Të jesh një fëmijë apo adoleshent sot është tepër e vështirë, është një botë e egër! Ka pafund gjëra që duhen berë që vetëm ata mund ti bëjnë. Natyra e këtyre detyrave varet nga faza e zhvillimit në të cilën janë. Të keni njohuri mbi sjelljen normale për fëmijët dhe adoleshëntët ju ndihmon që ta bëni rrugën sa më të butë, për të gjithë!
Edhe të rriturit bien pre e skenave të emocionit, lotëve dhe acarimit me çfarë na rrethon. Në të shumtën e rasteve, përpiqemi të limitojmë dramacitetin apo veprimet që mund të na hapin telashe por ka plot raste që edhe me trurin tonë të zhvilluar plotësisht është e vështirë. Tani imagjino pak si është për fëmijët!
Të kuptojmë se me çfarë po përballen fëmijët tanë dhe cilat duhet të jenë objektivat duke u bazuar në fazën zhvillimore që po kalojnë e bën udhëtimin shumë më të bukur. Gjërat do të ecin më mirë nëse ne i japim hapsirë apo mbështetje kur atyre i duhet. Kjo nuk nënkupton të harrojmë limitet dhe rregullat që vendosim por do të nënkuptojë ti përgjigjemi me urtësi, qartësi dhe me pasojat e përshtatshme.
Duke lexuar këtë udhëzues ju do të kuptoni shpesh herë që disa sjellje të shfaqura nga fëmija juaj janë normale për moshën që ka dhe do të thotë se po rritet siç duhet.
7 vjeç:
- Ankohet për rregullat, prindërit, fëmijët e tjerë por dhe miqtë.
- Mund të ndihet si i keqkuptuar
- Mund të jetë dramatike mbi shkollën, miqtë apo jetën.
- Do përpiqet të përdor fjalët për të treguar si ndihet por mund të acarohet kur është e mërzitur.
- Do të jetë me e vetdijshme për mendimet e tjerëve.
Si ti ndihmoni:
- Dëgjoji dhe pranojë ndjenjat e tyre dhe faktin se ata nuk duan që ti ti zgjidhësh problemet e tyre.
- Diskutoni sesi ata mund ti zgjidhin gjërat që po i japing telashe. Jepi hapsirë dhe inkurajoji të gjejnë vet ide të tyre për zgjidhjen.
- Mos u përfshi nga dramaciteti.
- Mos mendo direkt se gjërat janë aq keq sa i bëjnë ata të duken.
- Sa më pozitiv.
8 vjeç:
- Do duan që dhe ti të mëndosh si ata dhe kanë shumë pak tolerancë për mendime të ndryshme nga i tyri.
- Do të jënë tepër sensitive nga mendimi që ju keni për ta.
- Do zihen shpesh me nënën.
- Nuk ka shumë zonë gri, gjërat për ta janë bardhë ose zi, e drejtë ose e gabuar.
- Kjo tendencë për të menduar në absolute mund të shkaktojë disa problematika me shoqëritë. Por qetësohu fëmija juaj nuk është i vetmi që po e kalon këtë. Në këta fazë fëmijët mësojnë shumë mbi marrëdheniet me miqtë.
Si ti ndihmoni:
- Kur je duke i vlerësuar një sjellje të mirë , shprehe qartë çfarë bën mirë.
- Shamngi zënkat sa më shumë që të mundesh. Me mendimet e tyre bardhë ose zi një zënkë do të thotë për ta që dikush ka të drejtë e tjetri jo. Në vënd të kësaj kërkoi të sqarojnë mendimin e tyre dhe inkurajoji të shohin dhe anën tjetër të medaljes.
- Përpiqu të kaloni kohë bashkë për të punuar mbi marrëdhënien tuaj sidomos për tu përgatitur për të ardhmen….adoleshëncën!
9 vjeç:
- Faza kur miqtë bëhen më të rëndësishëm se prindërit dhe kjo do të vazhdoj edhe në adoleshëncë.
- Mendimet e miqëve për ta janë më të rëndësishme se të tuat.
- Do të ketë pak miq por të afërt.
- Do të ketë sekrete e shakara të brëndshme me miqtë
- Do testojë limite dhe mund të shfaq shënja mungese respekti.
- Do të jetë e dashur dhe e gëzuar por do ketë dhe raste egoizmi dhe reagimi të ashpër.
Çfarë të bësh:
- Jepi mundësi për pavarësi dhe për të ndërmarrë vet vendime.
- Përpiqu të mos jesh shumë autoritare.
- Inkuarjoji të mëndojnë dhe nga ana tjtër e medaljes. ‘’çfarë do të thoshte ky për këtë? Si mendon ti se Sara u ndje kur ndodhi kjo gjë?”