27 muajsh
Praktika ndihmon në krijimin e sjelljes së mirë.
Për të voglin tuaj mësimi i etikës është shumë më interesante se fjalët ‘’të lutëm’’ dhe ‘’faleminderit’’. Ka lidhje me mësimin si të konsiderosh respektin e regullave dhe ndjenjave të njerëzve që të rrethojnë. Prandaj është e rëndësishme të shpjegoni PSE dhe Si në lidhje me sjelljen e fëmijëve tuaj. Prandaj shëmbulli i parë je ti prandaj qasju mësimeve me durim.
Dhe meqë po flasim për durimin do t’ju duhet shumë në këtë periudhë me të voglin tuaj. Tami sapo ai ka një impuls do të veprojë direkt sado jo e përshtatshme të jetë. Prandaj nëse ai kërkon një qenush dhe kjo nuk është e përshtatshme në shtëpinë tuaj duhet ti thoni jo bashkë me arsyen përse nuk mund ta marr. Por nëse kërkesat janë të vogla nuk kushton asgjë ti plotësosh dëshirën.
Gjithashtu gjatë kësaj periudhe bisedat me të voglin tuaj bëhen shumë interesante. Bëji pyetje të thjeshta por jo vetëm me përgjigje po dhe jo. Pyetje si ‘’çfarë po bën macja?” , kur bisedon me të futu në detaje p.sh ‘’kjo lule e bukur është e verdhë me gjethe jeshile të gjata” dhe lexo , lexoiji sa më shumë.
Çelësi për të pasur fëmijë të suksesshëm…Prindër të vëmëndshëm!
Çelësi për të pasur fëmijë të suksesshëm Një fëmijë i vogël që përdor fjalë të mëdha apo një gjeni i cili po hynë në…
28 muajsh
Ta shtysh drejt arteve nuk ju garton një Mozart apo Mikelanxhelo por ju siguron se fëmija juaj do të ushtroj muskulin e kreativitetit.
Nxirr instrumentat e ngriji pak zërin është koha për të luajtur pak muzikë në këtë shtëpi! Inkurajo eksplorimin e arteve dhe muzikës dhe sigurisht imagjinatës duke lejuar dorë të lirë dhe duke e vlerësuar punimet e fëmijës tuaj madje dhe duke e varur te frigoriferi.
Sigurohu që ke disa produkte që e lejojnë të bëj art dhe disa instrumenta por edhe tenxherja bën punë këtu dhe jepi një shëmbull të mirë duke i treguar si mund të funksionojnë.
Gjithashtu në këtë peridhë shumë fëmijë i bëjnë rezistencë afeksionit. Na beso fëmija juaj vazhdon t’ju dojë por duke ju larguar pak afeksionit ai po deklaron pavarësinë e tij. Mos e merr shumë personalisht dhe mos e lejo të ndikojë në mëndimet e tua por thjesht merr një puthje e përqafime kur të mundesh.
Disa sjellje tipike : zhveshje spontane e cila ndodh sepse po mëson të vishet e zhvilshet si dhe i pëlqen reagimi juaj apo të ndonjë spektatori kur e bën në publik. Qefi i të qëndruarit lakuriq është i përkohëshëm prandaj merre lehtë dhe shpejgoji përse nuk është dhe aq e përshtatshme ta bëj këtë gjë në publik.
Çfarë duhet bërë që bebi të dojë librat dhe leximin që në lindje
Bebi, Librat, Leximi Unë jam Valer Pinderi dhe nuk jam ekspert në fushën e fëmijëve por një prind i cili po ndan me ju…
29 muajsh
Dëshira për të bërë ‘’çdo gjë vetë’’ s’ka kufinj.
Praktika sjell rezultate. Kjo është çfarë po bën i vogli juaj kur kërkon ta vesh vetë bluzen apo të pres vetë ushqimin e saj. E ndoshta përpjekjet e saj konsumojnë kohë e janë pak të rrëmujshme është teëpr me rëndësi të lësh të provojë dhe të provojë sërish. Sa të mundesh lejo kohë ekstra në ditën tënde që asnjëri nga ju të mos ndihet në vrap dhe të pranoni me kënaqësi kur ajo tenton të lidh këpucët apo të mbyll zinxhirin. Mos harro kjo është tepër e rëndësishme për vetvlerësimin e saj prandaj shumë durim dhe inkurajim. Nga ana tjetër disa fëmijë nuk e kanë të lehtë të provojnë vetë dhe preferojnë të thonë ‘’Mami bëje ti’’.
Çfarë e shpjegon këtë sjellje? Ideja se mami dhe babi mund ta bëjnë më mirë, e përse mos ti lëj ata ta bëjnë? Mos u shqetëso kjo është sjellje tipike e kësaj periudhe prandaj ne ju përsërisim fjalën durim dhe inkurajim.
Gjatë kësaj faze asaj i pëlqen të luaj te këndi i lojërave dhe e ka shumë por shumë bezdi të largohet. Prandaj përgatitu për protesta të zhurmshme. Për ju sfida është të qëndroni të qetë por të bindur. Lajmërojneni përpara se të ikni ‘’edhe tre here te rrëshqitsja’’. Bëja joshëse largimin ‘’do shkojmë në shtëpi të lexojmë atë librin e ri që blemë!’’.
Një sjellje tipike është dhe ‘’uria’’ edhe pse sapo hëngrën drekë pak më parë. Përpiqu të kuptosh se çfarë qëndron pas kërkesës. A mos është e mërzitur, stresuar apo e lodhur? Mos po kalon ndonjë zhvillim? Çfarëdo qoft arsyeja mos i thuaj kurrë se do shëndoshet por nese ke filluar të shqetësohesh bisedo me pediatrin.
8 këshilla si të menaxhojmë kohën para ekranit për fëmijët tanë
Si të menaxhojmë kohën para ekranit për fëmijët tanë? Gjatë gjithë eksperiencës sime nuk kam pasur një prind të më vi dhe të më…