Kur sollëm foshnjen në shtëpi ishim të hutuar, si çdo prind i ri. Nuk denim asgjë. Por ne do ju ndihmojmë të navigoni në këtë udhëtim të ri. Kjo është për ty babi i ri…
-
Të dy nuk dimë nga t’ia nisim. Mos e harro këtë edhe unë jam si ti.
E di që ti nuk e ke pasur këtë rol më parë, por e di se çfarë? As unë! Thjesht sepse jam një fëmër nuk do të thotë se di shumë për atë që duhet të bëjmë. Kjo nuk është një garë kush di më shumë për bebet. Kjo është një beteje ku që të dy jemi pa armë, s’ja kemi idenë. E nese ti më pyet përse bebi po qan sërish dhe unë të hedh një shikim sikur po të vras –kuptoje se as unë se di pse bebi po qan.
-
Më ndihmo!
Mos prit që unë të kërkoj ndihmë. Prandaj të lutëm bëj diçka pa të thënë…ik ndërroja pampersin, më jep diçka për të ngrënë ose pirë kur unë po i jap gji fëmijës, gatuaj dreken, më jep ilaçin. Çdo gjë më ndihmon vetëm bëj diçka. Ska ndjesi më të bukur se të bësh diçka pa të kërkuar unë. E do ta kujtoj pas 6-8 javësh…
-
Më zëvëndëso kur unë kam nevojë për pushim.
Kur fillon ta dallosh se unë kam nevojë për pushim, apo dhe një dush më zëvëndëso me një buzëqeshje në fytyrë. Shfrytëzoje si kohën tënde për t’ju afruar bebit, foli, këndoji bëj çfarë ke dëshirë por me jep dhe mua kohën time për pak pushim.
-
Unë do qaj shumë…shumë.
Do qaj për gjërat më idiote si për shëmbull mu bën duart pis me kakë…po po ndodh. Unë jam e lodhur, gjoksi më dhëmb, nuk po e kuptoj se çfarë po bëj. Dikush erdhi në shtëpi pa lajmëruar…lot. Trupi im ka marr kot…lot. Ndihem e trishtuar…lot. Ndihem kaq e lumtur…lot. Pra besoj se e kuptove lot pafund. Mësohu se as unë nuk e dija që do qaja për budalliqe. Por jam në këtë botë të re plot lot si nga unë si nga bebi e s’po e kuptoj se çfarë po ndodh. Më lejo të qaj pa më gjykuar. Por gjithashtu njihu me gjitha shënjat e depresionit post partum …ti mund të më ndihmosh.
-
Nuk kam qënë kurrë me kaq pak vetbesim.
Edhe pse barku duket sikur me iku unë akoma po qaj për gjithë peshën që kam shtuar. E di që disa njërëz më kujtojnë shtatznë. Sot nuk jam larë , dhe flokët i kam gjithë yndyrë. Më ndihmo të më ngresh humorin e di nuk jam vetvetja por ji xhentil me mua. Ti e di që s’mund të kryesh marrëdhënie me mua tani por kjo nuk do të thotë të mos më përqafosh apo të më mbash dorën, të më thuash sa mirë po ja dal.
-
Do kaloj shumë kohë në tualet.
Mund ta vrasësh mëndjen se çfarë jam duke bërë aty. Ndoshta jam duke u fshehur nga njerëzit por ndoshta thjesht po përdor tualetin e me gjithë çfarë kam kaluar kjo s’është aspak e lehtë.
-
Unë nuk dua vizita në shtëpi.
Sigurisht për ata pak njerëz për të cilët ramë dakord në fillim jam ok. E di që duan të shohin si jemi edhe unë edhe bebi por të lutëm mos më fto njerëz në shtëpi. Unë akoma s’kam kutpuar vetën, jam pothuajse 24 orë me gjoksin jashtë, uniforma e re përbëhet nga tutat dhe një t-shirt.
Më jep kohë dhe hapsirë. Duhet të bëhesh ti ai që i thua ‘’JO”’ të prerë vizitave.
Edhe me ata që kemi rënë dakord nëse po e kalojnë kohën e qëndrimit duhet ti largosh ti. Mos harro unë kam nevojë për shplodhje dhe momentet e mia të para me foshnjen.
-
Mos u çudit nëse më sheh që tashmë jam shëndruar në një arushë për të voglin e saj.
Kjo nuk ndodh vetëm me bebin por edhe me ty. Kam nevojë të më qëndrosh pranë të më mbështesësh . Ne i jemi future kësaj sfide bashkë dhe unë kam nevojë të ndihem sikur jemi ekip.
Prandaj nëse ka njërëz në shtëpi dhe unë kam atë shikim ‘’dua bebin tim tani!” i dashur më jep bebin.
-
Mos harro çdo gjë do bëhët mirë.
Ne ja dalim për bukuri bashkë. I vogli jon na ka bashkuar më shumë edhe pse s’duket. Le ta shijomë këtë kohë se do fluturoj pa e kuptuar.

7 Frazat që duhet të përdorim me fëmijët tanë për ti berë ata të sukseshëm
Edukim për fëmijë të sukseshëm Filozofia Montesori është e vështirë për tu përmbledhur në pak fjalë por ka ndikime të rëndësihme në edukim dhe…