15 muajsh
I vogli juaj mund të ecë shumë mirë tani dhe as që ka ndërmend të ndaloi! Tani është koha më e mirë për ta inkurajuar të eksplorojë botën që e rrethon përmes lojës, dëgjimit dhe prekjes. Ndihmoje të kuptojë erërat e ndryshme dhe shijet duke diskutuar mbi to dhe pjatën e saj. Mos u habit nëse po tregon disa sjellje jo sociale këto ditë:
Ai akoma i sheh bashkëmoshatarët si objekt sesa si njerëz prandaj është e vështirë të kuptoj empatinë kur merr një lodër apo shtynë dikë larg. Përpiquni të shkoni në ambiente ku ka bashkëmoshatar për të ndihmuar ta mësoni për etikë të mirë sociale , edhe përmes lojës pranë e pranë.
Nëse ju i doni kafshët ky është momenti i duhur për të shtuar një në shtëpi. Qeni dhe macja i mëson fëmijës përgjegjësi, kujdes, empati dhe natyrën.
Gjithashtu ju shihni që dashuria me fjalën ‘’jo’’ është shumë e pranishme po aq sa dhe tendenca për të shtyrë, tërhequr , apo përdorur ‘’dhunën’’ në vënd të fjalëve. Ndihmojeni në aftësitë e fjalëve duke ju përgjigjur veprimeve të saj me fjalë.
“Çfarë dëshiron? Mos do të pish pak lëng frutash?”
16 muajsh
Gjatë këtij muaji e vogla juaj mund të nis të vrapoj ose të përpiqet të ngjitet nëpër koltuqe prandaj tregohu vigjilent në vëzhgimin e veprimeve të saj. Tani mund të arrij të kap gjërat që nuk mendoje se i arrinte muaj më parë dhe gjithashtu sa për të hutuar pak disa fëmijë të kësaj moshe fillojnë të kenë frikë nga i huaji dhe qeni ndërkohë që të tjerë nuk njohin frikën e kjo e bën më të rrezikshme veprimtarinë e tyre.
Lajmi i mirë: ka taktika për të trajtuar të dyja ekstremet.
Gjatë vaktit të ngrënies përgatitu për ndryshime të rutinës. Një ditë fëmija ha sikur nuk ka ngrënë gjithë ditën e ditën tjetër nuk ha asgjë, e refuzon atë që donte shumë. Disa fillojnë të refuzojnë dhe karrigen e ngrënies dhe duan të ulen në tavolinën si mami dhe babi.
Mos u habit nëse i vogli juaj fillon tregon preferenca ndaj teje ndryshe nga babi apo e kundërta. Ka shumë strategji si ta luftosh këtë duke u zhdukur herë pas herë e duke e lënë babin të marr rolin.
Disa fëmijë fillojnë të refuzojnë vaskën për tu larë e ndërkohë tani dhe dalja e dhëmbëve të tjerë rishfaqet fuqishëm prandaj përgatitu për ti qetësuar.
Mos harro që tani ju duhet ti prezantoni me librat.
17 muajsh
Shanset janë që i vogli juaj ka marrë disa huqe të këqija.
Zë njeriu ishte ai? Kjo është pyetja që ndoshta jeni duke i bërë vetës këto ditë nëse keni një bërtitës të vogël në shtëpi. Shumë fëmijë në këtë moshë kanë qef të shprehen (zhurmshëm) dhe me nivele të ndryshme të volumit. Kjo sjellje është e përkohshme por ti mund ta minimizosh përmes disa taktikave si p.sh tregoji si flitet me zë të ulët.
Por meqë jemi te kjo temë me siguri ke vënë re se i vogli juaj është bërë një llafazan dhe mund të lidh disa fjalë bashkë me kuptim madje.
Disa sjellje tipike të kësaj periudhe janë: hedhja e gjithçkaje në tokë, hapja e dyerve disa herë. Mund të ketë mësuar si të heq pampersin si dhe tashmë fillon të ketë një lodër të preferuar.
Përqafimi i lodrës apo gishti në gojë janë metodat e yre për tu relaksuar ndërkohë që disa fëmijë e arrijnë këtë përmes metodave jo dhe aq të mira si përplasja e kokës apo shkulja e flokëve.
Këto sjellje nuk janë shkak alarmi për aq kohë sa fëmija pjesën tjetër të kohës është i lumtur dhe social pork a taktike për ta ridrejtuar gjithë atë energji.
Për shëmbull tregoji mënyrë tjetër për të lëshuar energjitë (një jastëk për të goditur apo lodër për të ngacmuar) ose një lodër me floke e le t’ja shkuli asaj J