zbuluar se udhëtimi juaj me gjidhënien si një ekip nuk po funksionon për ju dhe foshnja juaj nuk po shton në peshë si duhet dhe ti mendon se ke provuar çdo gjë dhe do i kthehesh suplementeve si formula etj pranoje dhe mos u mërzit as me veten as me foshnjen. Gjeni zgjedhjen më të mirë për të dyja palët.
Unë mësova se po të punonim bashkë si nënë e foshnje ishim shumë më efektivë sesa të punonim kundëra njëri-tjetrit.
-
Mësova si të mos bëj çdo gjë me nxitim.
Dita e një nënë eshtë plot me detyra nga nëjra te tjetra pafund punë. Këtë e ndjeva sapo u bëra nënë dhe e ndjej çdo ditë. Po mbaj tre fëmijë, po pastroj shtëpinë, po mbaj martesën, po punoj , dhe po mbaj mënd çdo gjë që duhet të bëj. Vrap gjatë gjithë ditës. Por bebi im ka nëvojë të ushqehet
Ka pasur plot herë kur i kam dhënë gji dhe i jap përgjigjur telefonit por shumicën e kohës më duhet të marr kohë vetëm për ne për ti dhënë ushqim. Ajo nuk mund të pres, ushqimi i saj është prioritet. Unë e ushqej kur ajo ka uri, prandaj kjo do të thotë se disa herë gjatë ditës unë ndaloj çdo gjë që po bëj dhe qetësohem për ti dhënë ushqim.
Është fantastike për të ndaluar nga gjithë vrulli dhe për ta marrë me qetësi. Edhe pse trupi im po punon fort kur unë po ushqej gocën mëndja imë mund të çplodhët gjithashtu. Këto janë momentet e bukura në ditë tepër të gjata që më kujtojnë sa shpejtë rriten fëmijët tanë.
Çfarë duhet të dijë çdo nënë e re për 3 muajt e parë me bebin
Këto tre muajt e fundit kanë qënë më të bukurit por dhe më të vështirit të jetës sime. Herë kam qënë e mbushur me…
-
Më mësoi rëndësinë e të bërit më të mirën për ne
Me gjidhënien erdhën dhe opinionet e të gjithëve dhe krahasimet më nënat e tjera. Mund të them së fundmi unë nuk e bëj më këtë gjë. Tani bëj më të mirën që mundem dhe si jap shpjegim askujt.
Kjo shpesh herë nënkupton se unë e vëj në gjum duke pirë qumësht sepse kjo funksionon për ne.
Unë i jap gji në publik sepse më duhet ta ushqej dhe nuk dua t’ia di kush po më sheh.
Se kam problem ti jap gji para të tjerëve sepse nuk dua të fshihem kur i jap gji fëmijës tim.
Ajo që dua të them është se gjatë gjithë jetës do të vinë opinione e këshilla nga shumë njerëz. Ne ecim dhe flasim vetëm për idenë e filozofitë tonë te të gjithë edhe kur të tjerët nuk duan ti dëgjojnë. Kjo do të ndodh në çdo fazë të rritjes së fëmijës. Prandaj ne duhet të dëgjojmë vetën dhe zëri më i lartë duhet te jetë i joni. Intuita e nënës nuk gabon kurrë.
5 këshilla të rëndësishme mbi dhënien gji.
Këshilla mbi dhenien gji Të gjithë kemi dëgjuar mbi përfitimet e pafund të qumshtit të gjirit për bebin. Ka postera në spitale e në…
-
Mësova ta dashuroj trupin tim
Oh trupi im i paslindjes! Të dashuroj! Të vlerësoj! Po aq i acaruar jam me ty!
Më duket sikur kurrë nuk do mundem të vesh më gjithë veshjet e mia përpara se të bëhësha nënë. Më duket sikur trupi im ka ndryshuar përgjithëmon dhe se barku im nuk do jetë më kurrë i sheshte e i fortë e këto shënja në trup do më shoqërojnë gjatë gjithë jetës.
Gjoksi im gjithmonë do më zhgënjej se kam idenë më cdo të thotë të rrij lartë!
Por nga ana tjetër kam aq respekt për trupin tim. Ky bark ka mbajtur tre fëmijë . Këto krahë e këmbë me fuqinë e tyre më kanë lejuar të mbaj e luaj me bebet e mia. Gjoksi im ka ushqyer tre fëmijë. E kjo është e mrekullueshme!
Mëmësia është një sfidë ashtu si gjidhënia.
Mëmësia si gjidhënia të mbush jetën.
Mëmësia si gjidhënia është intense.
Mëmësia si gjidhënia është një udhëtim plot Aventura dhe emocione.