Stili Montesori i prindërimit
Sot në SHBA janë hapur afro 4,000 shkolla që praktikojnë stilin Montesori të prindërimit. Tashmë kjo fjalë është bërë tepër e zakonshme. Por edhe pse njihet si një formë alternative e edukimit ka akoma shumë paqartësi. Edhe pse është e vështirë për tu shpjeguar ne do përpiqemi t’ju japim sado pak informacion mbi këtë fenomen.
Çfarë është Montesori?
Metoda e edukimit Montesori u zhvillua nga Maria Montesori, femra e parë doktore italiane në fillim të shekullit të 20. Ajo përdori trajnimet si shkencëtare dhe arsimin si doktoresh për të observuar me kujdes fëmijët dhe krijojë një shkollë e cila i përshtatet natyrës së tyre, në vend të luftimit me të.
Për shëmbull nëse fëmijët parapalqejnë të jenë gjithnjë në lëvizje, përse të mos krijosh një shkollë që ja u mundëson atyre këtë gjë në vënd që të luftosh ti mbash ata ulur në karrige. Këto janë pyetjet që ajo bëri. Duke larguar të gjitha nocionet lidhur me si duhet të duket një shkollë dhe materialet që duhet të përdoreshin ajo i vëzhgoi fëmijët në habitatitin e tyre. Shkollat e krijuara u bazuan në studimet e saj dhe u quajntën Shkolla Montesori.
Më poshtë do të ju njohim me 10 parimet bazë të këtij edukimi për t’ju dhënë një ide më të qartë rreth Montesorit dhe nëse është e duhura për fëmijën tuaj.
10 të vërteta mbi vitin e parë të mëmësisë!
Viti i parë të mëmësisë Kur isha shtatzënë kam lexuar pafund libra mbi prindërimin, rutinën dhe ushqimin. Nëse kishte një libër në treg mbi…
1. Mësimi përmes eksperimentit
Fëmijët në shkollat Montesori mësojnë duke punuar me material, në vënd që të memorizojnë faktet e matematikës ata filloj në duke numëruar materiale konkrete. Ata përdorin objekte të vogla si për shëmbull gërma prej druri të njohura si alfabeti në lëvizje për të mësuar të lexojnë dhe shkruajnë. Maria Montesori në vëzhgimet e saj kuptoj se fëmijët duan të jenë gjithënjë në lëvizje dhe të mësojnë përmes eksperimenteve në vënd që të rrinë ulur dhe të dëgjojnë mësuesin.
2. Klasa të përbërë nga mosha të ndryshme
Klasat Montesori përfshijnë grupmosha të ndryshme dhe shkallë aftësie jo të barabartë kryesisht duke i ndarë në tre grupe si: 3-6 vjeç, 6-9 vjeç etj. Të mësuarit nga më të mëdhenjt inkurajohet pasi të vegjlit mësojnë duke vëzhguar fëmijët në një moshë më të madhe dhe formonë njohuritë dhe fitojnë aftësi lidershipi përmes dhënies së ndihmës fëmijëve më të vegjël.
Aktualisht përveç kopshteve ekzistojnë dhe shkolla 9 vjeçare dhe të mesme në stilin e edukimit Montesori.
3. Periudha pune pa ndërprerje
Të gjitha shkollat Montesori kanë periudha të gjata pune pandërprerje kryesisht 2-3 orë në varësi të moshës. Në vënd që të kenë 30 minuta matematikë dhe 30 minuta gjuhë , fëmijët kanë një mëngjes të gjatë dhe periudhe pune pasdite në një klasë që i përfshin të gjitha subjektet. Kjo periudhe e gjatë i lejon atyre të përfshihen thellë me materialet dhe të arrijnë përqëndrimin që duhet.
4. Lëndët
Përvec matematikës, gjuhës dhe shkencës shkollat Montesori përfshijnë dhe dy lëndë risi në shkolla: praktika dhe ndjeshmëria.
Praktika konsiston në ushtrime që i lejon fëmijët të mësojnë aftësitë që I duhen në përditshmërinë e tyre. Për të vegjlit kjo përfshin si të ujisin lulet, lidhin këpucët apo pastrojnë një tavolinë. E për më të mëdhenjtë kjo përfshin krijimin e një buxheti dhe nisjen e një biznesi.
Ndjeshmëria përfshin të gjitha senset dhe përdoret më tepër për klasat më me fëmijë më të vegjël. Montesori besonte se fëmijët mësojnë përmes shqisave të tyre dhe ka materiale të krijuara specifikisht për ti ndihmuar ata të mjeshtërojnë senset si nuhatja, dëgjimi etj.
5. Roli I Mësuesit
Një mësues Montesori shpesh herë në këtë shkollë referohet me termin udhëheqës dhe kjo reflekton rolin jo traditcional. Detyra e një udhëheqësi është të vëgjojë fëmijët dhe ti prezantojë me materialet akademike në momentin e duhur. Në një klasë një mësues është i vështirë për tu gjetur pasi ai/ajo shpesh herë është duke punuar me një fëmijë në vënd të qëndrimit para klasës dhe të biseduarit me të gjithë. Maria Montesori e mendoi rolin e mësuesit si udhëheqës për ti treguar mjetet për të mësuar sesa dikush që jep njohuri dhe fakte.
6. Liri brënda kufijëve
Detyra e një shkolle montesori është drejtimin e ka fëmija. Një mësues i jep fëmijës një mësim mbi materialet që ai nuk ka përdorur më parë, por fëmija më pas zgjedh vetë për të punuar mbi të nëse ka dëshirë. Fëmijët në klasat Montesori vendosin ku duan të ulen dhe me cfarë do të punojnë me udhëhqeje nga mësuesi. Një fëmijë nuk do të lejohet të kërcejë gjithë ditën në klasë dhe të shpërqëndrojë miqtë e tij apo të vizatojë gjithë ditën por mund të zgjedh nëse do punojë me matematikën ose gjuhën dhe nëse do ulet në tokë apo tavolinë për ti bërë detyrat.
7. Edukimi i fëmijës
Montesori përqëndrohet në edukimin e fëmijës duke përfshirë aspektin fizik, spiritual, social, mendor dhe emocional. Kjo nënkupton se mund të gjesh një 3 vjeçar në këtë shkollë duke ecur me kujdes në një vijë të drejtë duke mbajtur një gotë me ujë e këtu ai po mëson të kontrolloj trupin dhe lëvizjet e tij. E ndërkohë mund të gjeni gjithashtu një fëmijë që po mediton apo po bën joga ndërkohë që shoku i tij ngjitur po bën ushtrime matematikë. Të gjitha këto komponent konsiderohen të rëndësishme.
8. Kurrikulumi individual
Nëse një klas Montesori ka 25 nxënës të ndryshëm , secili nga këta mund të jetë në nivël të ndryshëm akademik që vëzhgohet dhe ndiqet nga mësuesi. Në vënd të mësimeve në grup mësuesit Montesori japin mësimi vec me një person. Duke u përqëndruar kështu te niveli I nevojave të tij. Kjo është e mundur pasi shumica e fëmijëve punojnë individualisht duke praktikuar e përmirësuar detyrën që I është dhënë.
Përse 3 vjeçarët sillen si adoleshentë?
Sjellja e 3 vjeçarëve “Përcaktimi i një trevjeçari adoleshent: një njeri i vogël që bashkëjeton me ju i cili sipas certifikatës ështe vetëm 3…
9. Mjedisi i përgatitur
Një klasë montesori i referohet një ‘’mjedisi të përgatitur’’. Ato krijohen me të gjitha elementet për të cilat një fëmijë ka nevojë për të eksploruar dhe mësuar individualisht. Pra, ka rafte në nivelet e tyre dhe me materiale tërheqëse për të mësuar e punuar. Mësuesit montesori i vëzhgojnë fëmijët dhe vendosin cfarë detyre të vendosin në raft për ti tërhequr vëmendjen fëmijëve. Klasat montesori janë minimaliste dhe nuk kanë shumë ngjyra por kanë dritën natyrale për të mundësuar përqëndrimin. Çdo gjë në klasë ka një vënd specifik në raft dhe vendoset aty për ti mësuar fëmijët dhe me rregullin.
10, Edukimi i paqes
Maria Montesori jetojë në periudhën e luftrave botërore dhe krizave globale. Ndoshta për këtë arsye ajo i kushtoi rëndësi edukimit mbi paqen. Ajo besonte se e ardhmja e botës varet nga cfarë I mësojmë fëmijëve mbi paqen dhe ky besim reflektohet sot në shkollat Montesori.
Fëmijët mësojnë rreth botës por edhe rreth metodave për tu qetësuar dhe zgjidhjes së konflikteve në mënyrë paqësore.
Nëse e gjeni veten tek kjo filozofi edukimi atëherë filloni të lexoni më shumë rreth Montesori.
7 Frazat që duhet të përdorim me fëmijët tanë për ti berë ata të sukseshëm
Edukim për fëmijë të sukseshëm Filozofia Montesori është e vështirë për tu përmbledhur në pak fjalë por ka ndikime të rëndësihme në edukim dhe…