Zhvillimi i femijes nga 33-35 muajsh
33 muajsh
“Po i hëngre bizelet do të jap çokollat.” Ju duken fraza të padëmshme apo jo? Po janë edhe s’janë. Përdorimi i tyre me tepricë nuk është problematik por shëndrimi i tyre në zakon shpërblimi të kthehet kundra. Eventualisht i vogli juaj nuk do të bashkëpunoj po nuk pati oferte shpërblimi e kështu duke mos mësuar konceptin e të bërit diçka për vlerën që ka. Ndërkohë që ju jeni duke mësuar idenë e bashkëpunimit mos harro se duhet të vlerësoni sa më shumë pasi ajo motivon ‘’ti bëre një punë të shkëlqyër me vendosjen e lodrave në vëndin e tyre!”. Jepi fëmijës shperblimet e duhura dhe ato janë më të papriturat.
Tani që fëmija juaj është bërë një bashkëbisedues i mirë është shumë e rëndësishme të bisedoni sa më shumë. Bisedoni pa shpërqëndrime nga TV apo ekranet p.sh gjatë vaktit të ushqimit. Sa më shpesh që të mundesh dëgjoje kur ajo do të bisedoj dhe kije vemendjen. Ji një dëgjuese entuziaste dhe ofro fjalë të reja në bisedë sidmos fjalë si ‘’krenare’’ ‘’vullnet’’ ‘’zhgënjim’’ apo dhe ‘’merak’’.
Një temë bisede që bën mirë ta nisni herët është kujdesi ndaj mjedisit. Shëmbulli fillon nga ti duke i treguar si të ricikloni shishe apo gazeta. Shpjegojini si gjërat ndikojnë te kafshët dhe toka.
Sugjerime për libra fëmijësh këtu
Zhvillimi i femijes nga 30-32 muajsh
30 muajsh Është momenti për ta prezantuar me disa ‘’detyra shtëpie’’ Nuk ka asnjë formulë magjike për ti mësuar të voglit tuaj konceptin e…
34 muajsh
Shumë prej tyre i thonë ‘’bye bye ‘’ gjumit të drekës.
Nëse i vogli juaj po bën rezistencë kohët e fundit ndaj gjumit të drekës mund të jetë koha për të hequr dorë prej ti. Nuk ka problem për sa kohë je gati për disa ditë apo javë sa të bëj tranzicionin e orareve të reja. Një metodë ndihmuese afro orarin e gjumit të darkës.
Dhe meqe jemi duke biseduar për gjumin e natës mos u habit nëse fëmija juaj fillon të ketë frikë nga errësira. Pse? Është thjesht imagjinata e tij e cila çfarë nuk gatuan sapo fiken dritat. Mund të duket qesharake për ty por këto frikëra për të janë reale prandaj mos e tall apo mos e detyro të përballet me ‘’gogolin’’. Në vënd të kësaj trego empati “e di që errësira mund të jetë e frikshme ndonjëherë ‘’ dhe ofro të kontrollosh një herë dollapin apo poshtë krevatit që çdo gjë është siç duhet.
Edhe fëmijët që janë trajnuar për të shkuar në tualet kanë disa hapa mbrapa në situata stresuese si p.sh kopshti, dado e re, apo bebi i ri në shtëpi. Disa shkaktarë të tjerë janë rutina e re apo dhe përqëndrimi i madh në lojë sa harron të shkojë në tualet e kujtohet vetëm pas aksidentit të vogël. Ki durim mos i fol ashpër.
Sugjerim për lodra fëmijësh këtu
35 muajsh
Kur bëhet fjalë për ABC-në apo 1, 2, 3 shumica e fëmijëve janë mjaftueshëm kurioz ti kuptojnë. Ju mund ti prezantoni leximin dhe disa koncepte fillestare të matematikës por merre lehte dhe shëndroje në proces argëtues dhe jo një detyrë. Leximi është një mënyrë fantastike për të mësuar alfabetin prandaj zgjidh libra që bëjën lidhjen përmes gërmave me objekteve. P.sh vendos emrin e fëmijës tuaj me letra të mëdha. Përfshi numërat në rutinën e përdishtme duke numëruar biskota, shkallë etj.
Ajo mëndje kurioze mund të funksionojë dhe duke të sfiduar. Mos u habit kur të dëgjoni gënjeshtrën e parë. Në mëndjen e tyre gënjeshtra është thjeshte për ti shpëtuar diçkaje. Edhe kjo do kaloj por beje të lehtë të tregoj të vërtetën. Në vënd të akuzës bëj pyetje ‘’Si përfundoi pjata në tokë ? » dhe shpërble sinqeritetin.
Sugjerim për lojë në këtë moshë këtu
Përse 3 vjeçarët sillen si adoleshentë?
Sjellja e 3 vjeçarëve “Përcaktimi i një trevjeçari adoleshent: një njeri i vogël që bashkëjeton me ju i cili sipas certifikatës ështe vetëm 3…
Sugjerim nga mamidhebebi.al
Lodra për bebat tuaj mund ti gjeni një klikim larg pa patur nevojë për kartë krediti këtu