Në ditët e sotme prindërit vihen në dileme mbi mitet e famshme , si do ja tregojnë fëmijëve, deri kur duhet ti gënjejmë? E kur fillon dëmton gënjeshtra e bardhë e babagjyshit?
Një specialist shëndetit, gazetare dhe nënë e dy fëmijëve e shpjegon qasjen e saj mjaft interesante mbi këtë temë paksa delikate.
Kur fëmijët lindën kisha ndjenja të kundërta për gënjeshtrat e bardha rreth ekzistencës së babagjyshit. Marrëdhënia prind fëmijë është kritike dhe unë nuk dëshiroja që të thyeja besimin e vajzës time tek unë. Prandaj fillova të lexoja se çfarë mendonin ekspertët dhe kuptova që shumë nga frikërat e mia ishin pa bazë.
“Kur bëhet fjalë për mitin e Babagjyshit të Vitit të Ri, gënjeshtra nuk i dëmton fëmijët sepse fokusi është më tepër te simbolika e eventit gjatë sezonit sesa realitetit ‘’pse”-thotë Dr. John Mayer psikolog i specializuar te fëmijët dhe prindërimi. Mayer thekson se historia e babagjyshit është pjesë e traditës që është e rëndësisshme për fëmijën dhe ofron shumë avantazhe sociale dhe zhvillimore.
Shpjegimi i tij kishte kuptim për mua. Pastaj kush nuk do të besoj te babagjyshi i vitit të ri? Prandaj unë vendosa të gënjëj. Bashkëshorti im besonte se kjo e bënte Krishtlindjen dhe Vitin e ri më ‘’magjike”. Kështu dhe te ne erdhi Babagjyshi. Por unë i mbajta gjërat në minimum, duke i treguar fëmijëve se ata mund të kërkonin nga ai vetëm 1 gjë të madhe. Po prap ndihesha keq sa herë duhet të manipuloja me të vërtetën.
Prandaj këtë vit kur më i madhi i fëmijëve të mi mbushi 8 vjeç vendosa se ishte momenti i duhur për ti treguar. Unë dëshiroja t’ja thoja përpara se ta kuptonte të vërtetën nga të tjerët dhe ti paraprija zhgënjimit të madh. E si mund t’ja tregoja se Babagjyshi nuk ekzistonte pa ja thyer zemrën?
Ishte një vendim i vështirë e nuk e dija nëse po e ndërmerrja shpejt në kohë por unë doja të isha e sinqerta me të. ‘’Shumica e fëmijëve kuptojnë pse prindërit i gënjyen për Babagjyshin prandaj nuk ka impakt të madh te fëmija gënjeshtra”-shpjegoi Dr. Wyatt Fisher, psikolog. Por kur prindërit po mendojnë nëse do bashkohen me traditën e babagjyshit ata duhet të kenë në konsideratë se kur fëmijët do të zbulojnë të vërtetën mund të jenë të zhgënjyer, mërzitur dhe mund të reagojnë.
E mora vajzën mënjan për të ngrënë një akullore dhe i shpjegova se tani është mjaftueshëm e rritur për ta bashkuar me ekipin e Babagjyshit. I thash se magjia e Babagjyshit pasohet nga prindi te fëmija dhe është rreth dhurimit në mënyrë anonime gjatë gjithë vitit. I shpjegova se jo çdo 8 vjeçar është rritur mjaftueshëm për të ndërmarrë këtë përgjegjësi prandaj ajo nuk mund ti tregoj shoqeve se zyrtarisht është një Babagjysh.
Sipas Mayer “Kur fëmijët zbulojnë të vërtetën e Babagjyshit është një moment ‘’ah-ha’’ ku kuptojnë se prindërit e tyre janë dhurues fantastik.
Vajza ime është tepër e lumtur se është gati për tu bërë një babagjysh dhe mezor po pret të përzgjedh dhuratat e motrës së vogël dhe të mbushi këndin poshtë pemës me to.
Unë i shpjegova se detyrat e saj nuk janë vetëm një herë në vit por ajo mund të jetë një babagjysh sa herë që nevojitet. Prandaj ne herë pas herë përgatisim diçka për te azili i pleqëve apo lëmë një dhuratë te Shtëpia e Fëmijës në mënyrë anonime (si babagjyshi).
Ka shumë mënyra për të treguar të vërtetën për Babagjyshin. Ju e njihni më mirë se kushdo fëmijën tuaj , ktheje këtë moment në një traditë të bukur për ju si rasti mësipërm.
Tradita e babagjyshit e ktheu shtëpinë time nga një qasje sekretë në një magji për ti dhuruar një të huaji, në mnëyrë anonime për të falur buzëqeshje dhe gëzim.
Kjo jo vetëm ruajti marrëdhënien e sinqertë mes meje dhe fëmijës po i mësoi një mësim me vlerë rreth dhurimit. Ajo argëtohet duke më shkelur syrin kur i flasim të voglit për Babagjyshin dhe mezor pret të veprojë në rolin e saj të ri të përzgjedh dhurata për të.
Unë nuk pendohem. I dhurova magjinë e babagjyshit derisa ishte 8 vjeçe e më pas i dhurova ndjesinë e bukur e të dhuruarit dhe bamirësisë për gjithë jetën.
Gëzuar festat nga mamidhebebi.al !