Mësime për prindërit
Çfarë viti! Ke punuar aq shumë dhe ia dole! Të rrisësh një fëmijë është një nga detyrat më të vështira dhe ti ia dole ta bësh me energji dhe dashuri. Ne ju përgëzojmë mama!
Këtë vit mësuam shumë , ja disa mësime për prindërit nga ky vit
-
Është më e rëndësishme të përgëzoni përpjekjen e fëmijës suaj sesa rezultatin.
Sipas ekpertëvë të qasjes Montesori Kristina Clemer shkruan se ‘’të përgëzosh pëpjekjen e fëmijës për një punë sesa rezultatin ndihmon në përcjelljen e motivimit dhe fëmija beson se mund t’ia dal me përpjekjet e veta. Në vënd që ti thoni fëmijës ‘’jeni një djal i mirë, ju duhet ti thoni ‘’vura re që ti u tregove shumë I kujdesshëm me vëllain e vogël dje kur I dhe lodrën tënde.” Kjo I tregon se e vë re sjellje e mirë, pa e gjykuar atë. Në vënd që ti thoni ti je një artist I mirë provo ti thoni ‘’vura re se ishe shumë I përqëndruar të piktoruje si e imagjinoje.”
-
Të tregohesh I ndjeshëm
Kur prindërit tregojnë ngrohtësi dhe afeksion fëmijët marrin mesazhin e vetbesimit, një preformancë me e lartë akademike, komunikim I mirë prind-fëmijë dhe më pak problem sociale apo psikologjike. Të tregosh emocione në rutinën e përditshme është e lehtë thjesht përqafoje fëmijën apo luaj me ta.
-
Lidhja nxit zhvillimin
Sipas Deborah Macnamara ‘’kur fëmijët e dinë se prindërit I duan ata janë të lirë të luajnë, zbulojnë, imagjinojnë dhe të përqëndrohen. Është paradoksale kur ne I plotësojmë dëshirat por I detyrojmë të jenë të pavarur. Kur një fëmijë maturohet ata e dinë vet momentin e duhur kur të kapin timonin dhe ti do marrësh rolin e këshilluesit.”
-
Nuk duhet të harrojmë së fëmijët janë qënie njerëzore.
Duket diçka shumë e qartë por ne harrojmë se fëmijët kanë të njëjtat luhatje emocioni sit ë rriturit.
Rebeka Eanes shkruan se ‘’shpesh herë fëmijët dënohen sepse sillen si njerëz. Ata nuk duhet të jenë të mërzitur, të kenë ditë të këqija, apo të përdorin intonacionin e ironisë. Por ne adultët mund ti bëjmë këto kurdo. Duhet të përpiqemi të mos I trajtojmë një nivel më të lartë kërkesat për fëmijët tanë sesa vetës.” Për fëmijën problemet janë reale edhe pse ne mund të na duken qesharake.
Çfarë lloj prindi je ti? Tipologjitë e prindërimit
4 tipologjitë e ndryshme të prindërimit Karakteristikat dhe efektet e tyre. Çfarë janë tipologjitë e prindërimit? Tipologjitë e prindërimit përdoren në psikologji sot bazuar…
-
Fëmijët kanë nevojë për ndihmën tonë për të përballuar acarimin.
Shpesh herë ne reagojmë kur fëmijët kanë një shpërthim emocioni por ekspertët theksojnë se në vënd se ti përgjigjemi ne duhet të demonstrojmë mirëkuptim dhe durim. Fëmijët nuk e dinë si ta trajtojnë këtë emocion dhe ne duhet ti udhëzojmë. Për shëmbull në vënd të thuash ‘’një djalë I rritur nuk e bën këtë’’ thuaj ‘’fëmijët e rritur po dhe mami me babin shpesh herë I kanë këto ndjenja. S’ka problem do kalojnë.”
-
Përqëndrohu mbi apsektet positive të fëmijës suaj
Është tepër e lehtë të përfshiheni në detajet që nuk shkojnë me fëmijët tanë-2 vjeçi I tmerrshëm, nevoja e tyre, orari I gjumit etj. Por me pak ushtrim ne mund të përqëndrohemi te pozitivja dhe ta transformojmë pikëpamjen tonë. “Ai është shumë kurioz për botën që e rrethon’’ na detyron ta shohim me pozitive ndodhitë sesa ‘’pse nuk pushon së bëri pyetje?”
-
Ju mund ti ndryshoni rregullat sa herë të doni
Carol Tuttle thotë se ‘’si prind ti ke përgjegjësinë të vendosësh kufinjt. Por nëse një fëmijë bën vazhdimisht rezistencë, mos I detyro të binden. Pyet veten dhe fëmijën ‘’Pse?” Mendo për veten si udhëzuesi I besuar I fëmijës tënd , por jo diktatori.
Kur ata ju shohin kështu, do dëgjojnë më shumë dhe do ja u bëjnë më të lehtë bindjen.
-
I vogli juaj mund të jetë lideri herë pas here
Fëmijët, sidomos fëmijët ekspresiv ndihen mirë kur kanë mundësi zgjdhetje, dhe kjo shpesh herë jep rezultatin e sjelljes së mirë. Sigurisht ju duhet ti vini përpara alternativave që i dëshironi ju si p.sh ‘”Dëshiron të lexosh 1 apo 2 libra sot?”
Duke I dhënë atyre sensing e autonomisë do ndihen të vlerësuar dhe do jenë më të gatshëm për të dëgjuar.
-
Ne duhet ti mësojmë fëmijët tanë për sigurinë
Ne duhet ti mësojmë fëmijët tanë rreth sigurisë së trupit që në moshë të vogël. Kjo nënkupton ti tregoni emrat e duhur të pjesëve të trupit, cilat janë intime dhe duke i treguar kuptimin e të sigurtës dhe të pasigurtës.
-
Ju mund ti lini të dështojnë herë pas here
“Shtëpia është provë për jetën…është vendi kur ata mësojne se i duan pamvarsisht gabimeve që bëjnë.”
7 Frazat që duhet të përdorim me fëmijët tanë për ti berë ata të sukseshëm
Edukim për fëmijë të sukseshëm Filozofia Montesori është e vështirë për tu përmbledhur në pak fjalë por ka ndikime të rëndësihme në edukim dhe…