30 muajsh
Është momenti për ta prezantuar me disa ‘’detyra shtëpie’’
Nuk ka asnjë formulë magjike për ti mësuar të voglit tuaj konceptin e përgjegjsisë por ti mund të ndihmosh me konceptin e ndihmës. Së pari duhet të kesh pritshmëri realiste të asaj që fëmija mund të bëje dhe jo si p.sh po mund të ndajmë bluzat nga tutat por nuk mund të regullojë krevatin akoma. Fillo herët me disa detyra për fëmijë (ne kemi një artikull mjaft interesant mbi këtë teme) si p.sh të mbledh lodrat e veta apo të hedh gjërat në koshin e mbeturinave. Por mos e shty shumë kur e sheh se fëmija e ka të vështirë thjesht vazhdo duke dhënë shëmbullin tënd.
Disa zhvillime të tjera këtë muaj: përgatitu për pak dramë kur e çoni në kopësht apo kur e lini tek gjyshja. Edhe nëse fëmija ësshtë i lumtur kur e merr dhe kujdestari të thotë se ja kaloj shumë mirë mëngjeset janë shumë të vështira për ta. Ju mund ta ulni nivelin e stresit duke siguruar që ka kohë mjaftueshëm të vishet dhe të haj mëngjes pa u ndjerë sikur po vrapon.
Sapo të mbërrini qëndroni të gëzuar edhe nëse fëmija nuk është dhe ndahuni shpejtë me fraza si ‘’do të shihemi pas dreke’’ dhe ik pa u kthyer.
Gjithashtu mos prit shumë bindje ndaj regullave por thuaj qartë ato dhe shpesh dhe përgatitu për pak rezistencë.
31 muajsh
Periudha e vështirë e të ngrënit.
Nëse ushqimi i preferuar i fëmijës suaj tani ju bën të thoni ‘’eugh’ mirëserdhe në botën e fëmijëve me teka në ushqim. Si të gjithë pothuajse 3 vjeçarët tekat në vaktet e ushqimit janë normale. Pjese e saj është dëshira për të pasur kontroll në botën e saj ose të paktën në atë që futet në gojë. Ka disa zgjidhje ndaj këtyre tekanjozëve të vegjël e së pari është të respektojme dhe kuptojmë që ata nuk janë gjithnjë të urritur kur e ka kohën më të mirë mami për ti ushqyer.
Përpiqu të kuptosh ritmin e tyre dhe ndërtoji oraret rreth asaj. Gjithashtu përpiqu që kohën e vakteve të ketë sa më pak shpërqëndrime dhe stres dhe plot plot zgjedhje të shëndetshme. Nëse ajo do të zgjedh atëherë do alternativat i vendos ti.
Një pikë zhvillim në miqësitë e të vegjëlve është shoku imagjinar! E ndërkohë që jo të gjithë kanë një ‘shok’ të tillë një përqindje më e madhe kanë. Një shok imagjinar jo vetëm që ofron shoqëri por shërben si një alter ego që sillet si ndërgjegje apo shpëtim kur ata janë në telashe. Pranoje mikun e saj por lejo që ajo të drejtoj, mos e përdor mikun e saj për të ngrënë bizelet dhe mos e lejo që ajo ti shpëtoj telasheve duke ia dhënë fajit mikut imagjinar.
Një tjetër shënjë e kësaj moshe është turpi i cili ose është pjese e përsonalitetit të fëmijës suaj ose do të jetë thjesht një fazë kalimtare. Pranoje pa i vënë etiketa dhe pa e shtyrë të jetë më pak e turpshme. Por inkurajo pjesëmarrjen dhe krijo elemente tranzicioni për në situate sociale.
32 muajsh
Të qënit një shok i mirë do kohë.
Hidhi një sy dhomës së mbushur me fëmijë. Shancet janë që disa janë duke luajtur vetëm e ndërkohë të tjerë po kërkojnë një shok për të bërë aventura bashkë. Herët ose vonë të gjithë fëmijët e kësaj moshe gjejnë një shok dhe fillojnë të ndërtojnë miqësira.
Gjatë kësaj rruge do të ketë padyshim disa pengesa por ju mund të ndihmoni të navigojë në këtë territor të ri duke i mësuar konceptin e empatisë dhe duke i treguar se çfarë do të thotë të jesh një shok.
Diktatorët e vegjël janë dhe pak egoist dhe përmes sjelljes së tyre shpesh japin mesazhin se unë jam mbreti e të gjithë rreth meje përfshirë mamin janë subjektet e mia. Edhe kjo fazë do kaloj por derisa të kaloj përpiqu ta trajtosh atë siç do doje që ai të trajtojë ty (me pak fjalë mos e urdhëro). Ofro alternativa për ta bërë të ndihet në kontroll.
Një shënjë tjetër e kësaj periudhe janë: lotët! Mos u shqetëso lotët janë metodë komunikimi sidomos kur fjalët nuk vinë lehtë. Ka shumë fëmijë që janë sënsitiv ata qeshin dhe qajnë shumë më shpejtë se të tjerët por kjo s’do të thotë se janë më pak të lumtur.