Kur ne erdhëm në shtëpi pas lindjes me foshnjen tonë situata ishte konfuze, atë që të gjithë ju prindërit e rinj keni parë që ndodhnë ditët e para. Ne nuk ndinim asgjë, nga se mendonim se dinim. Ka shumë gjëra që do doja ti kisha thënë vetes dhe bashkëshortit tim për të marrë situatën nën kontroll por unë nuk e bëra. Nuk dija si tja bëja! Prandaj vendosa të shkruaj e t’ju ndihmoj të parapërgatisni bashkëshkortët e partnertët tuaj për atë që ndodh realisht kur vjen bebi në shtëpi. Unë do doja ti kisha folur partnerit tim e ti kisha thënë këto gjëra:
- Asnjëri nga ne nuk e kishte idenë se çfarë do ndodhte
E di që je prind për herë të parë por a e di çfarë? As unë, e thjeshtë se jam grua apo dikur mund të kem mbajtur ndonjë fëmijë nuk do të thotë se e kam idenë se çfarë duhet të bëj. Ky nuk është një konkurs se kush di më pak rreth foshnjave. Ne jemi të dy në këtë arenë dhe të dy pa njohuri. Nëse ti më pyet sërish përse foshnja po qan mesiguri që unë do të shoh gjithë inat sepse e vështirë për tu besuar por as unë s’ja kam idenë!
- Duhët të më ndihmosh
Mos prit të kërkoj ndihmë prandaj të lutëm bëj diçka. Ndërro pampersin, më jep diçka për të ngrënë apo dhe një shishe ujë kur unë po i jap gji fëmijës, apo dhe gatuaj e futi rrobat në lavatrice. Më kujto të pi qetësuesat e fundja çdo gjë është ndihmë. Ndjenja më e bukur është kur unë nuk duhet të kërkoj ndihmë dhe ti e bën vetë.
- Merre situatën në kontroll kur e sheh që kam nevojë për pushim
Kur mendon se unë kam nevojë për një pushim apo dhe një dush merre situatën në kontroll me një buzëqeshje në fytyrë. Përdore këtë kohë për tu afruar e njohur bebin tonë. Këndoji , kërce bëj çfarë të mendosh.
- A e di që unë do qaj pafund
Për të gjitha se kam kak nëpër duar se jam e lodhur, se më dhëmb gjoksi, se nuk po kuptoj se cfarë jam duke bërë apo se dhe dikush erdhi në shtëpi i paftuar. Unë nuk ndihem mirë trupi im ka marrë forma nga më të çuditshmet e ndërkohë ndjej një lumturi të madhe për këtë bëbe që kam në krahë. Lot e vetëm lot! Duhet të mësohesh pasi bashkë me këtë foshnje kaq të ëmëbël vijnë dhe lotët e mi. Më lejo të qaj pa më gjykuar.
- Kurrë s’jam ndjerë kaq e pasigurtë
Barku ka ikur po kilet më kanë ngëlur, e disa njerëz akoma mund t’ju dukem sikur jam shtatznënë. Sot mund të mos jem larë, flokët i kam gjithë yndyrë e këmbët se di kur jam kujdesur për to. I ke parë sytë e mi me rrathët që po bëhën një aksesor i pandashëm?
Përpiqu të më bësh të ndihem mirë pasi unë nuk po njoh më vetën. Ji i sjellshëm dhe i kujdeshshëm sa të rikthem te vetja kurrë s’kam qënë kaq e pasigurtë.
- Do kalojë shumë kohë në tualet.
E ti do mendosh se cfarë është duke bërë ajo atje? Unë mund të jem dhe duke u larguar nga situata që më rrethon për pak minuta ose thjesht e kam aq të vështirë të shkoj në banjë pas lindjes. Dhe mos harro që po u futa në dush të lutem më lejo ta shijoj atë pasi ajo është i vetmi luks që kam tani në këto momente.
- Unë nuk dua vizitor të paftuar!
Njerëzit për të cilën kemi folur më parë bashkë i pranoj por të lutem mos fto të tjerë kjo është koha më e gabuar pasi unë jam në përkushtim total të bebit tim dhe as nuk e kam mëndjen të kujdesem për të tjerë. Kjo është koha jonë si familje , mëso të thuash jo.
- Për fëmijën tim unë kthej cdo gjë përmbys.
Nëse ti më sheh dhe unë dua fëmijën në krah dhe kur e ka mami jot …ti duhet të ma japësh fëmijën në krah. Duhet të kuptosh lidhja që kam unë më fëmijën në këtë cast është e pandashme më lejo ta shijoj dhe përpiqu ta kuptosh.
- Çdo gjë do regullohet.
Ne jemi të mrekullueshëm bashkë. Bebi ynë e bën jetën më të bukur. Le ta shijojmë këtë udhëtim. Unë e ti mund t’ja dalim.