Zhvillimi i fëmijës 12 – 14 muajsh
Zhvillimi i fëmijës 12 muajsh
Fëmija juaj përballet me sfidën e rëndësishme të ecurit dhe gjen rehati te loja.
Nëse 1 vjeçari juaj nuk ka mjeshtëruar akoma artin e ecjes ai po ecën gjatë duke u mbajtur pas diçkaje. Mos u shqetëso nëse nuk është ende duke i bërë këto –pasi çdo fëmijë ka kohën e vet. Përveç ecjes duke u mbajtur pas diçkaje ai mund të jetë duke i përdorur duart për diçka shumë të rëndësishme si mbajtja e shishes, ngritja e objekteve të vogla, dhe të thënit mirupafshim.
Ai gjithashtu mund të jetë duke ju thirrur qartë ‘’Mami’’ kur i duhet diçka ose thjeshtë vëmëndje. Mos u habit nëse i vogli juaj proteston shpesh kur ju largoheni nga dhoma. Ankthi i ndarjes është i zakontë në këtë moshë . Ju gjithashtu mund të dalloni paksa temperamentin e fëmijës suaj disa janë qëndra e vemendjes dhe e duan shumë këtë gjë e të tjerë janë të turpshëm.
Mos u shqetëso për sjellje tipike të një 1 vjeçari si goditja, mos ndarja e lodrave dhe lidhja e ngushtë ndaj shishes si dhe teka në të ngrënë. Të gjitha këto janë normale dhe me siguri të përkohshme pasi i vogli juaj po fiton ndjenjën e pavarsisë përmes këtyre sfidave të vogla.
Në listën tuaj të prioriteteve mund të jetë dhe largimi nga qumshti i gjirit ose jo kjo është në dorën tuaj. Nëse po ju duhet durim dhe një plan.
Sugjerim libër me prekje për fëmijë në këtë moshë këtu
Zhvillimi i fëmijës 13 Muajsh
Tani shumë prëj të vegjëlve tanë ecin e disa jo akoma por arrijnë t’ju imitojnë si profestionistë. Ti prek hundën ata do prekin hundën. Shumë prej tyre mund të pijnë nga shishe në formë gote , thonë 1 ose 2 fjalë dhe të tregojnë me gisht atë që duan. Në mëndjen e tyre çdo gjë ka lidhje me shkak-pasojën pra nëse unë do të hedh lugën në tokë mami do e marri…sërish dhe prapë. Nga aspekti emocional prisni të shihni disa përpjekje të para për miqësi si dhe sjellje dhe emocione të ndryshme nga afeksioni tek acarimi e deri te kokëfortësia. Mos u shqetëso nëse janë pak hutaq (nëse bien shpesh apo përplasen me gjëra) pasi perceptimi i thellësisë tek fëmija juaj apo thjesht kordinimi është akoma në progres.
Më e mira është zbathur ose me çorape të cilat nuk rrëshqasin për fillestarët në ecje por është mirë të filloni të kërkoni për këpucët e para.
Mos u shqetëso nëse seancat e ndërrimit të pampersave janë bërë një sfide e vërtetë pasi për ta kjo është tashmë e mërzitshme.
Ju gjithashtu mund të shqetësoheni për ushqimin dhe sasinë por është normale pasi zonjusha e pavarur tani do të vendos vetë kur dhe çfarë do të haj. Ajo madje do përpiqet të haj vetë.
Ankthi i ndarjes si i joti dhe i saj mund të jetë një çështje e madhe këto ditë prandaj përdor taktika si: para se të ikësh jepi një detyrë, le diçka që të kujton ty pas si foto etj. Përshëndete përpara se të ikësh.
Sugjerim libra për fëmijë këtu
Zhvillimi i fëmijës 14 mujash
Tashmë ata mund të ndjekin komanda të thjeshta si p.sh “jepi babit topin” dhe të vendosin kubat sipër njëri tjetrit. Mund të kenë mësuar disa fjalë por e preferuara ngelet fjala ‘’JO”.
Negativiteti është një mënyrë efektive që i vogli juaj të demonstroj identitetin dhe muskujt e pavarsisë. Tani është koha për të vendosur limite për fëmijën tënd dhe të vendosni disa rregulla me partnerin kur bëhet fjalë për disiplinën. Ti dhe babi duhet të jeni në një zë për çfarë lejohet dhe çfarë jo. Por mos harro është tepër herët për dënime si koha e pushimit dhe dhuna nuk është kurrë përgjigje!
Disa sjellje tipike këto ditë janë dhe: dëshira për të bërë rrëmujë, zbrazja e çdo gjëje kudo kabinete, rafte e sirtare, hedhja e lodrave sidomos kur ju i merrni ato.
Mos u habit nëse ecën pak si rrosak çdo gjë do sistemohet sapo balanca të përmirëshet. Koha e lojës për ta është esenciale për aftësitë motorike dhe sociale por edhe për vetvlerësimin prandaj sa më shumë kohë për tu argëtuar!
Shikoni zhvillimin e bebit 15 – 17 muajsh këtu
Shikoni zhvillimin e bebit 6 – 12 muajsh këtu
Sugjerim nga mamidhebebi.al
Libra për fëmijët 0 – 3 vjeç i gjeni këtu. Nuk ka nevojë për kartë krediti për të blerë, dhe i dërgojnë në të gjithë botën librat Shqip.