Fëmijët shqetësohen për gjëra të ndryshme që nga gogoli të shkatërrime të natyrës. Ato mund të jenë random ose mund të ngacmohen nga një ndodhi e ditës. Ndërgjegjësimi i tyre në rritje për botën, njërëzit në të dhe përpjekja për të kuptuar kur do të ndodh diçka e keqe rrit alarmin.
Shumë nga frikërat e fëmijëve mund të bëhën ekzistenciale duke nënkuptuar se janë normale në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës si një qënie e ndarë nga ne. Ndarja është një nga eksperiencat më domethënëse e cila shkakon shumë emocione dhe krijon frikë te ta. Sa më i pavarur që bëhët aq më shumë i frikësuar bëhët. Me kalimin e kohës frika transformohet në tema të ndryshme por kanë në thelb një çështje kryesore.
Shqetësimi dhe frika janë gjëndje normale të njeriut e në fakt shumë nga energjia që truri shpenzon është duke vlerësuar informacionin e ardhëur mbi kërcënimet dhe sinjalet që dërgon trupi. Ne nuk e dimë gjithmonë kur kemi frikë . Një nga neuroshkenctarët më të njohur në botë Joseph LeDoux i cili studion ankthin ka treguar se është e mundur të jeni plot frikë e mos ta dini.
Disa nga frikërat dhe shqetësimet e zakonshme në bazë të grup moshave te fëmijët
Lista e mëposhtë përmban disa nga frikërat dhe shqetësimet më të zakonshme që përjetojnë fëmijët në mosha të ndryshme. Shumë prej tyre janë të lidhura me zhvillimet në trupin e tyre. Ndonjëherë fëmijën nuk janë të aftë të artikulojnë se cilat janë frikërat e tyrë dhe strategjitë për ti ndihmuar ata:
0 -6 muajsh:
Foshnjet mund të shfaqin shënja frikë ndaj zhurmave të larta nëse janë të papritura. Humbja e kontaktit fizik, visual dhe dëgjimor me adultin mund të sjell alarmin sepse pjesë të trurit përgjegjës për permanencën e objektin nuk janë zhvilluar plotësisht. Kur ata humbasin kontakt me dikë, ata nuk e dinë se përsoni do të kthehet pasi nuk e kanë konceptin e kohës dhe hapësirës.
7 -12 muajsh:
Një fëmijë në këtë grup moshë mund të tregoj shënja të kuptimit të permanencës së objektit. Ata kuptojnë se adulti rikthehet dhe se kanë pak influencë në veprimet e të tjerëve si p.sh kur ata qajnë dikush do vi ti marrë në krahë. Në këtë moshë është e zakonshme të tregojnë protestën e tyre ndaj të huajt që tregon se truri është zhvilluar në kuptimin e kujdestarëve primar dhe dallimin e të huajit. Kjo mund të rezultojnë në turp me një person të cilin nuk kanë kontakt të regullt apo tregim preferencash. Ata akoma frikësohen nga zhurma të mëdha si dhe objekte të cilat ju dalin papritur.
1 vjeç:
Një nga shqetësimet më të mëdha është ndarja nga prindi dhe kjo vazhdon deri në moshën 6 vjeçare. Një fëmijë i vogël është akoma i varur nga adulti për kujdesatari prandaj ata alarmohen kur janë larg prej tyre. Gjithashtu ata mund të frikësohen nëse lendohen, si dhe nga zhurma të mëdha si p.sh shkarkimi i tualetit.
2 vjeç:
Fëmijët në këtë moshë tregojnë frikë nga kafshët dhe objektet e medha. Masa e tyre e vogël si dhe mungesa e kuptimit i frikëson. Ata mund të kenë frikë nga dhomat e errëta dhe bashkë me frikën e ndarjes kjo shfaqet netëve ose përpara gjumit. Fëmijët e vegjël shpesh herë gjejnë komfort te struktura dhe rutina prandaj ndryshime në mjedisin e tyre mund të jetë një burim shqetësimi i madh për ta.
3 deri 4 vjeç:
Me zhvillimin e trurit zhvillohet dhe imagjinata dhe kapaciteti për të parashikuar gjëra të këqija që mund ti ndodhi atyre apo njerëzve përreth. Ëndërrat e tyre mund të jenë shumë të gjalla me gogol si dhe plot figura të frikshme. Ata mund të jenë të frikësuar nga kafshët, maskat, errësira dhe mos u habisni po të ju vinë pranë krevatit në mes të natës nga frika. Frika e tyre ndaj ndarjes me prindërit rritet pasi po rritet dhe pavarsia e tyre sidomos e shfaqur me shprehjet ‘’unë mund ta bëj vetë’’, ‘’jo, dua ta bëj unë.”
5 deri 6 vjeç:
Në këtë moshë fëmijët tregojnë se kanë frikë mos dëmton fizikisht si dhe ‘’njerëzit e këqinj’’. Kjo mund të reflektojë me temen se imagjinojnë më shumë gjëra që mund ti ndodh por jo të bazuara në realitet. Ata mund të ankohen mbi fantazma apo shtriga apo plot figura imagjinare. GJithashtu bubullimat dhe vetëtimat i frikësojnë. Të fjeturit vetëm dhe të qëndruarit vetëm në krevat është akoma jo stabël.
7 deri 8 vjeç:
Frikë e zakonshme është të qëndruarit vetëm e cila mund të sjell kërkimin e shoqërimit edhe kur po luajnë vetëm. Ata mund të flasin mbi vdekjen dhe mund të shqetësohen për gjëra që mund ti dëmtojë ata si p.sh aksidenti i makinës apo rënia avionave. Ata mund të kenë akoma shqetësime me errësirën.
9 deri 12 vjeç:
Mosha e paradoleshencës sjell shqetësime të tjera që lidhen më shumë me përformancën në shkollë si frikë ndaj testimeve etj. Ata gjithashtu kanë shqetësime me aparencën si dhe frikë nga dëmtimi ose vdekja. Me ndërgjegjësimin se janë të ndarë dhe qënie sociale ata mund të konsiderojnë dhe krahasojnë kush janë në lidhje me të tjerët. Ata mund të shfaqin shqetësim nëse po rriten dhe nuk e duan ta harrojnë fëmijërinë ndërkohë që të tjerë mezor po presin të rriten. Është shumë e rëndësishme që të ndihmoni në orjentimin e tyre.
Adoleshenca:
Për adoleshentin marrëdhëniet personale mund të jenë një burim konfuzioni, shqetësimi dhe frikë. Ata kanë akoma nevojë për themelet e shtëpisë për ti ndihmuar ti japin kuptim çështjeve të shkollës dhe marrëdhënieve shoqërore. Ata gjithashtu mund të shprehin frikë ndaj çështjeve politike falë ndërgjegjësimit të madh për botën. Parashikimi i të ardhmes dhe çfarë ajo do sjell është një burim constant shqetësimi për ta.
Strategji si ti trajtoni
Për fëmijët e vegjël frika largohet përmes lidhjes me adultin që përkujdeset për ta përmes faljes së sigurisë. Me rritjen e fëmijës dhe me maturimin e tyre ata do duhen të gjejnë kurajo të përballen me frikërat e tyre. Kjo ndimohet përmes ndihmës së adultëve te të cilët kanë besim.
Lidhja: Kur fëmijët janë të shqetësuar burimi më i mirë i mbështetjes vjen nga lidhjet më ta afërta. Dëgjoji shqetësimet e fëmijës, pranoji ndjenjat që ka fëmija dhe bisedoni për to për të larguar frikën. Kjo do të thotë të dëgjosh me vëmendje dhe të reflekotsh mbi atë që dëgjove në vend që të gjesh direkt zgjidhje apo të negociosh. E nëse frika e fëmijës është në nivele shumë të larta e nuk po largohet duhet ta trajtoni atë me një specialist.
Luaj me frikën: Një nga mënyrat sesi zhvillohet sistemi alarmit te fëmija është nëpërmjet ndërveprimit me botën. Edhe pse ata mund të kenë frikë apo të shfaqin shënja të frikës fakti se mund të luajnë me këtë eksperiencë ndihmon në eliminimin e frikës. Disa lojëra traditcionale janë përfektë për këtë: si kukamfshefti, përallat etj.
Kurajo: Fëmijët nën moshën 5-7 vjeç mund të ndejnjë vetëm një emocion intensive në kohë prandaj frika e tyre mund të jetë tejet e madhe për ta kur provokohet dhe ata mund të reagojnë përmes acarimit, rezistencës apo sulmit. Kur një fëmijë është nën moshën 6 vjeçare mund të jetë më e përshatatshme të përdorësh mardhënien që kanë me dikë që i besojnë për ti udhëhequr drejtë asajt që kanë frikë. Është shumë me rëndësi që të mos lejoni që frika e tyre të marrë kontroll dhe të vendos se çfarë duhet të bëjnë ata. Për fëmijë më të mëdhenj në moshë fokusi duhet të jetë te shprehja me fjalë e frikës.
Lotët: Frikërat mund të largohen duke ndihmuar fëmijën të shpreh gjërat për të cilat është i shqetësuar. Për shëmbull ata mund të duan të flasin për një mik që nuk luan gjithëmonë me ta, apo faktit që nuk duan të rriten. Ndoënjëherë e vetmja zgjidhje është ti lini të qajn pa i treguar atyre zhgënjim për këtë veprim. Kjo do të rezultojë në qetësim.
Roli i të rriturit në jetën e tyrë është të kultivojë marrëdhënie të forta me ta, ti dëgjojë dhe njoh se ata janë të frikësuar. Ti ndihmojë të kenë kujdes, ti pranojë lotët e tyrë dhe ti udhëheq drejt kurajës për tu përballur me frikërat e tyre.