18muajsh
Momenti kur fillojnë të kuptojnë limitet rreth tyre po jo domosdoshmërisht ti zbatojnë ato.
Hej mami a e di që unë jam pothuajse 2 vjeç!! Shënja të kësaj periudhe përfshijnë padurimin me gjithçka, çdo gjë e dua tani!! Gjithashtu mos u shqetësoni nëse filloni të hasni pak problem në gjumin si refuzim për të fjetur në drek. Do hasni rebelime të natës dhe tendencën për tu zgjuar shumë herët në mëngjes.
Ju gjithashtu mund të shihni se i vogli juaj po luan me telefonin tuaj. Gjithashtu sa herë që ka njerëz pranë do të jetë qëndra e vemendjes. Mos u habit se edhe përse pavarsia është qëllimi i tij ai akoma ka ankth nga ndarja me mamin çdo mëngjes. Tregohu empatike me të dhe sigurohu që me vete ti dërgosh lodrën e preferuar. Mos u mërzit dhe ti sepse ndikon te ai.
Një shënjë e kësaj moshe është dhe lufta e karrocës sepse shumë fëmijë fillojnë të mos duan të jenë të kufizuar prej tyre. Kjo përfshin dhe karrigen e ushqimit dhe atë të makinës. Në këto raste shpërqëndrimi funksionon por metoda më e mirë është të qëndrosh fort qëndrimit tënd. Përpiqu ti shpjegosh përse po bëni veprimet.
19 muajsh
Ka nevojë për hapsirën e vet për të treguar se kush është!
A më kap dot mami! Që sa zbardh ditë e deri kur ngryset i vogli juaj është në këmbë më energji që ti ja ke zili! Por misioni juaj është ti mundësoni plot mënyra për aktivitet të sigurt fizik si brënda dhe jashtë. Disa e marrin me nge dhe avash. Kjo është normale një fëmijë i qetë ka tendencën të preferoj më shumë vizatimin , puzzle apo të dëgjoj përalla. Jepi atë që do dhe prano individualitetin e saj.
Ndërkohë disa të tjerë janë bërë llafazan profesionist çdo gjë është normale. Vetëm përpiqu të mos krahasosh me fëmijët e së njëjtës moshë ka fëmijë që flasin shpejtë e disa që flasin vonë deri sa të mbushin 2 vjeç.
Në këtë fazë do ishte me mënd të rishikosh rreziqet nëpër shtëpi për të parë se çfarë mund të arrij i vogli juaj tani.
Probleme të tjera me gjumin janë zgjimi shpeshta gjatë natës apo dhe gërhitjet.
Fillo prezanto mësimet e para në ndarjen e lodrave dhe bashkëpunimin në vënd të agresionit fizik.
20 muajsh
Jeta është e frikshme ndonjëherë, por prandaj është mami!
Luani dhe tigri!! Në këtë moshë frika e fëmijëve mund të shfaqet e pamëshirmshme. Të provokohet nga zhurma të papritura, kafshë të pahasura dhe doktorët janë në vënd të parë. Fakti është se fëmija po kalon zhvillime të rëndësishme në tru dhe frika është një prej tyre. Ai tashmë mund të imagjinoj skenare të frikshme por nuk është imatur akoma të kuptoj se çfarë është e mundur ose jo. Ti e di se fshesa me korrent nuk do i bëj gjë por ai nuk e di këtë.
Ka shumë mënyra për ta ndihmuar të përballoj frikën e para është njihe me çfarë është reale dhe se dhe ti ke frikë ndonjëherë.
Një tjetër event i kësaj moshe është sjellja agresive e manifestuar përmes goditjes, kafshimit apo shkuljes së flokëve e frymëzuar nga acarimi (unë e di se çfarë dua por nuk di si ta marr atë!) egoizmi dhe mungesa e kontrollit të impulseve janë të gjitha normale.
Sërish ti je aleati dhe mësuesi kur vjen puna për ti mësuar si ti përmbajë instiktet agresive, përpiqu duke vlerësuar sjelljen pozitive, jepi shumë mundësi për tu shfryrë dhe nëse keni lënë takime me fëmijë të tjerë lerini për pak kohë jo shumë.
E ndërkohë që disa prindër i duket bashkëjetesa një rrëmujë e vërtet disa të tjerë realisht duhet të merren me fëmijë realisht agresiv apo të vështirë. Fillo të kërkosh strategji menaxhimi dhe do ja dilni të dy.

Zhvillimi i femijes nga mosha 21-23 muajsh
21muajsh Së shpejti mund të fillojmë të dallojmë preferencat për lodrat e djemve dhe të vajzave por më shumë shprehje individualiteti. Mund të…