To do list Trimestri i I
Që nga përgatitja për bebin e të kujdesurit për vetën ka shumë gjëra për të cilat duhet të mendosh këto 9 muajt e ardhshëm.
Java 1
Urime ti ke pranuar që je duke ‘’tentuar’’ të ngelesh shtatzanë! Ja se çfarë duhet të bësh këtë javë:
- Fillo të përdorësh vitaminat prenatale.
- Shëno datën e fundit të ciklit menstrual.
- Bisedo me partnerin për historikun mjekësor të familjes.
- Nëse je konsumuese e duhanit është momenti për ta lënë.
Java 2
- Fillo redukto sasinë e kafeinës që merr gjatë ditës.
- Bisedo me mjekun mbi ilaçet që je duke konsumuar dhe efektet e tyre anësore në lidhje me shtatzaninë.
- Kujdesu për ushqimin, një diet sa më e shëndetshme.
- Kujdes me palestrën, mos e tepro.
Java 3
- Ke filluar të dallosh shënjat e hershme të shtatzanisë?
- Bli një test shtatzanie .
- Informohu mbi ushqimet që duhet të shmangni konsumimin gjatë periudhes së shtatzanisë.
Java 4
- E bëre testin e shtatzanisë?
- Jepi lajmin partnerit! Mendo një mënyrë të bukur!
- Lë një takim me doktorin për të konfirmuar shtatzaninë.
- Fillo konsidero alternativat e kujdesit mjekësore.
Java 5
- Bli një libër mbi shtatzaninë, fillo informohu ose lexo artikujt e shumtë tek ne. Shiko këtu për të blerë libra
- Mund të shkarkosh një aplikacion për shtatzaninë të cilat ju informojnë dhe ndihmojnë gjatë kësaj periudhe. (Ne ju sugjerojmë Babycenter)
- Bli një bllok ku mund të shënoni takimet me doktorin, pyetjet e detyrat që i keni vendosur vetes gjatë kësaj periudhe.
- Konsumo sa më shumë ujë!
- Fillo mendo për doktorin që do ndjek shtatzaninë tënde.
Java 6
- Nëse e ndjen veten gati fillo tregoji familjarëve dhe miqve lajmin e bukur.
- Nese ke një mace atëherë është koha për të deleguar detyrën e pastrimit të vendit të tij partnerit.
- Fillo informohu me metoda kundër përzierjes së mëngjesit* (edhe pse ndodh kurdo gjate dites).
Pesha gjatë shtatzanisë. Çdo gjë që ju duhet të dini!
Pesha gjate shtatzanise: Momenti kur ju zbuloni që keni ngelur shtatzënë shoqërohet me një lëmsh emocionesh dhe pyetjesh shumë nga të cilat janë të…
Java 7
- Lë takimin e parë me doktorin e cila duhet të ndodh nga java 8-12 të shtatzanisë.
- Përgatit një listë me pyetje për doktorin.
Java 8
- Fillo shopping për disa recipeta të reja më të rehatshme për të akomoduar ndryshimet e reja.
- A e dini se çfarë janë ushtrimet Kegals? Nëse jo informohu mbi to dhe filloi praktikoi.
- Lë një takim me dentistin , kontrollo dhëmbët që duhen trajtuar tani.
- Diskuto me mjekun tënd mbi testet që do duhet ti nënshtroheni gjatë periudhës së shtatzanisë.
Java 9
- Krijo një buxhet për gjithë shpenzimet e bebit dhe qëndroi atij.
- Mendo të gjitha gjërat që do të bësh përpara se të vi bebi.
- Fillo kujdesu që detergjentët dhe pastruesit që përdor në shtëpi të jenë larg toksikëve.
- Konsumo sa më shumë perime dhe fruta.
- Dil bëj një xhiro, ose një aktivitet të lehtë për 30min dhe bëje pjesë të rutinës së ditës tënde.
Java 10
- Laji duart sa më shpesh për tu kujdesur mos të kapësh gripin
- Përpiqu të përdorësh metodat bimore për simptomat e para të gripit.
- Fillo bëj shopping për rroba më të lirëshme në trup.
- Informohu mbi Kodin e Punës, Lejen e Lindjes dhe si funksionojnë sigurimet për këtë periudhë.
Java 11
- Përdor një krem hidratues për barkun, vidhet, dhe këmbët përditë për të parandaluar strijat.
- Shmang saunat, jakuzzi, apo ushtrimet të rënda, dushet shumë të nxehta e gjithcka që mund të rrisë shumë tempëraturën e trupit.
- Fillo bëj testet e para të trimestrit.
- Dëgjo tingullin më të bukur rrahjet e zemrës së bebit në ekon e parë.
Java 12
- Ke ndonjë mëndje për të planifikuar pushime me partnerin përpara se të vi bebi? Tani është momenti.
- Bli një jastëk të përshtatshëm për shtatzaninë i cili do të ndihmoj të flini gjatë kësaj periudhe që trupi ndryshon.
- Përpiqu të fillosh të mësosh të flesh anash dhe jo me kurriz.
- Nëse do të bëheni me binjak doktori mund ta dallojë që tani!
Java 14
- Nëse nuk i ke thënë lajmin e mirë të afërmeve mund ta bësh tani.
- Gjithashtu informo shefin te puna.
- Hidhi një sy gjërave të shtëpisë se çfarë duhet të ndryshojë përpara se të vi bebi.
- Fillo mbaj një ditar me fotot javë pas jave të rritjes së barkut.
Shtatzania javë pas jave, Këshilla. (Nga Java 6 deri javën 13)
Keshilla shtatzania java 6 deri java 13 Urime! Sapo keni mësuar se jeni shtatzenë! E tejmbushur me emocione por dhe e frikësuar sepse nuk…